BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Sikur truri, të hiqej në darkë e të vendosej përsëri në mëngjes!

Sikur truri, të hiqej në darkë e të vendosej

Shpesh dëgjojmë, ”po mirë mo ky, e ka trurin në vend” ? Ose “ku i keni trutë more”? Jo më kot thuhen këto shprehje që u drejtohen atyre qytetarëve, të çfarëdo profesioni, që bëjnë veprime të papërgjegjshme ose si të themi “pa tru”! Jo vetëm unë, por kushdo e ka provuar kur është shoqëruar me njerëz “pa tru” apo e ka pësuar nga njerëz “pa tru” si policë, mësues, gjykatës prokurorë etj, etj. Në këtë kuptim, nga praktika e përditshme ka dalë që nuk janë të paktë ata që e “harrojnë” trurin pa e marrë nga shtëpia në mëngjes, sepse ose e “harrojnë” ose nuk e shohin të arsyeshme që ta marrin sepse nuk u hyn në punë dhe ikin ashtu me atë “boshllëk” në kokë, sepse edhe shumë, nuk ju nevojitet. Të tillë janë qysh nga krerët e politikës e të institucioneve e deri tek njerëzit më të thjeshtë. Drejtuesi i lartë, bën tendera, i shkakton taksapaguesve miliona euro dëme, sheh vetëm xhepin e tij, boshatis financat me lloj-lloj gjoja investimesh, por jo për të rritur pensionet, fjala vjen apo për familjet në nevojë. Po pse? Sepse “boshllëku” në kokë i bën atë që të mos njohin e lexojnë ligjet apo kështu e gjykojnë ligjin me “boshllëkun që kanë në kokë”! Prokurori, në mëngjes, merr me vete dosjen, çelësat e zyrës, telefonin, etj, të cilët kompletojnë figurën e tij, po trutë? Ato “nuk i hyjnë në punë” sepse bën edhe pa to dhe dosjet në hetim, i palos njëra mbi tjetrën dhe qytetarët vijnë vërdallë. Po gjykatësi? Ai merr në mëngjes redengotën e zezë, dosjen me karta, makinën “spic” dhe në gjyqin që zhvillon, e lë të lirë kriminelin apo e dënon me arrest shtëpie! Po pse? Sepse kokën e ka bosh dhe nuk ka kush i jep komandë për të zbatuar ligjin, mjafton që të ketë “xhepin plot”! Xhepi plot është më e pakta, por sa shqetësime krijon ai, sa hasmëri fut ai midis familjeve a e mendon? Nuk e mendon sepse flet me “boshllëkun” e kokës, dhe “mbingarkesën” e xhepit! Nuk ka ndodhur ndonjëherë që drejtuesit e institucioneve, ministrat, deputetët, të harrojnë kostumet apo makinat . Të tjerët, sapo shohin makinën, pëshpëritin, ”Shshshshtt erdhi “X”, “Y”, ministër, deputet. Por, a ka dëgjuar kush deri më sot për ndonjërin prej tyre që vendin e truve e ka bosh të thonë, ”Po ky, si i ka harruar trutë”? Ato nuk duken në pamje, por shkaktojnë dëme të pallogaritshme. Është një deputete e mazhorancës, që makinën nuk e harron , bile edhe derën pret t’ia hapin të tjerët që të zbresë. Vetëm trutë i “ mungojnë”! E në fund të fundit kush ja sheh? Ato nuk të rritin autoritetin si makina dhe shoqëruesi që i hap derën! Makina është “autoriteti” i saj, janë “dijet” e saj, kurse, për atë që flet “roma për toma” në Parlament, ato nuk e “cenojnë” autoritetin e saj, sepse ky vend, është mësuar tashmë të qeveriset nga politikanë “leshko”! Bëjmë fjalë jo për shumicën që nuk i “harrojnë trutë”, por për një pjesë që nuk janë pak sepse këta “një pjesë” shkaktojnë shumë më tepër dëme dhe pakënaqësi nga ata të shumtë, që trutë nuk i harrojnë t’i marrin me vete dhe këta “një pjesë” marrin në qafë edhe të tjerët që punojnë me tru sepse zbatojnë verbërisht urdhrat e tyre sepse janë drejtues! Po të harronin në mëngjes fjala vjen këpucët pa veshur, të tjerët do të thoshin “Ç’është ky i luajtur?” Kurse po të “harrojë “trutë” askush nuk i thotë “i luajtur”! Bëjnë deputetët akte çiliminjsh si për shembull përveshin llërët, për të bërë grusht, flasin me një fjalor rrugaçësh, u drejtohen kolegëve të tyre në parlament me fjalët: “O plehrë, o maskara”, “Mos bëj dërr-dërr-dërr ti hajdut”, “Mbylle gojën ti, rri aty”, thotë çilimiu, kryetari i opozitës, një deputeteje të moshuar, nënës së tij. Ky personazh, nuk është sidokudo, por është kryetar i opozitës, me kostum e me kollare, vetëm … trutë i kanë munguar e i mungojnë, sepse , për këtë e shumë e shumë si ky, “trutë” janë vetëm karrigia, janë funksionet dhe gjithmonë imponohen vetëm me forcën e drejtuesit, siç imponohet ministri me postin e tij, siç imponohet gjykatësi me detyrën e tij dhe mjerë ai që ka tru në kokë por nuk ka funksion. Qysh këtu, fillon edhe urrejtja nga ana e zgjedhësve, për shembull për deputetët, se çfarë kanë zgjedhur në organin më të lartë legjislativ. Këto janë alfa për një deputet e merret me mend se si do të “qullosin” ligjet apo punët e mëdha këta lloj “markash”! Kështu edhe biznesmenët, që marrin e tregtojnë mallra skarco. Nuk mund të themi që e kanë trurin në vend sepse po ta kishin ai do t’i thoshte, “Nuk janë më të rëndësishme ato, fjala vjen një milion lekë që do të fitoni, përpara jetës së dhjetëra e qindra qytetarëve, kështu edhe mjeku që më shumë rëndësi i kushton xhepit të tij sesa jetës së njeriut!” Edhe një drejtues i thjeshtë automjeti, ende pa hapur dita, shkon të marri makinën në garazh, e ndez dhe kërkon të dali, por rrugën ja ka zënë njëri prej atyre që është kthyer vonë dhe gjithë ditën kokën e ka pasur “bosh”! Ky, që kërkon të dali i fryn burisë me tërë forcën pa pyetur që zgjon tërë pallatet përreth, të moshuar e fëmijë që janë në pikun e gjumit. Po pse? Sepse kështu i thotë “vendi bosh” i atij që duhet t’i japi “komandën” dhe t’i thotë: Ej “buçko” jeni në qendër të banuar, kërkohet qetësi dhe jo të ulëritni sepse nuk jeni në pyll!

