BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Opinion / Editorial

Sikur virusi i Koronës, të pranonte korrupsionin...

Sikur virusi i Koronës, të pranonte korrupsionin...

... Do të ishte i lumtur, fjala vjen edhe sikur t’i jepje dhjetë trilion dollarë.. Vërtet do të merrte një shumë të madhe parash, por do të shpëtonin atë më të madhen, ekonominë botërore..Por sepse është i tillë, prandaj botës sot, po i kushton qindra e mijëra viktima njerëzore e qindra apo edhe mijëra trilionë dollarë, po i kushton me një ekonomi në stanjacion e pa asnjë qindarkë rezervë.. E megjithatë, nuk dihet se ku do të mbahet..Koronavirusi, i ka të tëra të këqijat, por “e mira” është vetëm ajo që na mëson edhe një të vërtetë. Thonë e ç’nuk thonë, flasin e ç’nuk flasin e për koronavirusin, këtë flamë që ka pushtuar mbarë njerrëzimin.

Diku vepron më me egërsi, diku tjetër me pak “humanizëm” e diku duket sikur ndonjë “qoshe” në botë, i ka shpëtuar “syrit” të tij. Mund të flasim e të hamendësojmë shumë për këto që thonë, të vërteta apo të sajuara, e vërteta, mbetet vetëm një. Kjo e vërtetë është se as njëra e as tjetra teori që qarkullojnë me qindra e mijëra në botë, edhe njëra edhe tjetra, ku më shumë e ku pak apo aspak, kanë edhe grimca të vërteta. Është fakt, që këtë të keqe të madhe që të bën “gjëmën” e kanë lënë në harresë, duke mos ja ditur valën shkatërruese që ai ka. E vërteta “absolute” është vetëm një, ajo është që virusi “Korona” ka qënë dhe mbetet i “pakorruptuar”. Këtë cilësi të tij që është i “pakorruptuar” nuk është ajo që erdhi pa lajmëruar, lento – lento apo “cak-fap”dhe po shkakton qindra e mijëra viktima. Përkundrazi, ai ka ardhur si i “ngeshëm”, më shumë shumë kohë më parë, më tepër për të parë terrenin dhe kur e pa që askush, sidomos nga ata e kishin mundësinë për t’i dhënë “atë që kërkonte” ai, u “egërsua”!

 

Nuk ishte nisur për të shkaktuar kaq shumë viktima e të shkaktonte kaq shumë stres e probleme psikologjike tek njerëzit në mbarë botën. Virusi Korona, erdhi andej nga “shtegu”ku kanë kaluar edhe paraardhësit e tij SARS, AH1N1, Ebola, Gripi i shpendëve, gripi i Derrit, apo edhe nga erdhën më parë “baballarët” e tyre, sic ishin Gripi spanjoll, Virusi Hong-Kong, malaria apo tuberkulozi. Diku, të gjithëve këtyre, i kanë gjetur apo i kanë sajuar një vendlindje, sic edhe i kanëë caktuar këtij “dhëndri” të ri,Korona Virusit!. Nuk ka rëndësi që e ka apo jo burimin në Ëuhan, u prodhua në laboratorë apo lindi nga një lakuriq nate që kërkoi të “bashkëjetonte” me një gjarpër.. Gjepura...! Nuk erdhi siç e thashë, brenda një ore, një dite apo brenda një jave. Ai, të paktën ka disa muaj, për të mos thënë më shumë, të paktën ka pesë muaj që u end duke studjuar terrenin e më pas të gjente momentin për të sulmuar!. Pavarësisht që kishte kaq kohë, përsëri i gjeti “gafil” të gjitha vendet pa përjashtim, edhe ato më të zhvilluarat që sot bëjnë plane të shkojnë për “pushime” në Planete të tjera, pa ja vënë veshin këtij “picirruku” të padukshëm që “pretendon” të pushtojë botën!

