BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Sinoptikë pas elektorale: Mirupafshim në zgjedhjet e reja!

Sinoptikë pas elektorale: Mirupafshim në zgjedhjet e reja!

Mua më ka pjellë belaja dhe me ata të gazetës time, të cilët “një e më dy” sa herë ka probleme në “zona të nxehta” më dërgojnë mua. Hëëëë... mo se je lab kokëshkretë dhe trim i çatisur – më thonë. Por nga këto vetëm njëra është e saktë, ajo që jam lab, se sa për trimëri me këto kohë që kanë ardhur e ka drejtë një miku im malësor, i cili thotë se mjerë kush e ka mik kapedanin... dhe më i mjerë ai që e ka armik. Me këtë dua të them, se si mik ashtu dhe armik, sot e pret andej nga nuk e pandeh. Kokëshkretë ishte dhe Hajdari, por e nxorën në pritë me urdhër nga lart dhe e ekzekutuan para zyrës së tij. Dhe që nga ajo kohë “kapedanët” tanë kini parë ju që na janë shtuar aq shumë saqë i kemi nga të katër anët? Ja psh mund të më çojnë te Berisha me detyrë që të marrim mendimin e tij, se vallë a do e dorëzojë në mënyrë vullnetare mandatin e deputetit apo do të presë sa ti vijë “mandata”?! U griva dhe u shova me një mikun tim, i cili thoshte se Sala mbas shtatorit “do ma gëzojë burgun” se një grup deputetesh nga ata të PS, do i kërkojnë Parlamentit të ri që në kuadrin e porosive amerikane t’ia heqin mandatin e deputetit për të gjitha zullumet që ka bërë ai, sëbashku me familjen e tij. Por unë kam këmbëngulur dhe këmbëngul madje jam grindur keqas me mikun tim se Saliu tashmë nuk është më vetëm problem i yni, por është bërë dhe një fenomen ndërkombëtar madje dhe vetë Amerika do matet mirë e do yshtet. Do të yshtet sikurse yshten ata që këputin mish e maten për derë të halesë që t’u vejë në vend, ngaqë ishin vetë ata amerikanë dhe europianë që e vunë, ishin vet ata që e rekrutuan dhe me shërbimin që u ka bërë ai, a mos vallë me të vërtetë Amerika do tregohej ndaj tij mosmirënjohëse? Ja po e themi me fakte, pse nuk e dinte Amerika se ata katër të rinjtë në Shkodër në fillim të viteve ‘90-të u vranë nga dora e fshehtë e tij? Po historinë e çekut të bardhë e që kurrë nuk u plotësua a nuk ishte ai, Sala dora vetë me Pashkon që çdo ditë e tundnin nëpër tribuna? Po firmat piramidale, apo si i thonë efektin amerikan “Ponzi” pse nuk e dinin amerikanët (pra ishin amerikanët që i shpiken firmat e jo Sala ynë)? Po shkaktarin e luftës vëllavrasëse nuk e dinin amerikanet se kush ishin?! Pra i dinin dhe i lejuan. Nëse me të vërtetë i donin shqiptarët, atëherë si shpjegohet dhe përse nuk e çuan qysh me 1997-tën në gjyqin e Hagës për genocid dhe luftë vëllavrasëse midis shqiptarëve? Nuk e çuan sepse Sala u duhej ende, paçka se korrupsioni, degjenerimi, banditizmi tashmë kishte veshur kostumin e gjithë administratës shtetërore. Ata, por dhe vetë Bashkimi Europian janë po aq përgjegjës sa dhe veë Sala sepse kultivuan ashtu sikurse po kultivohet dhe hashashi e me dashjen e tyre mentalitetin korruptiv deri në qelizë dhe tani na kthehen për të rivendosur demokracinë e deformuar nga Saliu & CO, se gjoja po iu hapet barku për të mirën e Shqipërisë që e duan aq shumë. Ata dhe në rastin e “21 Janarit” janë po aq përgjegjës sepse e dinin që kusarët më të mëdhenj ishin kryeministri dhe ish-zëvendësi i tij “Lil floriri”, por na lanë deri sa të jepnin jetën dhe katër dëshmorë pikërisht në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”. Në luftën e Kosovës amerikanët e dinin fort mirë se makineria e zinxhirëve luftarakë të shovinizmit serb furnizohej në mënyrë klandestine nga klani i “Sali Satrapit”, sikurse e dinin fort mirë se Gërdeci pati në skenë familjen Berisha të përfaqësuar nga Medi Gërdeci, veçse në prapaskenë të përlyer ishin dhe amerikanët, ndaj dhe u zhduk Koço Trebicka për të zhdukur provat e komprometimit të të dy palëve. Por ja që tashmë erdhi një moment që shërbëtori i tyre i cili duhej të ishte para hekurave të kryqëzuara qysh më 1997-ën, është diskretituar aq shumë në opinionin publik shqiptar, saqë po i prish punë, bile po na njolloska dhe vetë imazhin e Amerikës. Kështu që dhelpra e përtej Atlantikut mbasi e shtrydhi mirë e mirë, si një “limon Qeparoi” shpellarin tonë, sigurisht që do e flakë sepse nuk i hyn më në punë, madje tashmë ka arritur në një pikë të tillë, saqë po i prish punë dhe po e përbalt keq dhe imazhin e vet Amerikës. Po mirë, po këtyre deklaratave me superlativa që i janë bërë atij nga hierarkët e lartë si ata të BE-se, apo dhe vetë ambasadorët amerikanë si