
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Sistemi borgjez, kur i shërben, të mundëson karierë të paqme dhe pasuri të hatashme!

Shkruar nga Gjon BRUÇI 13 Mars 2023

Të enjten e javës që kaloi, po ndiqja “Opinionin” e Fevziut. Bëhej fjalë për pagat dhe pasuritë e politikanëve dhe shtetarëve të lartë të vendit, duke filluar nga Guvernatori i BSH, SPAK-u, titullarët e piramidës shtetërore, dhe deputetët. Mjafton të shohësh këtë “piramidë” rrogash, të kuptosh se çfarë hendeku social është krijuar në mesin e shoqërisë shqiptare. Por akoma më “interesante” është disniveli i krijuar midis pasurisë së tundshme e të patundshme të elitës drejtuese të shtetit, me qytetarët e zakonshëm, e veçanërisht me pensionistët, invalidët, tetraplegjikët, punëtorët e papunë në qytet e në fshat, dhe me rininë që ka marrë rrugën e kurbetit. Sot mund të themi pa frikë, se është ngritur plotësisht kasta e pashallarëve dhe e bejlerëve të dikurshëm, e cila livadhis mbi kurrizin e rajasë së qytetit dhe fshatit shqiptar. Kjo panoramë, tashmë është bërë e zakonshme dhe e pranueshme për të gjithë, ndaj dhe “pashallarët” e rinj, për çdo vit, plotësojnë formularët përkatës, duke deklaruar pa u skuqur, pagat, fitimet dhe pasuritë që disponojnë e shtohen si në përrallën e “Njëmijë e një netëve”. Është kjo arsyeja që edhe “opinion” i Fevziut, për pagat dhe pasuritë e pushtetarëve, kaloi pa ndonjë vëmendje të veçantë, përveç debateve të zakonshme të tre-katër analistëve në studio, që shërbyen më tepër si garniturë e emisionit. Edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve, do ta kisha përcjellur me një buzëqeshje idhnake “opinionin” në fjalë, por kur në ekranin e studios u çfaq emri i Presidentit të Republikës, dhe bri emrit të tij, të njëjtat shifra pagash e pasurishë me pashallarët e tjerë të elitës së politikës e të shtetit, stopova në vend. Këto paga e pasuri pashallarësh, ish kolegu im, i kishte siguruar kur ishte në radhët e Forcave të Armatosura, ndaj po ndalem të zhbiriloj ndryshimin e madh me pagat dhe pasuritë e ne kolegëve të tij, të të njëtës strukturë, siç ishte ajo e Forcave të Armatosura. Zoti Begaj, pas mbarimit të shkollës së lartë për mjekësi, iu bashkangjit strukturave të Ushtrisë, dhe gjithë karierën e tij e realizoi në kryeqytet, ku pati mundësi të ndiqte me dhjetra seminare, e kurse kualifikimi në fushën e mjekësisë, e në fusha të tjera, brenda e jashtë vendit, duke i siguruar vetes karriken e zyrave drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, e gjer tek karrika e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, përfshi gradën e gjeneral-majorit. Tani ç’është e vërteta, niveli i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, nuk mund të arrihet kurrsesi, pa kaluar një nga një shkallët e hierarkisë nga toga gjer në Brigadë e Divizion, dhe pa u sprovuar në stërvitje me reparte e njësi të të gjitha niveleve të ushtrisë. Por le ta kapërcejmë këtë “mesele demokracie”, dhe të hidhemi në kapërcimin pa “pedanë” të personazhit tonë në karriken më të madhe shtetërore, atë të Presidentit, çka e detyroi këtë të fundit të deklaronte hapur në ILDKPKI, pasuritë e tundshme e të patundshme, të trashëguara nga Ushtria, pasuri e cila i është shtuar e shumuar, si të kishte “Llambën e Aladinit”! Më 4 qershor 2022, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë votash të socialistëve, zgjodhi zotin Begaj në postin e Presidentit. Për këtë zgjedhje, shtypi I ditës, midis të tjerave theksoi: “Bajram Begaj ka shërbyer prej 31 vitesh në ushtri. Para marrjes së detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor e Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe nga korriku i vitit 2020, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Profesionalisht Begaj është një emër i palakuar negativisht. Sa i përket pasurisë, edhe ai nuk mbetet pas nga politikanët dhe shtetarët e lartë. Sipas të dhënave, që CAN. al ka siguruar nga ILDKPKI, pasuria e Begajt është