BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

S’ka gjë pse nuk je dakord me mua, problem është kur nuk je dakord as me veten shqiptar!

S’ka gjë pse nuk je dakord me mua, problem është kur nuk je

-Turp i madh bashkimi me problemet e ish-Jugosllavisë si kërcënim për sigurinë e SHBA-ve!-

Me një qëndrim realisht të jashtëzakonshëm, Presidenti i SHBA-ve ka bashkuar dhe Shqipërinë me problematikën e madhe politike dhe strategjike drejt demokracisë që ka ish-Jugosllavia, ose vendet përbërëse të saj. Ai në ndryshimin e neneve urdhëra të dikurshëm, ka vendosur që: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjeron këtë fushë të emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor), ndryshuar nga Urdhri Ekzekutiv 13304 i Majit 28, 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimi i plotë në institucionet transatlantike dhe në këtë mënyrë të jashtëzakonshme përbën një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. As që ka nevojë të sqarohet më tepër se sa kaq. Ajo që vihet re është bashkimi si kërcënim i sigurisë kombëtare të SHBA është dhe Shqipëria me anën e të korruptuarave të saj. Tashmë kuptohet qartë se Shqipëria ka në rrugëtimin e saj drejt demokracisë, një bashkim të turpshëm dhe me ish-Jugosllavinë dhe ata që duan ta kuptojnë e dinë se kjo shprehet në një “antiamerikanizëm” që përkthehet në një “futje hundësh të Rusisë” në rajon përfshi dhe Shqipërinë. Kuptohet qartë se vjen mbas “non grata” për Berishën dhe po ashtu kuptohet qartë, se do të ketë lëvizje spektakolare të administratës amerikane për të shëruar një situatë tashmë të sëmurë (kanceroze) të krijuar prej më shumë se katër viteve të administratës së kaluar amerikane në Ballkan. Është e qartë se korrupsioni qoftë dhe ai endemik në Shqipëri, nuk fillon dhe mbaron me Berishën, por ai tashmë është faktor destabilizacioni në Shqipëri. Por ka dhe antiamerikanizëm thelbësor në rajon të ish-Jugosllavisë dhe po çon krye për fat të keq dhe në Shqipëri. Në fakt te ne problem i madh është tentativa për humbje e parimeve dhe besimit në aleancat strategjike te një pjesë e madhe e lidershipit politik korruptiv dhe lëkundja e qartë në shoqëri nga kërcënimi korruptiv i përhapur në mënyrë metastaz-ike në gjithë trupin e saj. Po, përfshi institucione, organizma shoqërore dhe vetë njerëzit në përgjithësi. Ka ardhur dita që po diskutohet si dikur – i moralshmi si budalla dhe hajduti si i zoti. Ose parimori si armik dhe shkelësi i ligjit dhe rregullave si “mik i partive dhe shoqërive të korruptuara” përfituese politikisht. Është dita kur të korruptuarit nderohen dhe të pakorruptuarit luftohen si të ishin “zgjebja e shoqërisë sot”. E padyshim administrata amerikane këtë gjë tashmë të stërrënduar në Shqipëri, e barazon me “gjendjen fragile” të ish-Jugosllavisë si me korrupsion dhe antiamerikanizëm apo pro rusizëm në ecjen drejt medemek – integrimit, i cili për çdo ditë bëhet dhe më i pamundur me një sëmundje kaq të madhe të korrupsionit kudo në vendet e rajonit të Ballkanit Perendimor. Sigurisht që kjo përbën dhe një kërcënim për peshën e SHBA-ve në Ballkanin në fjalë dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të tyre. Shqiptari tashmë ka bërë zakon të mos jetë dakord me atë që thotë ose bën ndryshe ose mua bie fjala si shembull, por ai ka një të keqe të madhe: nuk është dakord shpesh as me veten. Shqiptari nuk është dakord me veten për rrugën që ka zgjedhur të përshkojë në demokraci. Ai pra shqiptari (shoqëria) ishte dakord dikur se do të shkonte përpara me anën e punës së ndershme. Por sot kjo ka ndryshuar në pjesë të mëdha të shoqërisë. Më e “ndershmja punë” dikujt po i duket mbjellja dhe shitja kanabis. Shqiptari nuk është dakord me veten për qëndrimin e duhur ndaj parimeve të zbatimit të ligjit dhe aleancave ndërkombëtare, duke vendosur sipër tyre interesin e ngushtë partiak dhe personal të ngushtë kudo në jetë. E sigurisht kjo është pjesë e veprimit të korrupsionit në logjikën pasuruese dhe jetës në ndershmëri të diskutueshme. Një pjesë e shoqërisë tashmë nuk është dakord me jetën pa korrupsion. Kjo marrëzi, e bën të mos jetë dakord as me veten. E sigurisht që nuk është problem që nuk është dakord me mua, por shqiptari tashmë ka filluar të mos jetë as me veten dakord. Mund të mos jetë dakord me mua, por është shumë keq që del shpesh – jo dakord me veten e tij. Duke iu bindur korrupsionit dhe jetuar nën korrupsion, duke i besuar partisë dhe jo Shqipërisë, duke besuar vetëm te fitimi dhe jo te parimi demokracisë, duke besuar te imoraliteti politik dhe jo demokracia - shqiptari tashmë nuk është dakord as me veten. Sigurisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e shoqërisë. Shpallja (urdhër) e bashkimit të Shqipërisë me vendet e ish-Jugosllavisë si kontroll bazë për konceptim kërcënim ndaj sigurisë së SHBA-ve është një turp i madh për ne. Nuk duhesh t’i bashkoheshim kurrë vendeve të ish-Jugosllavisë. Po pra që janë me problematikat e tyre të thekshme etnike dhe racore apo religjionare që ne nuk i kemi. Por ne kemi humbur parimet për të cilat besuam në fillimet e demokracisë duke mos - qënë dakord as me veten. Ajo që them: mirë që s’jemi dakord me atë tjetrin përballë, por as me veten në një betim të dikurshëm pro perëndimor, pro demokracisë, pro lirisë dhe pro ligjit. Kjo është e pafalshme. SHBA-të e kanë seriozisht dhe kjo kuptohet, por për ne, ishte turp i madh bashkimi me problemet e ish-Jugosllavisë si kërcënim për sigurinë e SHBA-ve.