Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sindroma e Stokholmit e shtetit shqiptar

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma e Stokholmit” është një shfaqje psikopatollogjike kur viktima dashurohet dhe mbron skllavëruesin dhe kriminelin e saj. Në të gjithë literaturën 70 vjeçare të kësaj lloj “sëmundjeje”, i sëmuri ka qenë vetëm një individ, asnjë rast më shumë se një. Rast i veçantë i saj që nga sot e tutje është vërtetimi shkencor e praktik kur i sëmuri është një shtet i tërë dhe i dashuruar jo me një, por me dy nga kriminelët skllavëruesit e tij. Është rasti i “Sindromës së Stokholmit” të Shqipërisë ndaj Greqisë dhe Serbisë. Pikërisht për këtë e kam fjalën në këtë rast.

Politika jonë e jashtme dhe e brendshme e 30 vjetëve të fundit është sëmurur rëndë nga kjo sëmundje. Jemi dashuruar me politikën antishqiptare të udhëheqjeve ekstremiste të qarqeve më reaksionare të Greqisë dhe Serbisë. Që këto dy shtete janë të tillë, këtë e kanë vërtetuar edhe fuqitë e mëdha për shkak të eksperiencave të hidhura në kohë dhe në hapsirë. E ritheksoj, të qarqeve dhe jo të popullit. Nuk na kanë lidhur me litarë, se në 30 vjet do ishin kalbur, por me milionat e hedhura na kanë salduar e qorruar fare. Sepse kur një pushtetar e politikan bëhet milioner ka vetëm një shpjegim: tradhtar, agjent i shitur, kryebandë kriminele ose i superkorruptuar. "Investimet" e tipit agjenturor, në çfarëdo lloj forme, për individë, ndërmarrje, institucione në rrugë të paligjshme, të pakontrolluara e të pa deklaruara duhet të ndëshkohen sipas legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar në fuqi. Sepse paraja në kohë dekadence ka më tepër prestigj se funksioni e karakteri. Kur një shtet financon institucionet fetare këtu gjithçka qelbet, sepse në komunitetin europian shteti është i ndarë nga feja. Por jo për Greqinë, aq më keq kur dihet roli reaksionar i kishës ortodokse Greke në bekimin e propagandimin e ideve vorio epiriote.

Në kulmin e pushtetit të tij Napoleon Bonaparti deklaronte: "Më shumë frikë kam nëse më vihen 3 gazeta kundër se sa 1000 (një mijë) bajoneta". Në rastin e Shqipërisë dhe Shqiptarisë, kur i janë vënë kundër jo tre por qindra, brenda e jashtë dhe pothuajse të gjithë televizorët, përpara kësaj masakre mediatike, nuk bëhet më fjalë për frikë, por për llahtarë e armatosje në mbrojtje të kombit e tërësisë tokësore. 

Lexojmë, dëgjojmë e shikojmë thuajse çdo ditë absurditetet e monstruozitetet e disa pseudohistorianëve, pseudonacionalistëve që shtrembërojnë e masakrojnë historinë dhe viktimat e prindërve të tyre në agresionin antishqiptar edhe pas njëqind vjetësh. Dhe ne i lejojmë këta të "improvizuar profesorë" edhe pse të pashkolluar, të propagandojnë kundër Shqipërisë, kur në vendin e tyre, po të flasim për të vërtetën shqiptare do të na vrisnin pa hezitim siç kanë bërë gjithmonë. Dhe duhet t’i respektojmë, sepse janë "doktoruar", "masterizuar" e bekuar nga kisha vorio epiriote me tezën si ta gllabërojmë e greqizojmë Shqipërinë. Dhe i vëmë më lart ose në një plan me profesorët e studiuesit tanë patriotë edhe tani që nga vetë grekët mësuam se janë të paguar. Kjo është shprehje e pakundërshtueshme e degradimit korruptivo-agjenturor të segmenteve të shtetit e të politikanëve të sferave të larta. Ku janë strukturat dhe organet kompetente? Si janë? Duke qenë se politika shqiptare është vasale e Greqisë dhe drejtësia shqiptare është vasale e politikës, daullet e marshimit vorio epiriot bien në vesh të shurdhër. Dhe jo vetëm të atyre që vajtën në Greqi për të lypur e specializuar e u kthyen shumë të pasur, por edhe shumë të tjerëve që me dashje apo injorancë bëjnë sehir agresionin antishqiptar. Çfarë kemi bërë për të merituar këtë mallkim?! Po e ilustroj edhe pjellën e fundit të mjeshtërisë greke. 

