BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimor për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Opinion / Editorial

Sindikatat në “intubim” dhe fantazma “shoqëri civile”

Sindikatat në “intubim” dhe fantazma “shoqëri

Sot kemi sindikata që janë drejt “intubimit” dhe një shoqëri civile, e cila ka për mision të marrë fonde nga ndërkombëtarët. Janë shumë pak ato shoqata që vërtet kontribuojnë për njerëzit në nevojë dhe për komunitetin në përgjithësi. Loja vazhdon, sot në një parti dhe nesër në një tjetër, po ashtu armatën e shoqërisë civile e shikon të bashkuar në një protestë me pak protestues apo në takime liderësh, ndërsa nesër në konferenca të ndarë duke injoruar dhe përbaltur punën e njëri- tjetrit. Farsa sa vjen dhe shtohet ku prek nga afër këtë realitet të hidhur. Qytetarët i besojnë verbërisht asaj që thuhet, perspektiva mbetet e zymtë dhe zhgënjimi gjithashtu. Me të drejtë ata i bëjnë thirrje në heshtje ndërgjegjes së tyre se me kë duhet të bashkëpunohet, ku po shkojmë, a është e mirë rruga e nisur apo jo?! Të gjithëpushtetshmit dhe për një ngjarje të rëndomtë falë dhe ndihmesës mediatike janë në gjendje të krijojnë grupime brenda një kohe sa më të shkurtër vetëm e vetëm të thithin sa më shumë fonde nga brenda dhe jashtë, për të jetuar sot dhe për të mbijetuar nesër. Në këtë treg të trazuar të OJF-ve një pjesë e organizatave të huaja bëjnë të paditurën duke akorduar fonde jo në drejtimin e duhur. Falë moskontrollit ato japin donacione për inekzistencën dhe në bashkëpunim me to marrin “honoraret” e shumës së akorduar.

Kohët e fundit sindikatat të cilat kanë harruar misionin e tyre e kanë përqëndruar vëmendjen tek bashkëpunimi me shoqërisë civile (me anëtarësi 5-10 vetë) vetëm e vetëm që të përfitojnë nga fondet e akorduara për këta të fundit. Këtë po e bëjnë sindikatat e “verdha “ të “kuqe”, “blu”, “rozë”, “jeshile” etj. Ndërkohë me keqardhje konstatohet se edhe në ditën e “Punës së Denjë” ata janë mjaftuar vetëm me ca lidhje online, apo me disa rreshta shkrim që i shërben propagandës. Puna e Denjë është një agjendë e zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Ajo përmbledh gjithë aspiratat e njerëzve përgjatë punësimit të tyre. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, puna e denjë përfshin shanset për punë që është produktive dhe siguron të ardhura dinjitoze, siguri në vendin e punës dhe mbrojtje sociale për familjet, të ardhme të begatë, për zhvillim personal dhe integrim social, liri që njerëzit të shprehin shqetësimet e tyre, të organizohen në mënyrë kolektive dhe të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë punën e tyre. Puna e denjë duhet të jetë në qendër të veprimit të qeverisë për të rikthyer rritjen ekonomike dhe për të ndërtuar një ekonomi të re globale me njerëzit në qendër. Në Shqipëri ska punë te denjë. Ka vetëm disa njerëz që në këtë ditë fotografohen apo filmohen në funksion të fondeve të radhës. Megjithëse sindikatat e kanë humbur besueshmërinë, nuk përjashtohet ringritja e tyre. Do të ndodhë shpejt, ndoshta më shpejt se sa mendohet. Kjo sepse do të marrë fund njëherë e përgjithmonë roli i “bajraktarit sindikal”. Fuqinë në dorë do ta marrë anëtarësia.