BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sistemi aktual kapitalist ka në fasadë demokracinë, ndërsa në themel dhunën dhe krimin!

Sistemi aktual kapitalist ka në fasadë demokracinë, ndërsa

Grushti që goditi liderin e demokratëve, Sali Berishën, në 6 dhjetor 2022, ishte dhe do të mbetet sensacioni më i madh i këtij viti, e ndoshta edhe tej tij. Kjo për dy arsye të thjeshta: Se grushti u “realizua” në një ditë të veçantë, kur në vendin tonë mblidhej SAMITI i BE për Ballkanin, dhe së dyti, grushti, apo “grushtimi”, hyri zyrtarisht në elitën e lartë të poilitikës e të shtetit, duke bërë autogolin më të “pastërt” në portën e “demokracisë”, që ata dhe shefat e tyre ndërkombëtarë, propagandojnë me të madhe prej tridhjetë e dy viteve të aplikimit të sistemit kapitalist, në vendin tonë.Ngjarja në fjalë, ishte kaq “pikante” sa me siguri do ta kalojë “tre ditëshin”e çudive, që zakonisht jemi mësuar të përsërisim për analoget e këtyre syfeteve, të cilat na kanë shoqëruar e na shoqërojnë në përditshmërinë tonë. Vetëm një grusht, i ngjashëm me ato të ringut të boksit, shkaktoi një furtunë, e cila përfshiu politikanë, analistë, pushtetarë, ndërkombëtarë dhe gjithashtu shumë qytetarë, të cilët nuk po munden t’i japin “udhë” se kush ishte “boksieri”, çfarë qëllimesh kishte, kush e nxiti dhe e pruri në “ringun” e demokracisë, kush përfitoi apo humbi në këtë aventurë boksimi, etj, etj, hamendësime, akuza e kundërakuza, të cilat do të mbeten të pasqaruara gjer në fund, duke u “palosur” në dosjet e ngjashme më ato të tridhjetë e dy viteve të fundit të tranzicionit tonë pa fund. Po, pse kjo pamundësi e gjithë sistemit, për të përcaktuar jo thjeshtë “grushtuesin” që e deklarojnë një person të sëmurë mendor, por shtytësin e tij, i cili nëse ekziston vërtet, është jo vetëm me mendje të plotë, por edhe me mendje mjaft të hollë “për të hedhur gurin e fshehur dorën”. Zgjidhja e kësaj dileme, është kaq e lehtë, për të gjithë ata që duan t’i shohin problemet drejt në sy, dhe nuk tolloviten me paravola politike dhe inskenime policeske, të cilat në vend të kthjellimit të çështjeve, lëshojnë tymuese për mbulimin e tyre.Sistemi borgjez Kapitalist, që u instalua në vendin tonë në vitin 1990, pati në bazë dhunën dhe krimin. Popullit, në asnjë rast nuk iu tha se, pas përmbysjes së sistemit Socialist, do të aplikonin sistemin borgjez-kapitalist. Ky term drithërues për çdo qytetar, që nuk ka mundësi të jetë në elitën e lartë të sistemit në fjalë, nëse togfjalëshin “Sistem borgjez-kapitalist”, ia recitonin e ia servirnin haptazi, kurrësesi nuk do ta votonte e nuk do ta pranonte. Ndaj atij iu tha se do të vendosej “sistemi demokratik” me “ekonominë e lirë të tregut”. Termat “demokratik” dhe “ekonomi e lirë” janë të hatashëm kur i ëndërron dhe kur i reciton nëpër bulevarde. Por tani pas “provimit të tyre”, këto terma na u bënë “gogol” për punëtorët, për fermerët për intelektualët e thjeshtë dhe për shtresat e varfëra të qytetit e të fshatit, që përbëjnë dhe shumicën dërmuese të popullit. Prej tridhjetë e dy vjetësh të aplikimit të këtij sistemi, nuk u arrit as demokracia, e as tregu i lirë. Pëkundrazi, demokracia rezultoi “fasadë”, ndërsa Tregu i lirë përfundoi “gallatë”!  Këto terma të bukur, nuk janë gjë tjetër, veçse asete “moderne” të sistemit borgjez-kapitaist, që  i shërbejnë për maskimin e lëkurës së tij të ujkut.Që sistemi borgjez-kapitalist ngrihet mbi dhunën dhe krimin, dhe mbahet po prej këtyre “aseteve”, nuk ka nevojë të vertetohet, sepse ajo është vertetuar këtu e tri apo katër shekuj më parë, qysh nga fillimi i aplikimit të tij në shoqërinë njerëzore. Ky sistem, dhe “vepra” e tij, tashmë nuk është “teoremë”, por “aksiomë”. Dhe aksiomat nuk kanë nevojë për vertetim.