 Dhe kjo, me të drejtë sepse, si çdo qenie e gjallë, aq më tepër njeriu, çdo veprim apo fjalë që nxjerr e bën sipas “komandës” që i jep truri apo siç i thonë në gjuhën popullore, “Komiteti Qendror”, bile edhe para se ta vendosin atë në mëngjes, të shtrëngojnë edhe “vidhat” mirë e mirë e pastaj të nisen me qëllim që çdo veprim gjatë ditës, ta bëjnë me zgjuarsi e mençuri. Shoferi ecën me 160 km/orë, ecën i droguar apo i dehur. Polici e ndalon dhe ai nuk bindet, sepse “komandën” atij nuk ja jep truri por pija apo droga që ka zënë vendin e tij. Më keq akoma ai merr në qafë jetë njerëzish të pafajshëm dhe pyetja e parë që i bëjnë është: Po mirë mo, ku të shpie mushka, ku e kishit mendjen? Dhe kjo me të drejtë sepse ata nuk e dinë që ai e ka “harruar në shtëpi “trurin”! Të këqijat, vijnë njëra pas tjetrës. Ndodh që të dëmtojë makinën e kolegut tjetër dhe po të qëllojë edhe i dëmtuari ka harruar trutë në shtëpi, rrëmben një hekur, të cilin asnjëherë nuk e harron pa e marrë, apo mos o Zot, koburen. Nuk thonë kot që “mendja bën hatanë” por “hatanë” në këtë rast, nuk e bën mendja, por mungesa e saj e sa e sa të tjera “hatara” do të bëjë ai që ka harruar trutë në shtëpi. Jemi ndër vendet rekord për aksidentet rrugore. Për fajet teknike të makinës? Vetëm një përqindje shumë shumë e vogël është për fajin e tyre, sepse makina “trutë” nuk i heq asnjëherë nga vendi! Më keq akoma, edhe kontrolli teknik i automjeteve bëhet duke dhënë para për të shfrytëzuar dy apo tre ditë më shumë punë e të fitojë edhe ca para më shumë. Po pse? Sepse nuk e kanë trurin në vend, se po ta kishin, edhe drejtuesit, edhe përgjegjësit edhe policët, truri do t’i thoshte: Unë, si tru, nuk ju lejoj që për ca para të qelbura, të merrni më qafë jetë njerëzish, sepse ata, janë bijë nënash, janë baballarë apo nëna, janë fëmijë dhe si të tillë, juve nuk keni të drejtë t’u merrni atyre jetën!

