BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Sipërmarrja e ka emrin grua!

Sipërmarrja e ka emrin grua!

Samiti i Grave të Biznesit, aktivitet i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, u zhvillua dy ditë më parë dhe përcolli kumte tejet të rëndësishme. Ai bëri bashkë gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare. Aktiviteti u përshëndet nga ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i cili foli mbi rolin e gruas në biznes, dhe kontributin e grave në Diasporë. Majko përçoi vullnetin e qeverisë dhe të strukturave që ai përfaqëson për teë ndihmuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat sipërmarrjet me pronare ose menaxhere gra dhe vajza shqiptare, në atdhe dhe në Diasporë. Takimi bëri bashkë, gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare. Aktiviteti u zhvillua me dy panele “Lidershipi i gruas në Biznes” dhe “Sfidat e Gruas Sipërmarrëse të Diasporës në Situatë Pandemie”. Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Antonela Hako solli eksperiencën e saj dhe sfidat e gruas në biznes, duke e portretizuar gruan si lidere në biznes. “Kemi filluar një tur në gjithë Shqipërinë me bordin drejtues të Dhomës Ekonomike të Gruas, për të ndjekur nga afër gratë sipërmarrëse që përtej çdo sfide ia kanë dalë të jenë të suksesshme”, cilësoi ajo. “Sfidat e gruas sipërmarrëse të Diasporës në situatë pandemie”, ishte tema mbi të cilën referuan pjesëmarrëset në pjesën e dytë të takimit. Linda Dervishaj, nga AGA Academy dhe anëtare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare u shpreh se “Për periudhën e pandemisë askush nuk ishte i përgatitur. Edhe ne vetë si drejtues nuk ishim të përgatitur për një situatë të tejzgjatur. Unë personalisht u angazhova që stafi të ishte i qetë dhe të kishte siguri financiare dhe për vendin e punës. U bëj thirrje të gjithë bizneseve që të mos presin të na vijnë njerëz të kualifikuar, por ne të investojmë në mënyrë që të kemi njerëz të kualifikuar dhe profesionistë. Pandemia pati probleme të shumta, por për disa biznese rezultoi edhe e suksesshme, veçanërisht kompanitë online. Bizneset duhet të tregojnë kujdes dhe të marrin masa për t’u përballur me situata të tilla. Nëse do të kishte një valë tjetër të pandemisë sigurisht që do e çonte në kolaps biznesin”. Bizneset të drejtuara nga gratë në Greqi dhe nga gratë shqiptare kanë pësuar një rritje në pandemi, sipas Natasha Abazaj nga Dhoma Tregtare Profesioniste në Athinë. “Dhoma e Tregtisë në Athinë ka 19 dhoma dhe 200 mijë anëtarë, prej të cilëve 25% janë gra sipërmarrëse dhe 15% e tyre janë familje shqiptare dhe gra biznesmene. Me gjithë sfidën e pandemisë dhe vështirësitë që hasën bizneset shqiptare këtu në Athinë kjo është një shifër e kënaqshme për arritjet tona në këtë vend”, theksoi ajo. Lindita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, G7, tha se në pandemi është rritur numri i bizneseve të grave gjatë kohës së pandemisë për shkak të mundësive përmes procesit të digjitalizimit dhe shitjeve online. Kjo ka ofruar mundësi të reja që produktet të promovohen shumë lehtë jo vetëm brenda vendit, më pak kosto operative dhe shitje në tregje të reja në vendet e rajonit dhe në diasporë, duke mundësuar të tejkalohet një nga sfidat kryesore në pandemi. Viola Kaloutsi, nga TIS IMMIGRATION dhe anëtare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare theksoi se: “Unë jam emigrantja e parë shqiptare e emigruar legalisht në vitin 1988. Menaxhoj tri lloj biznesesh, Një zyrë konsulence emigracioni, një kompani transport dhe një agjensi udhëtimi. Pasoja që solli COVIDI kanë dhënë efekt sepse bizneset që menaxhoj lidhen drejtpërdrejt me lëvizjen. Ne kemi vetëm pak ditë që kemi dalë nga mbyllja. Pandemia nga ana shpirtërore sigurisht që ka ndikuar, kemi humbur edhe njerëz të familjes. Pandemia ka qenë shkatërruese për të gjithë bizneset dhe krizat e shkaktuara kanë qenë të ndjeshme. Pati rënie në bizneset e vogla dhe të mesme, duke i çuar në kufijtë e mbijetesës. Dua ta mbyll me një mesazh, ne gratë jemi shtylla kurrizore e shoqërisë”. Po! Viola ka të drejtë. Sipërmarrëset gra dhe vajza janë e ardhmja e ndërmarrjeve FinTech dhe Start-up. Samiti synoi prezantimin e sfidave gjatë periudhës së pandemisë, përvojave dhe modeleve të suksesshme të grave sipërmarrëse. Gjithashtu dhe mundësitë e investimeve të reja si dhe krijimin e rrjetëzimit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.