Në vendin tonë, kjo “aksiomë” u vetvertetua që na ditët  e para të restaurimit të sistemit kapitalist. Që nga ajo ditë e gjer më sot, nuk është ndalur për asnjë çast dhuna  dhe krimi. Nëse do të mblidhnim aktet e dhunës dhe krimet, që ky sistem ka “realizuar” në vendin tone, gjatë këtyre tri dekadave të të ashtuquajturës “demokraci” dhe “ekonomi tregu”, do të bindemi se numri tyre është i barabartë, dhe madje edhe më i lartë se ditët kalendarike të kësaj periudhe. Dhuna dhe krimi janë bashkëudhëtare të sistemit në fjalë dhe çfaqen në dy forma: si dhunë dhe krim ordiner e i rrugës, dhe dhunë e krime shtetërore. Të dyja këto “spektakle” nuk i kanë munguar qytetarit shqiptar në këto tri dekada “demokracie”.Në sfondin e kësaj tablloje kriminale pothuaj të përditshme, nuk kemi pse të habitemi dhe të vemë ulërimiën për ngjarjen e datës 6 dhjetor 2022. “Grushti” në surrat të liderit demokrat, Sali Berisha, është sa një pickim mushkonje, krahasuar me dhunën dhe krimet që kanë ndodhur e ndodhin në vendin tonë, që nga viti 1990 e këtej. Lista e të “grushtuarëve”, të plagosurve, të vrarëve, të linçuarëve e të sakatosurve për “hajr” të demokracisë, është tepër e gjatë dhe po ashtu e “gjerë”. Them e gjerë, sepse në këtë listë janë përfshirë edhe figura të njohura politike, shtetërore e shoqërore, të cilët, pas vdekjes, apo pas sakatimit nga krimi i rrugës dhe ai shtetëror, u quajtën viktima, martirë apo Heronj të “demokracisë”. Ajo që e dallon rastin e “grushtit” të 6 dhjetorit 2022, nga “homologët” e tri dekadave, është fakti që kësaj here, viktimë e dhunës dhe krimit ishte bash vetë Kryemjeshtri i dhunës dhe krimit, që instaloi qysh në ditët e para të demokracinë latante e kontraverse borgjeze shqiptare.Por “qershia” mbi “tortën” e krimit e të dhunës, që ia kalon mijëra e miljona herë “grushtit salinian”, është grushti dërrmues e shkatërrues, që goditi Shqipërinë në vitin 1990 e që po vijon ta godasë edhe sot, goditje e cila nuk do ta lërë të marrë veten për vite e ndoshta edhe për shekuj të tërë. I vetmi justifikim i politikanëve dhe pushtetarëve tanë për këtë situatë dhune e krimesh që zotërojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, është shkprehja standarte, se “dhunë e krime ka edhe në shtetet e zhvilluara!”Dhe këtu thonë të vërtetën.Kapitalizmi është i njëjtë në të gjithë botën e sotme.Ai ka arritur në fazën më të lartë e të fundit të tij, që quhet imperializëm.Thënë me fjalë popullore, ka mbërritur “në majë të mullarit” dhe i duhet të “zbresë poshtë”.Por kjo gjë sigurisht nuk i pëlqen, ndaj shton masën dhe kualitetin e dhunës e të krimit, e vetmja mundësi për të mbijetuar atje në “majë”.Veçoria e kapitalistëve tanë në formim e sipër, është nxitimi i tyre i jashtëzakonshëm, për të arritur sa më shpejt në nivelet e sivëllezërve të tyre europianë e botërorë.  E në këtë rrugë “nxitimi” do të kenë doemos edhe “fiasko” të dukshme të demokracisë e të shtetit ligjor që pretendojnë të ndërtojnë. Këto fiasko të demokracisë së tyre të pështirë, po shihen e kuptohen çdo ditë e më qartë mga qytetarët, dhe nuk do të vonojë shumë dita kur “grushti” i vërtetë i tyre, do të godasë fuqishëm mbi ozurpatorët e demokracisë së vërtetë që kërkon populli dhe prosperiteti  vendit të tij.