BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Opinion / Editorial

Situata e vendit përballë opinionit dhe mendimit qytetar

Situata e vendit përballë opinionit dhe mendimit qytetar

Motivi që më nxiti për trajtimin e këtij problemi, janë dukuritë paradoksale që po përjeton e gjithë shoqëria shqiptare në këtë periudhë tranzicioni në kuadrin e zhvillimeve të ndodhura, parë në tërësinë e tyre. Madje të tilla zhvillime kanë krijuar shqetësime, diskutime dhe debate në jetën sociale, përfshirë të gjitha nivelet e shoqërisë sonë. Paniku, stresi, ankthi, si dhe pasiguria për të nesërmen, ndjehen pothuajse te cilido që po e përjeton këtë situatë. Jo pa qëllim mendova të hartoja dhe një pyetësorë me qëllim studimi, duke patur si orientim problematikat e përjetuara në vendin tonë, për vjeljen e mendimeve te individë të niveleve të ndryshme, që të marr prej tyre mendime dhe opinione sa më transparente, sa më objektive dhe sa më të vyera lidhur me situatën e momentit. Sigurisht ky shkrim nisur nga problematika që dikton, shërben si një sensibilizim dhe si një mesazh për të dhënë shpjegimet e nevojshme, jo vetëm për të interesuarit, por mbi të gjitha mendoj se shkrimi i diktuar, do të shërbej edhe si një apel për shtetin tonë ( pasi dihet që shteti në çdo sistem shoqëror, është një katalizator dhe rregullator i shoqërisë ) për të bërë ndryshimet e duhura dhe përmirësimet e nevojshme, e padyshim shteti mban edhe përgjegjësinë e tij lidhur me situatën e momentit që përjeton vendi dhe shoqëria jonë. Por dua të nënvizoj se krahas shtetit, kemi edhe të tjerë aktorë që ndikojnë dhe ndihmojnë me kontributet e tyre për ndryshimin dhe përmirësimin e situatës, që këtij vendi dhe këtij populli, t’i kthehet jeta normale. Po ç’doli nga pyetësori i zhvilluar ( siç lart përmenda ) dhe studimi i bërë lidhur me problematikën e diktuar, gjatë kontakteve në vazhdimësi me individë të niveleve të ndryshme?Le t’i ndjekim ato sipas pyetjeve të radhës. Lidhur me pyetjen 1. A mendoni se jeta në vendin tonë për momentin nuk funksionon normalisht, nisur nga problematikat e përjetuara ?Në këtë drejtim mendim dominant ishte që jeta jonë ka kohë që ka dalë nga binarët normal të saj, duke u transformuar në një jetë të pakuptimtë dhe pa vlera. Kjo shihet në perfomancën e njerëzve në jetën e përditshme ku mund të përmendim shkeljen e etikës në uniformën e tyre ( reflektimi i ekstravagancës në veshjen e tyre) të përditshme, ku në shumicën e rasteve, nisur nga veshja dhe uniforma nuk arrin të dallosh cili është djali dhe cila është vajza, cili është mashkulli dhe cila është femra. Aspekte të tjera lidhur me mendimet e dhëna për pyetjen e parë, janë dukuritë kriminale të formave nga më të ndryshme që ndodhin në vazhdimësi në jetën sociale e të tjera ngjarje të paparashikuara për të cilat tashmë jemi të gjithë dëshmitar. Lidhur me shembujt e dhënë, konkluzioni i tyre është se kemi të bëjmë me një degjenerim pothuajse të të gjithë shoqërisë në këtë tranzicion .Si një aspekt tjetër për një jetë të degjeneruar, përmenden edhe stacionet e ndryshme televizive lidhur me programet që shpalosin, programe të cilat në pjesën më të madhe të tyre nuk përcjellin mesazhe që edukojnë pozitivisht tek teleshikuesi ynë dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi. Në këtë drejtim si shembull negativ u përmend stacioni Top Channel. Lidhur me pyetjen 2. Tregoni shkaqet dhe arsyet përse erdhën të tilla prurje ?Lidhur me dukuritë dhe prurjet e ndodhura thanë ata, ishte se përgjegjësia në radhë të parë i faturohet shtetit nga mungesa e funksionimit të tij gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, në drejtim të zbatimit të ligjit. Por në kuadrin e komenteve të bëra, ka edhe mendime se krahas shtetit që duhet të japë modelin e tij në rolin që i takon, nuk mbetet pa përgjegjësi edhe vetshoqëria jonë, pasi për demokracinë e vendit dhe jetën e mirë në vend, duhet të kontribuojmë të gjithë në pjesën që na takon. Lidhur me pyetjen 3.A mendoni se në kuadrin e këtyre prurjeve dhe ndryshimeve të ndodhura me ndërrimin e sistemeve, disa gjëra