BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

S’ka protestë që e shpëton Sali Berishën

S’ka protestë që e shpëton Sali Berishën

Sali Berisha e ndjen fundin e tij  të pashmangshëm, ndaj përpëlitet  të tregohet para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, se ai është shpëtimtari i PD dhe i demokracisë në Shqipëri. Ditën që do të mbahet Samiti i BE në Tiranë, Berisha ka premtuar se do të  bëjë një protestë sa të “tundi”, jo vetëm Edi Ramën, por edhe botën. Por edhe pse Berisha ka dhjetë vjet që mallkon e shan Edi Ramën, askush nuk  e llogarit më atë si faktor në politikë.  “Do t’i tregojmë botës me protestën tonë –deklaron Berisha, se Shqipëria është një vend diktatorial dhe se Edi  Rama është armik i votës së lirë!” Po kush është ky që kërkon  të shfaqet para botës si demokrat? Ai që për  pushtet personal, dogji dy herë Shqipërinë dhe vrau katër demonstrues në 21 janar?  A mund t’i shesë ky “primaret” e tij, si kulmi i aplikimit të votës së lirë, kur në sallat e votimit foltoristët e tij po vriten me njeri tjetrin? Mos vallë  nuk e njeh bota  gjendjen në Shqipëri, që paska mbetur t’ia tregojë Sali Berisha? Bota e njeh shumë mirë  rrugën që po ndjek Shqipëria, ndaj  i ka dhënë asaj në vazhdimësi  prioritetet e duhura. BE i hapi vendit tonë në korrik të këtij viti negociatat për anëtarësim në BE, gjatë vitit 2021 Shqipëria  mori drejtimin e OSBE, kurse për periudhën   2022-2023 iu dha mandati si  anëtare  e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Shqipëria në saj qëndrimit dashamirës  që ka mbajtur me kancelaritë perëndimore,  përfitoi  nga  vendet përkatëse  miliona euro si ndihmë për të eliminuar pasojat e tërmetit  dhe  të pandemisë  gjatë periudhës 2019-2021, dhe sot është e pranishme në  të gjithë samitet, konferencat dhe takimet e rëndësishme që organizohen  me krerët më të lartë  të shteteve. Me protesta që organizon, Berisha nuk i tregon asgjë të re botës, përkundrazi e injoron atë  me slogane komuniste. Nuk e ndihmon demokracinë shqiptare, përkundrazi ai  kërkon ta izolojë akoma më tepër atë nga bota. Shqipëria sot nuk është aspak e izoluar. I izoluar  është  vetëm një njeri politikan i dështuar që  quhet Sali Berisha, i cili  ka marrë peng dhe një grup  të verbërish, prodhim i foltoreve  të tij  demagogjike. Le të organizojë  Berisha foltore, kuvende “demokratike” e zgjedhje me primare, le të bëjë protesta e le  të shajë e ulërijë, por asgjë nuk e shpëton atë nga fundi që e pret. Biles Berisha mund të nxisë  të bëjnë protesta edhe emigrantët në  Angli, SHBA, të cilat i kanë vënë atij  damkën e “non gratas”, por më shumë do t’i shtrëngohet  “çarku” i izolimit. Shqiptarët  kanë fiksuar në kujtesë të kaluarën e Berishës dhe po i shohin përditë  edhe sloganet e demagogjinë e tij për demokracinë. Më kot mundohet Berisha  tani,  në moshën e pleqërisë, të hedhë  trëndafila mbi të kaluarën e tij  kriminale. “E shkuara nuk vdes kurrë- thotë Ulliam Folkner- madje nuk është e shkuar.” Protesta e Berishës më 6 dhjetor, është jo vetëm antikombëtare, por edhe boomerang  për të. Është antishqiptare, sepse i kundërvihet një rasti mjaft pozitiv që u krijua për Shqipërinë, siç është  mbledhja për dy ditë e një Samiti  të BE, ku ne, prej vitesh po bëjmë luftë  që të aderojmë. Është antikombëtare, se ai kërkon të injorojë përfaqësuesit e BE, se “nuk e njihkan gjendjen në Shqipëri” dhe i vetmi “shpëtimtar” i demokracisë në  këtë vend qenka S. Berisha!  Por sa protesta ka bërë Berisha në këtë vend, sa anatemime prej deliranti të urryer  ka nxjerrë  nga goja  ndaj qeverisë dhe ambasadorëve  të huaj, dhe si ka mundësi që  dy vendet më të mëdha të demokracisë, SHBA dhe Anglia nuk e kanë dëgjuar, por e shpallën “non grata!”

Protesta është antikombëtare, sepse Berisha kërkon t’i barazojë shqiptarët me veten, sikur  këta janë të izoluar si ai,  gjë që  brenda dhe jashtë vendit e njohin dhe e dinë shumë mirë se si është realiteti. Por protesta është dhe boomerang  për Berishën,  sepse ai do të zbulohet ashiqare   si destabilizues, si komunist, duke u rikujtuar  të gjithëve edhe njëherë, ‘97, Gërdecin e 21 janarin.

Berisha nëpërmjet kësaj proteste përpiqet të fitojë kredibilitet, pasi e sheh qartë fundin e tij. Ai llogarit, se është më mirë  i burgosur, se sa i dështuar me politikën e tij konfliktuale antikombëtare,  i harruar dhe i injoruar nga të gjithë.  Ndaj me malin e turpit që mban mbi shpinë, ai nuk mund të kthehet  mbrapa, por shkon me ballin lart drejt vetasgjësimit. U çuditëm, se  pak me vonesë, protestës së njoftuar nga Berisha, iu bashkua edhe Meta. Pasi priti disa ditë Meta , se mos ndërkombëtarët  do t’i afroheshin e ta këshillonin të mos angazhohej në protestë, dhe kështu ai jo vetëm do të rriste krebilitetin tashmë krejtësisht të humbur, para ambasadorëve perëndimorë, por do të konkurronte më lehtë edhe aleatin e tij Berisha.  Gjithashtu nëpërmjet  protestës së 6 dhjetorit  ndër sy të ambasadorëve,  kërkohet  t’i bëhet  edhe një herë presion gjykatës për t’i dhënë Berishës siglën e PD. Por ta dinë mirë, se të tre fuqitë më të mëdha perëndimore, janë kundër tyre,ndaj  janë të dështuar plotësisht. Muriel  James thoshte: “Dështaku rrallë herë jeton të sotmen, ai e shkatërron atë, duke u përqendruar mbi kujtimet e shkuara, ose mbi pritshmëritë e ardhshme.”