Tani, që Botës, i erdhi “zjarri” në shtëpi, tani po i thërret mendjes se si ta përballojnë. Si gjithmonë, prej vitesh siç e kanë zakon, sidomos vendet e zhvilluara, kërkojnë përsëri të mashtrojnë të gjithë ata që jetojnë me ankth nga kjo e keqe e madhe që i ka pushtuar dhe i ka izoluar brenda katër mureve të shtëpisë e të tjerë akoma në ndonjë qoshe në qiell të hapur, si i thonë. Nuk ka kursyer Korona i Virusit, as të varfër që vuajnë për bukën e gojës e për një strehëz, nuk ka falur as miliarderët e milionerët, as shtetet e fuqishme që këtë “picirruk” e “zhduknin” me një të fryrë..Po të kemi parasysh që edhe paraardhësve të virusit Korona, akoma nuk i është gjendur ilaçi apo vaksina, apo i është gjendur pjesërisht dhe me kaq, është lënë “kur të ngehemi” kemi të drejtë të mendojmë që edhe ilaçi dhe vaksina e virusit Korona, do të jetë shumë larg,për të mos thënë po i mbajnë me shpresa njerëzit e etur që jetojnë në ankth e me shpresë se “kur do të vijë dita të gjendet ilaçi i këtij virusi e të dalim nga shtëpitë”! Të tjerë akoma, dhe jo njerëz të thjeshtë por dijetarë, shkencëtarë, filozofomë, profesorë me grada e tituj shkencorë apo edhe fallxhorë, mendojnë që, “të gjitha këto janë masa ekstreme dhe ky virus, si të gjithë të tjerët, ashtu si erdhi, ashtu edhe do të iki, prandaj më mirë, ta kemi nëpër këmbë e të imunizohemi me të, apo e thënë ndryshe, më mirë ta bëjmë “shok” sesa ta bëjmë “hasmë” e ta egërsojmë!. Të gjithë po binden, të paktën për një gjë, që ai, “zbuloi” që teknologjia e përparuar dhe e sofistikuar ka ecur përpara në të gjitha drejtimet e në të gjitha fushat,por jo në atë, për t’i mbyllur “shtigjet” këtij armiku të padukshëm!.

Virusi Korona, të paktën, e bindi shkencën që në të ardhmen, t’i kushtojë tërë vëmendjen e duhur jetës së njerëzve dhe jo shfarosjes së saj! Mos vallë janë pak shpikjet për teknologjitë më të sofistikuara të armëve për të shfarosur njerëzimin? Mos vallë nuk janë ngopur me padrejtësitë që bëjnë në kurriz të popujve që më shumë se 80% pasurisë botërore është përqendruar vetëm në duart e një apo dy mijë apo edhe 2 milionë miliarderëve e milionerëve? Më shumë se nga puna e ndershme, Shteteve të pasura, pasuria u vjen nga shfrytëzimi i shteteve të tjera duke thelluar vazhdimisht hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, ku të pasurit jetojnë në lluks dhe të varfrit braktisin vendin e tyre për t’u punësuar si hyzmeqarë tek të pasurit. Nga njëra anë të pasurit pasurohen dhe nga ana tjetër të varfrit varfërohen.

Ky është kapitalizmi i pashpirt me fytyrë gjoja “humëne”.Të ardhurat kapitalit vijnë nga burime të shumta por më kryesoret, janë jo ato nga puna e ndershme por ato të pandershmet që sjellin fitime të majme. . Perfeksionimi i prodhimit të armatimit dhe tregtimi i tyre, atje ku hapin vatra zjarri për të marrë pasuritë e atyre që i nxitin në konflikte, prostitucioni që tashmë është kthyer në një industri me vete dhe droga..Këto “plagë” duket sikur fillojnë nga poshtë tek grupet apo shoqatat kriminale, por në të vërtetë ato shkojnë në mënyrë kreshendo deri në majat e piramidës.. Më keq akoma është propaganda që bëhet sot, në kohë epidemie. Kjo propagandë është ajo që gjoja nga kjo epidemi, do të humbin jetën ndoshta pak më shumë apo më pak nga pesëdhjetë milionë njerëz aq sa humbën nga gripi spanjoll mbas luftës së dytë botërore. Kjo është mënyra më e mirë për t’u mbyllur gojën të varfërve që të heshtin e të dëgjojnë vetëm “të mëdhenjtë” ata që kanë në dorë “gjithçka”!