ishin të nevojshme dhe të domosdoshme ? Lidhur me këtë pyetje, ka mendime që mjaftë gjëra u bë mirë që u përmbysen, por në kuadrin e përmbysjeve të ndodhura pati edhe keqkuptime, pasi bashkë me të këqijat dhe negativet e atij sistemi u hodhën poshtë edhe disa të mira që kishin të bënin me traditat pozitive të popullit dhe vendit tonë me mendimin se gjithçka që lidhej me jetën dhe botëkuptimin e atij sistemi, tashmë të përmbysur, duhej konsideruar si diçka e keqe dhe e panevojshme për sistemin e ri që u vendos. Por mos të harrojmë se çdo sistem dhe çdo kohë ka të mirat dhe të këqijat e saj, por e mira, tradita dhe vlera duhet të ruhet përsëri në kuadrin e transformimeve dhe përmbysjeve të mëdha dhe cilësore. Sigurisht kjo është edhe një meritë dhe kulturë për popullin që i ruan ato. Në kuadrin e reagimeve lidhur me përmbysjet e ndodhura me ndërrimin e sistemeve, pati edhe mendime se ende ruhen mbeturinat e atij sistemi, gjë e cila është reflektuar në mënyrat e qeverisjeve të radhës në tranzicionin e përjetuar. Lidhur me pyetjen 4. A mendoni se në një të ardhme jeta që përjetojmë, do i kthehet normalitetit ? Nëse po, sa kohë e parashikoni kthimin e jetës normale ? Në se jo cilat janë arsyet e këtij mendimi ?Për këtë pyetje shumë mendime ishin skeptike për kthimin e jetës normale, nisur nga mënyra e qeverisjeve dhe e klasës politike që përjetojmë. Mendimi dhe shprehja që u lakua më tepër në këtë aspekt ishte: vendi ynë do t’i kthehet jetës normale, vetëm kur drejtimin e vendit do ta marr një klasë e re politike me kulturë perëndimore dhe e zhveshur nga çdo lloj ndikimi me mentalitet komunist. Lidhur me pyetjen 5. Nga kush pritet kthimi i jetës normale dhe i zhvillimit në vendin tonë ? Në këtë drejtim u shprehën ata, fjalën dhe shembullin pozitiv në radhë të parë, duhet ta japë vetë shteti përmes organeve ligjzbatuese të tij, më pas edhe populli ynë me kulturën dhe ndërgjegjen e tij në drejtim të sjelljes në çdo mjedis ku ndodhet,përmbushjes së detyrave nga punonjësit e administratës shtetërore, si dhe të zbatimit me korrektesë të ligjeve të miratuara. Faktori i jashtëm pa dyshim ka rolin e vet në drejtim të ndihmës dhe ndikimit në zhvillimin e vendit por determinare mbetet kontributi i vetë shqiptarëve për t’i kthyer vendit të tij lumturinë dhe jetën normale. Lidhur me pyetjen 6. Si i mendoni ndryshimet dhe dallimet midis jetës që përjetojmë në vendin tonë, me jetën në vendet e tjera të botës ?Mendimi në këtë drejtim ishte që vendi ynë nisur nga niveli i zhvillimit dhe jetës që bën,ndodhet shumë larg vendeve të tjera të botës, pasi ata janë shumë më përpara nesh lidhur me vendosjen e demokracisë dhe zhvillimet demokratike, pasi historia e tyre ka patur të tjera rrjedha, krahasuar me historinë e vendit tonë. Aq më tepër se vendi ynë, ishte vendi i fundit në Ballkan që doli nga diktatura komuniste. Sigurisht vendi ynë ishte edhe bastioni i fundit i komunizmit. Po ashtu thanë ata edhe populli i atjeshëm ka një nivel më të lartë në drejtim të kulturës, krahasuar me kulturën e popullit në vendin tonë që lidhet me shumë faktorë historik që neve na kanë munguar. Por lidhur me këtë diferencë të ndjeshme zhvillimi që kemi, krahasuar me shumë vende të tjera të botës si dhe me këtë tranzicion të gjatë, të dhimbshëm dhe të vështirë që përjetojmë, jemi edhe vetë përgjegjës, ( duke përfshirë të gjithë aktorët ) lidhur me sjelljet dhe kontributet e dhëna për zhvillimin e vendit dhe të demokracisë shqiptare. 7. Si e mendoni ju funksionimin e një jete normale ? Shumica e mendimeve lidhur me këtë pyetje ishte se që në një vend të funksionojë jeta normale, duhet të funksionojnë tri gjëra kryesore dhe të domosdoshme që vendit tonë deri më tani i kanë munguar si rrjedhojë e keqqeverisjeve të radhës dhe e abuzimit me pushtetin: Së pari, të zbatohet ligji nga ana e shtetit pa dallim. Së dyti, të respektohen të drejtat e njeriut në rrugë legjitime. Së treti, të ketë variante pune për njerëzit që të mos përjetohet papunësia dhe lindja e varfërisë me përmasat siç ndodh në vendin gjatë jetës në këtë periudhë tranzicioni.