u bëhet?! Mos ata vallë do i tërheqin ato, apo do u qëndrojnë besnike?! Shumë prej këtyre deklaratave dhe konsideratave me superlativat më të larta janë bërë mbas viteve 1997, që do të thotë se Saliu për ta ka qenë një figurë e pastër morale. Shtrohet pyetje, përse tani e kërkon dhe rekomandon Amerika, mos vallë për vrasjet dhe genocidin e ‘97-ës, apo për korrupsionin familjar, i cili shërbeu si model i korrupsionit në të gjithë vendin? Në të dy rastet aty kanë qenë dhe ne nëpër këmbët tona i kemi patur ndërkombëtaret, përse nuk e kanë thirrur në Hagë? Po sistemin e drejtësisë shqiptare kush e pengoi që atë dhe shpurën tjetër korruptive t’i merrnin si të pandehur? Po kush t’i merrte Gjin Gjoni, Zaganjori apo Llalla me korruptemenët e tjerë, të cilët ishin bishtukë apo më saktë si zorra e verbër e Saliut dhe familjes së tij? Është e vërtetuar katërcipërisht se përgjegjësit e gjakderdhjes së viteve ‘97 i shpëtoi vetë Amerika së bashku me B.Europian, prandaj dhe ja përse dhe Saliu është xhindosur sepse Amerika e hëngri në besë. Ahhh... Sali, Sali qyqari që Amerika ta futi sa krahu dhe që ti kurrë nuk e kuptove se pikërisht kjo Amerikë ty asnjëherë nuk të ka patur mik, por të donte vetëm për interesat e veta! Ata tashmë e njohin mirë jo vetëm egërsinë, por edhe egon tënde për pushtet dhe para, pra shkurt të njohin thellë e deri në qelizë. Kuptohet lehtë se tashmë t’i atyre nuk u duhesh më, sepse neve me kohë nuk na je dashur, por ja që për momentin kishe një popull të verbër, i cili shikonte ëndrra dhe nanurisej nga përrallat e tua. Për ty aspak nuk më vjen keq sepse ja bëre vetes me ato çka ti shive e livadhise mbi kurriz të popullit madje çdo lloj dënimi për ty do të ishte i vogël e nuk do të mjaftonte kurrë me gjithë ato tragjedi që i shkaktove këtij populli. Tashmë problemi i kalon kufijtë e sarajeve të tua, sepse ke pataksur dhe të tjerët, të cilët ndjekin me përparësi statusin tënd ditor, ashtu sikurse bëjnë mjekët, të cilët ndjekin me kujdes ecurinë e një të sëmuri. A e di ti Salë, se ja ai Lilo skraparlliu që ne nuk e paskëshim njohur kurrë ka deklaruar se nëse Edi Rama fiton 71 mandate ai o do japë dorëheqjen e nuk do të jetë më President i shqiptarëve?! Po ke parë ti se dhe që nga ajo ditë atij i iku e i fluturoi dhe shqiponja nga gjoksi? Mirë kjo po ai tha se dhe nëse fiton ska për ta dekretuar Edin K/ministër, sikur kaq ta bëjë dhembin Rama me gjithë çitjanet e tij me ushkur turku! Tashmë dhe presidentit tonë që Rama donte ta shkarkonte në ajër ashtu sikurse Hrushovi shkarkoi Zhukovin i ka ngelur dhe një javë kohë. Dihet se Rama nuk e shkarkoi dot dhe po aq lehtë meqenëse u lodh me zgjedhjet do ta lerë deri nga qershori i vitit që vjen. Mirë kjo që Rama nuk e shkarkoi dot po Lilua a do të iki vetë sikurse e pati deklaruar para zgjedhjeve, apo do të durojë shtypin dhe massmedian t’i thonë: “Dridhe Like dridhe”? Ja pra or o ti Salë kështu është dhe puna jote sepse me ato bëmat e tua mirë që i fute larvën partisë tënde dhe ka plasur sherri si sherri i putanave për pazare krevati, po ti menderose dhe partitë e koalicionit duke i katandisur dhe çuar ato drejt shkrirjeve të tyre paçka se Edi për shtatë palë qejfe ka filluar të mësojë gjuhën afgane mbas një pushimi një javor nën erëzat e minifundit ballkanik. Shkurt mund të më pyesësh mua: Ore mirë ja i kam bërë të gjitha dhe nuk e mohoj, por a do më dënojnë? Dëgjo Salë! Lëre Takun, pra e kam fjalën për Tak Ngjelën, lëre se ç’thotë ai se kaq e pat Saliu. Ty jo jo, kurrë s’kanë për të të dënuar, sepse amerikanët luajnë me dy porta. Ata kanë për t’u lodhur me ty e pa do na thonë: Po është e vërtetë se këto zullume të gjitha ai i ka bërë, por ama është penduar, Saliun e kemi xhan, se tani është bërë sheleg përroi, se i ka dhenë demokracisë duke e kthyer ne shkërdhatokraci, se ai është burrë shteti, se tashmë duhet të tërhiqet nga politika dhe duke qenë se është bërë i vjetër si një ka parmende, lëreni të lirë “orëziun”se ska më fuqi as të pjerdhë e jo më të merret me politikë. Po Lilua? Ahhh... Lilua... Lilua, ai si gjithmonë do lëpijë pështymën e hedhur sipër dhe do i kapërdijë të gjitha. Edhe Edin do e dekretoje edhe qeverinë e tij do e konstituojë. Do hedhë gjasme ca vickla, do bëjë ca numra, sikur ai ka në dorë çdo gjë (dhe e vërteta është se ka çelësat e kashtës), do kthejë një apo dy emra ministrash për rishikim...dhe mirupafshim në zgjedhjet e reja për Presidentin më 2022!