me dhjetra miliona, si në pasuri të tundshme, ashtu dhe në pasuri të patundshme. Patundshmëritë e tij shtrihen nga Tirana, Kashari, Lundra, Gosa dhe Llogaraja. Begaj dhe bashkëshortja e tij deklarojnë disa llogari bankare, që burimin e kanë nga pagat e tyre në shtet, por edhe në privat. Begaj deklaroi tri apartamente banimi”. Pasqyra e plotë me llogaritë bankare dhe pasuritë e patundshme tashmë është afishuar, jo vetëm në emisionin “opinion” të Fevziut, por edhe në shtyp e kudo. Këtë pasuri e ka të pasqyruar hollësisht edhe ILDKPKI. Ndaj unë do të shënoj më poshtë vetëm disa nga këto pasuri (në monedha dhe në asete), që tërheqin vëmendjen:
Së pari: -Sipas deklarimit përkatës, përveç të ardhurave nga pagat shtetërore, (Begaj në Ushtri dhe bashkëshortja në KLSH), ata kanë patur të ardhura edhe nga klinika mjekësore private, dhe si pedagogë të jashtëm në Universitetet private “Kristal” dhe ai “Amerikan”, por dhe të ardhura gjer në masën 3000 euro nga konsulencat në spitalin Amerikan, në spitalin ”Acibaden”, dhe në “Ansige”. Në këtë rast lind pyetja: Si mund të punosh në klinikë private dhe të japësh leksione e konsulenca në universitete, dhe spitale private, kur je në detyra të rëndësishme, gjer Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nëpunëse e KLSH-së?
Së dyti: -Sipas deklarimit të Begajt, familja e tij zotëron jo vetëm një dyqan të blerë, jo vetëm tri apartamente të blera apo të dhuruara nga prindërit dhe vëllai emigrant, por edhe sipërfaqe tokë në Kashar, në Lundër e në Gosë të Kavajës, tokë që e paskan marrë me ligjin 7501! Mirëpo ligji 70501 u jep sipërfaqe toke vetëm atyre që kanë qenë anëtar të Kooperativave Bujqësore, dhe jo nëpunësve të shtetit, dhe aq më pak oficerave të ushtrisë.
Së treti: sipas deklaratës së Begajt, familja e tij ka në ponësi 1/3 e një objekti të ushtrisë në Llogara, marrë pa shpërblim. Kjo nuk ka nevojë për koment, sepse nuk është objekti i vetëm i ushtrisë që u është dhënë privatëve, dhe shefave ushtarakë, ku Shef Shtabi ishte vetë Begaj.
Së katërti: Në llogaritë e të ardhurave monetare, zoti Begaj fut jo vetëm shpërblimet për punën e mirë që ka bërë, por edhe “kompesimet” e ushqimit prej 20 mijë lek të reja në çdo muaj, dhe po çdo muaj edhe kartën 10 mijë lekëshe të reja të telefonit celular. Kjo është kaq absurde për dy arsye: Ushqimet falas ushtaraku i konsumon kur qëndron nërepart pë disa ditë pa shkëputje, por jo të shkojë në shtëpi, dhe ushqimin që nuk konsumoi, ta kompesojë me të holla. Ndërsa akoma më absurd është karta e telefonit, kur ushtaraku gjatë shërbimit duhet të flasë me mjetet e ushtrisë, dhe jo me celularët, të cilët kapen jo vetëm nga hakerat, por edhe nga pronarët e celularëve. Nëse ka ndonjë ligj apo VKM në favor të këtij privilegji, atëhere del se Ushtrinë e kemi kthyer në “BIG Brodher”-Vip! Nuk do të vijoi më tej, sepse është e mjaftueshme për të kuptuar se kur korrupsioni ndodh në radhët e ushtrisë, ku presupozohet të jetë shtresa më e pastër e shoqërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në sektorët e tjerë të ekonomisë, të kulturës, të arsimit, etj. etj. Tashmë është e qartë që piramida e korrupsionit në administratën tonë shtetërore, ia kalon dhe piramidës së Keopsit. Ajo, siç duken bathët, nuk do të mund të shembet as nga SPAK-u i famshëm, i cili, për ironi të fatit, qysh në hapat e parë duket se është bërë KAPS. Piramida jonë e korrupsionit do të mbetet në këmbë, duke rivalëzuar “madhështinë” e piramidës së Lashtësisë, sepse është ngritur, jo me tulla e gurë, si dikur, por me euro e dollarë të zhvatura nga djersa e skllevërve modernë të shekullit njëzet e një.
Më të lexuarat


“Të godasësh qiellin me dy gishta”

Projektligji i pabarazisë së theksuar tatimore

Jogaxhinjtë e jogës...

Një President mes akuzave dhe ngjarjeve asnjëherë të praktikuara në demokracinë amerikane!

Revoltë e heshtur sipas polarimit politik në shoqërinë shqiptare

Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!