Gjithçka bëhet, për gjithçka investohet, vetëm për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, për t’i ruajtur ata nga fatkeqësitë e natyrës apo epidemitë, bëhet pak apo aspak. Këtë të vërtetë e nxori në pah edhe epidemia e kohëve të fundit. E “mira” e kësaj epidemie, është që nxori në pah dy të vërteta. Nxori atë që natyra u hakmor ndaj miliardave të investuar nga të pasurit për të shkatërruar atë nëpërmjet luftërave dhe industrisë së prodhimit duke i dhënë prioritet, asaj të luftës, duke karbonizuar mushkëritë e njerëzve.. Edhe në këtë drejtim, virusi Korona i kohëve të fundit është “lajmëtari” i natyrës, për padrejtësitë që po i bëhen asaj duke nxjerrë në pak edhe një defekt tjetër të botës së zhvilluar. Në këtë drejtim ne, bëjmë një përjashtim që pavarësisht që nuk kemi industri dhe nuk prodhojmë as kartona për ambalazh, kemi ndotjen më të madhe sepse e kemi nga “koka”. Kemi edhe një të veçantë tjetër që të gjithë, pak a shumë po merren me masat për të frenuar apo gjendur ilaçin kësaj epidemie, ne, këtej e përtej kufirit, merremi me njëri tjetrin dhe nuk merremi me “dashuri apo harmoni në kohë kolere” por merremi me “urrejtje në kohë kolere” urrejtje për një karrige, për pak pushtet .. E tërë bota në luftë me epideminë për të shpëtuar jetë njerëzorë, këtej e përtej kufirit tonë me nxitje të urrejtjes ndaj njëri tjetrit, duke e lënë në plan të fundit luftën kundër virusit korona.

Miku i mirë, thotë populli, duket në ditë të vështira. Këtë bindje na e rrënjosi edhe më shumë ky virus, atë që kur “jam mirë secili si ta ketë qejfin të të ndihmojë apo jo, por e mira duket kur tjetri është në hall”! Kjo nuk vlen për gjithsecilin por edhe për shtetin, edhe për shtetet. Këtë po e tregon edhe Europa ndaj Shtetit Italian, i cili i është gjendur pranë të gjithë atyre kur kanë qenë në hall e në mënyrë të veçantë ne, si komshinj, qysh në vitet e para të post komunizmit me operacionin “pelikani” e deri tek ndihma bujare e kohëve të fundit për tërmetin e 16 nëntorit. Përfundimisht, kjo fatkeqësi ndërkombëtare, na bëri at që secili shtet e sidomos ata më të pasurit, t’i vënë “gishtin kokës, të përqendrojnë vëmendjen tek ajo më kryesorja, tek jetët njerëzore sepse i kanë të gjitha mundësitë për të investuar në fushën e mjekësisë të kësaj shkence humane të njerëzimit. Në këtë kuptim, virusi Korona, apo edhe të tjerët pavarësisht nga emërtimet, janë të tillë që nuk mund të “korruptohen”, për t’i bërë disave lëshime e disa të tjerëve t’u marrin jetën. Ata, nuk pyesin për të pasur apo për të varfër, të gjithë para tij, janë “të barabartë” dhe nga ai duhet të marri shembull edhe drejtësia që i mban “ca të nënës e ca të njerkës” .Virusi Korona, po të ishte që të “korruptohej” do t’i kishte “grabitur” të pasurve një shumë modeste, por nuk do t’ë kishte marrë shumë jetë njerëzore e nuk do të kishte zbrazur “xhepat” e ekonomisë botërore, të kishte frenuar atë e të bëjë të ardhmen të pasigurt