Nga kali prej druri i antikitetit tek kali virtual i informatikës. Duke qenë se sot jetojmë në epokën e informatikës, për mentalitetin Greko Kishtar kjo mundësi "drejtshkruhet" disinformatike. Dhe për këtë duhet një kalë modern, me të njëjtin funksion si ai i drurit, por që të fluturojë. Dhe kjo është e natyrshme sot edhe pse kështjellat nuk funksionojnë më si një herë e një kohë. Nuk janë muret e gurtë që duhet të thyhen, por muret e përgjegjësisë kombëtare Shqiptare. Si në çdo betejë synohet të goditet koka, më i rëndësishmi, ajo "kokë" që nuk është "qelbur", në shtet, politikë e kudo. Në këtë ngjarje (për hir të së vërtetës) grekët në diskreditim e sipër do t'’i "dhurojnë" çështjes kombëtare shqiptare kalin disinformatike. Edhe pse të pisëruar në "tërheqje" në dukje jam i sigurtë që në emër të nacional - kishërimit greko ortodoks, zgjidhja që do të gjejnë, do të jetë pak a shumë kjo: - Shantazh për shërbime më me peshë personave me poste të rëndësishme, sidomos në politikë. - Cilësimi si në shërbim të tyre i të gjithë kundërshtarëve si Shpëtim Idrizi, Marin Mema e tjerë. Për ta është e rëndësishme që të krijohet një mjegull çoroditëse. - Në rastin më të keq do të zbulohen ata që janë lakuriq pesë breza në shërbim të Greqisë si Milot, Bollanot Nanot e tjerë. - Persona të tjerë të pavlerë të shoqërisë shqiptare e greke, shërbimet e të cilëve nuk u duhen më. E gjithë kjo veprimtari shtetërore kriminale në shkelje të rëndë të të gjitha ligjeve e konventave kombëtare e ndërkombëtare për qarqet vorio epiriote fanarite greke do të shërbejë si "pleh organik" për pemën helmuese të Vorio-Epirit. Cilido politikan e njeri i medias që është i papërlyer tani ka detyrimin dhe rastin ta demonstrojë. 

Mund t’i referohemi kujtdo personaliteti apo mendimtari, mund të siglojmë thëniet e një shkrimtari si Ismail Kadare, që me qëllim të veçantë për kombin thotë: “Populli shqiptar nuk ka kryer krime dhe nuk ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dy mijë vjet që ekziston në këtë botë, ai nuk ka sulmuar kënd, nuk ka zhdukur kënd dhe nuk ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve”. E gjithë kjo e thënë nga një personalitet i letrave që njihet në botë për veprat e tij dhe si kandidat për çmimin Nobel, është një përballje me filozofinë greke që i ka bërë të gjitha krimet dhe kligëzitë, zhdukjet dhe mashtrimet. Por kjo thënie e shkrimtarit tona është një mesazh edhe për qeveritarët tanë të Shqipërisë, që të mos i kapë “Sindroma e Stokholmit”.

Nga Ahmet BRAHIMI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:12

U desh lëvizja studentore të dilnin në sipërfaqe tërë ata që kërkojnë të riciklohen në politikë në biznes, në pushtet, në karrierë, në drejtësi, në media, në tendera, kudo.

Postuar: 13/12/2018 - 07:11

Nuk ishte ndonjë shfaqje kaq interesante dhe sidomos kaq dobiprurëse ajo e Kryeministrit me Dudus

Postuar: 13/12/2018 - 07:10

Nepotizëm dhe korrupsion ka edhe në universitetet europiane, por kur denoncohen ato hetohen dhe n

Postuar: 13/12/2018 - 07:08

Mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ishin të ftuar edhe disa analistë, ta

Postuar: 12/12/2018 - 07:21

Bashkohem me të gjithë zërat që konsiderojnë protestën e studentëve si një vlerë të shtuar për de

Postuar: 12/12/2018 - 07:20

Po i japin leksion demokracie pikërisht ato djem dhe vajza që tashmë nuk duan asnjë negociatë, di

Postuar: 12/12/2018 - 07:18

Protestuesit studentë u futën në ditën e shtatë të protestës së tyre dhe do ta vazhdojnë atë deri