BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Opinion / Editorial

Singapori “elitar” rrënqethës dhe veturat e shtrenjta të “the drug guys & hash guard guys” në Shqipëri!

Singapori “elitar” rrënqethës dhe veturat e shtrenjta

Singapori nuk është demokraci!  Sigurisht është “elitokraci” e vërtetë dhe funksionale, por nuk është demokraci! Realisht ne jemi demokraci, por jo funksionale!  Singapori në sistemin e tij politik dhe qeverisës, funksionon si një “elitokraci” e fortë dhe me rrënjë të thella.  PIL pro capite nominale është 60.000 dollarë  kurse ai PPA është mbi 100.000 dollarë. Në Singapor imitojnë demokracinë,  por nuk lejojnë një sistem të tillë demokratik të ngjashëm me vendet europiane. Pas largimit nga Federata Malajze në 1965, Singapori u bë një republikë parlamentare brenda Komonuelthit të Kombeve të qeverisur nga sistemi Westminster; parlamenti është njëdhomësh, shprehje e zonave elektorale. Kushtetuta e saj vendos demokracinë përfaqësuese si një sistem politik të miratuar. Kreu i shtetit është Presidenti, i cili zgjidhet me votim popullor dhe gëzon të drejtën e vetos për disa vendime si përdorimi i rezervave kombëtare dhe emërimi i gjyqtarëve, por në të kundërt ka vetëm funksion përfaqësues. Pushteti ekzekutiv i takon Kabinetit të kryesuar nga Kryeministri, i cili mban primatin e politikanit me pagën më të lartë, rreth 110.000 euro në muaj  Parlamenti është organi legjislativ. Deputetët ndahen në të zgjedhur, të pazgjedhur dhe të emëruar. Kandidatët votohen për deputetë në një zonë zgjedhore me një anëtarë. Partia e Veprimit Popullor fitoi një shumicë shumë të madhe në parlament në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1959. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit të vitit 2011, opozita e drejtuar nga Partia e Punëtorëve fitoi 6 mandate. Kushtetuta e Singaporit (Perlembagaan Republik Singapura) daton në 9 gusht 1965. Ligji i Singaporit bazohet në ligjin anglez, megjithëse me dallime thelbësore. Dënimi me vdekje është në fuqi. OJQ-ja Freedom House e klasifikoi Singaporin si "pjesërisht të lirë" në raportin e saj Freedom in the Ëorld dhe Economist e konsideron Singaporin një regjim hibrid. Singapori konsiderohet si një nga vendet më pak të korruptuara në botë nga Transparency International.  Singapori krenohet me një nga sistemet gjyqësore më efikase në botë dhe karakterizohet nga rregullore të rrepta veçanërisht në fushën e arsimit dhe pastrimit, veçanërisht në vende publike dhe në rrugë. Në Singapor është e ndaluar përtypja e çamçakëzit, pirja e duhanit ose pirja e alkoolit në vende publike dhe në rrugë dhe mosrespektimi i këtyre rregullave dënohet me gjobë deri në 200 S$. Për më tepër, veçanërisht në rrugë dhe sheshe ka mbikëqyrje të vazhdueshme policore dhe një sistem efikas i kamerave vëzhguese është i pranishëm në qytet. Dënimi me vdekje është në fuqi për disa krime të rënda si vrasja, rrëmbimi, tradhtia e lartë dhe trafiku i drogës. Një ekzekutim u mbajt në vitin 2017, i pari që nga viti 2009. Por kanë vazhduar plot mbas pandemisë.  Ndëshkimi trupor (rrahja) është në fuqi për krime të ndryshme, nëse kryhen nga meshkuj të rritur nën moshën 50 vjeç dhe pa probleme shëndetësore, nga ato të rënda (në vend të dënimit me vdekje dhe përveç burgut) duke përfshirë sekuestrimin e personit, grabitjen, vrasje e kryer gjatë grabitjes, përdorimit të drogës, vandalizmit dhe kryengritjes. Goditja me kamzhik është gjithashtu një dënim i detyrueshëm në rast përdhunimi, trafiku droge, fajdeje dhe, ndër kundërvajtje, për mbështetjen e të huajve që qëndrojnë në vend përtej kufirit 90-ditor të vizave, si dhe rastet e vandalizmit. Këto dhe shumë të tjera e largojnë nga denmokracia Singaporin! Po por...?! Singapori po ekzekuton drogaxhinjtë! Me dy varjet të premten e kaluar, "lufta kundër drogës" e qeverisë së Singaporit arriti një rekord të tmerrshëm prej 10 ekzekutimesh në katër muajt e fundit. Të burgosurit e fundit të ekzekutuar ishin Abdul Rahim Shapiee, i shpallur fajtor për trafikim pak më pak se 40 gram heroinë dhe Ong Seoë Ping, të cilit iu gjetën në posedim pak më shumë se 51 gram të së njëjtës drogë. Varja e parë, pas një pauze rreth dy vjeçare, u bë më 30 mars. Në prill ishte ai i një shtetasi malajzian, Nagaenthran Dharmalingam. Në korrik ka pasur katër ekzekutime, ndërsa katër të fundit janë kryer këtë javë. Me këtë ritëm, rekordi negativ i vitit 2018 prej 13 ekzekutimesh mund të tejkalohet së shpejti. Singapori ka një nga ligjet më të ashpra të drogës në botë. Varja është dënimi i detyrueshëm për trafikun e drogës. Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se kjo gjoja "strategji parandaluese" është e papajtueshme me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe me standardet për dënimin me vdekje, i cili lejohet vetëm për krimet më të rënda si vrasja me paramendim.  E megjithatë elitokracia e Singaporit dhe niveli i jashtëzakonshëm i jetesës “mbulojnë politikisht” dhe barbarinë në vrasje! Kurse ne kemi “the drug guys the hash guard guys” të cilët duken menjëherë mbas korrjes së parcelave dhe ikjen për treg. Duken makinat e para të shtrenjta të cilat i demostrojnë pa mëshirë. Vajzat kryesisht të shveshura që i mbajnë deri sa ju mbarohen paratë e fushatës së korrjes së hashashit dhe pastaj i hedhin nga kabina ose i largojnë diku! Arroganca në rrugë dhe restorante apo klube ku kryhen gjithfarë marrëzishë devijate dhe ndonjë krim aty këtu, për konkurencë apo dhe zona kontrolli si grupe, por dhe fenmrash problematike si shoqëruese  të “the drug guys the hash guard guys”! Gjithsesi ne, “demokracia e ballkanit” dhe në Europë,  ketë kemi si shenj dhe paraqitje të atyre që në Singapor varren! Makinat luksoze, të shtrenjta fare.  Shoqëritë me vajza dhe harxhimet e luksit që vulgu hashashlinj nuk fsheh dhe pastaj ndonjë vjedhje apo vrasje konkurence të djemve rojtarë dhe trafikantë droge! Ne jemi demokracia në fakt. Singapori jo. Se mos thashë të bëhemi si Singapori!?  Le që dhe po të duam,  nuk bëhemi dot. Pse!? Po sepse, ne jemi sy shqiponjë dhe  “trima” demokracie, jo sy bajame “frikacakë” elitokracie!