BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Opinion / Editorial

Sillni sa më shpejt moralin e humbur ndaj elektoratit

Sillni sa më shpejt moralin e humbur ndaj elektoratit

Pa ndryshime të mëdha nuk mund të priten realizime të mëdha. Në Shqipëri ndihet nevoja për udhë të reja. Ato udhë mund t'i kërkojë dhe mund t'i gjejë një klasë politike që do të mund të përmbushte hapësirat e krijuara dhe që do të mund të përgjigjej në pyetjet e hapura. Nënë Tereza ka thënë se ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë tokë, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Disa herë planet tona madhore për të bërë gjëra të mëdha më në fund ndeshen me shanset tona për të bërë gjëra të vogla drejt dhe në kohë. Ne s’mund të ndryshojmë botën, por për ta bërë këtë botë me më pak dhimbje ne mund të përkushtohemi gjithashtu. E gjitha që ne mund të bëjmë është që të përqendrohemi në këto akte të vogla të mirëbërjes, gjëra që mund t’i bëjë çdokush drejt e mirë në këtë kohë dhe pa aspak tejmundim e shpenzime. Rruga ime më e favorshme që të jem në shërbim është të ndërtoj ritualin personal të ndihmës dhe të praktikojë shpeshherë akte mirëbërëse, ndoshta me e nga gjëra të imta e të padukshme që më japin një ndjenjë të panumërt qetësie shpirtërore dhe mendore. Shpeshherë shumë të përfolurat akte të mirëbërjes janë aktet e dhurimit të miliona lekëve prej bashkëpunëtorëve të mëdhenj të biznesit ose të ndonjë fushe tjetër, por një orë punë e papaguar në një azil pleqsh, ose në ndonjë shtëpi me të tillë njerëz në nevojë, një takim me dikë që ka nevojë të largojë stresin, apo dhe më tutje në raste e nevoja të panumërta emergjence nuk mund të jetë e pamundur dhe e parealizueshme. Këtu nevojitet pak më shumë etje për të parë realisht traditën, për të parë shpirtin e shqiptarit në shekuj, dhe jo aspak me degradimin e vullnetarizmave politike, ose masovike të një kohe pa bereqet. Nëse ne përqendrohemi në këtë fakt dhe shohim realisht qenësinë dhe përkushtimin, sigurisht që ne ndiejmë moral tjetër, por nëse ne e bëjmë këtë për hir të një skeme interesi, vetëm sa do të gënjehemi dhe pezmatohemi. Kjo ka të bëjë në sens edhe me moralin e humbur. Rikthimi tek morali i humbur është dhe duhet të jetë pikësëpari detyrë imediate e qeverisë së re që pritet të bekohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë. Mos votoni, ju lutem, për ata liderë që politikën e kanë kuptuar dhe e kanë shndërruar në një biznes privat. Po përsëris një mendim të shfaqur edhe më herët. Në politikë dobia e perceptuar keq e individit shndërrohet në dëm të papërmirësueshëm kolektiv. Nuk e besoj, votues të nderuar, se kjo është dëshira juaj.