Edhe shumë policë që harrojnë edhe këta trutë, nuk bëjnë kontrollin teknik të automjeteve me rregullore, por kërkojnë patentën e ca karta si kot më koti sa për të nxjerrë “kafenë” shefi!     E çuditshme është që nuk ndodh kurrë të harrojnë telefonin që nga fëmijët e vegjël, vajza e djem e deri tek më të moshuarit. As vajzat e kopshtit nuk harrojnë të marrin pasqyrat, apo telefonat, që edhe sikur ti harronin do të ktheheshin menjëherë. Duhanxhinjtë, fjala vjen, po të harronin paketën e cigareve apo çakmakun, do të ktheheshin menjëherë t’i merrnin kurse për trutë nuk e bëjnë këtë mundim! Policit, fjala vjen, sikur edhe me “thasë” t’i ketë trutë , askush nuk e njeh për “Salibej”,ama, ai po të ketë koburen në brez, bllokun e gjobave në dorë, kapelën në kokë dhe uniformën, edhe pa asnjë grimë tru në kokë, të gjithë do t’i qëndrojnë “sus”! Po të harrojnë kapelën pa vënë në kokë, do t’i thonë “i luajtur” kurse për trurin jo! Të rinjtë e të rejat që vazhdojnë shkollën, jo të gjithë, nuk e kanë shumë të domosdoshme të marrin tru nga mësuesit, por t’u japin atyre, pavarësisht që nuk kanë, pavarësisht që këtë boshllëk, e shfaqin gjatë gjithë ditës, në çdo vend. Nga prindërit, nuk “marrin” tru, më keq kur ata nuk kanë për vete, nga mësuesit jo, nga shoqëria e mirë jo, si i bëhet hallit? Çdokujt i bie në sy një mungesë e edukatës nga ana e të rinjve dhe të rejave, një mungesë kulturë duke filluar qysh nga fjalori që përdorin ndaj njëri tjetrit në rrugë, në kafene, në vende publike etj, një mungesë respekti ndaj më të moshuarve në autobus, etj., dhe ç’është më e keqja, u “japin” edhe mend të tjerëve. I futen rrugës së drogës, të vjedhjes, trafikimeve, punëve të pista, etj.

Po mirë, a ka njerëz që janë të parët që e vendosin trurin në vendin e vet qysh në mëngjes? Ka, posi. Këta janë dijetarët, profesorët, shkrimtarët, poetët, studiuesit, shkencëtarët, etj., të asaj natyre që i kanë xhepat bosh dhe nuk mund të lejojnë edhe kokën bosh! Këta, diplomën nuk e kanë blerë në kioska, kanë studiuar e punuar për jetën, për t’i shërbyer shoqërisë. Edhe sikur të ndodhi që ndonjëri prej tyre të “harrojnë” trurin në shtëpi, sapo të komunikojnë me një kalimtar, do të kujtohet e me vrap do të kthehet ta marri, sepse do t’i japi dije me komunikim apo me libra. Këta, asgjë tjetër përveç trurit nuk kanë që të dallohen nga të tjerët sepse truri do t’i nevojitet të hapin librat, të studiojë, të shkruajnë, të gërmojë pa të cilat, nuk mund të bëjë asgjë! Ata mbajnë librat nën sqetull apo në çantë pavarësisht që koha e të “pa truve” ju thotë: Po këta mo, akoma me libra merren?

Po ai që ne e quajmë shtet që përbëhet nga shtetarët, çfarë bën? Shteti është drejtuesi i këtij “karvani” ku hyjnë e gjithë kjo “ushtri” të ditur e të paditur dhe në krye, ka vendosur mikun, shokun, etj., edhe sikur këta të kenë kokën bosh dhe në fund ka lënë “kalin” e ditur! Shteti e nënvleftëson kalin, i ka vendosur ngarkesën më të madhe, i ka përgjysmuar “tagjinë” dhe kur i bie edhe me “shkop” kali kërcen përpjetë e i thotë: Nuk jam unë “fajtori” zotëri, “fajtori” është gomari që kapardiset në krye, ai i sjell tërë këto anomali dhe jo unë, prandaj hiqeni atë dhe unë, e di vetë rrugën që edhe ti të mos shqetësohesh, edhe punët të ecin mbarë!