BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Skandali, cënohen rëndë vlerat e OKB-së

Skandali, cënohen rëndë vlerat e OKB-së

Gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres,  presidenti rus Vladimir Putin tha se  “Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë. Edhe Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova” .

“Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” – tha i prerë Guterres. Nga i buroi kjo përgjigje? Në korrik të vitit 2010, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara i dha vulën shtetësisë së Kosovës, duke vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u mburr para Putinit, duke i dhënë të drejtë  alibisë me të cilën presidenti rus rreket të  justifikojë pushtimin e Ukrainës. Me këtë përgjigje Guterres i lejon Putinit të shpresojë në aventurën që ka nisur. Putin e shtron djallëzisht gabim çështjen e Luhanskut dhe Donetskut, duke e krahasuar me Kosovën. Ai kërkon të përhapë konfuzion.

Ka shumë dallime mes çështjes së Kosovës dhe sulmit rus në Ukrainë, të fokusuar në aneksimin e Luhanskut dhe Donetskut, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. NATO intervenoi në Kosovë vetëm pas dëshmive të rënda të abuzimit serb kundër shqiptarëve etnikë, duke përfshirë vrasjet masive dhe dëbimet. Forcat ruse intervenuan në Ukrainë pa raportime të abuzimeve apo dhunës kundër rusëve etnikë. NATO nuk e okupoi Kosovën pasi dëboi forcat serbe jashtë saj, por dërgoi paqeruajtësit. Trupat ruse, ndërkohë, morën kontrollin mbi Krimenë përpara se të mbahej referendumi i saj për t’u bashkuar me Rusinë. Kështu kërkon të veprojë presidenti rus  edhe me Luhanskun dhe Donetskun. Shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë, por nuk u bashkuan me vëllezërit etnikë në Shqipëri në një shtet të vetëm. Krimea nënshkroi një deklaratë për t’iu bashkuar Rusisë dy ditë pas referendumit, i cili u konsiderua i gabuar dhe jodemokratik nga Perëndimi. Pra rastet nuk janë aspak të ngjashme. Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përmend Putini, ndër detyrat kryesore të Komisionit Special për Dekolonilizim, ka përcaktuar  miratimin dhe implementimin e Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë vendeve dhe popujve kolonialë dhe ka informuar Këshillin e Sigurimit për të gjitha zhvillimet në territoret që i përfshin Deklarata.

 

Kjo Gjykatë  vendosi që territori Kosovës të bëhej i pavarur, duke u mbështetur mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila  në thelb garanton të drejtat që i përkasin grupit të drejtave civile dhe politike. Kjo Gjykatë miratoi implementimin e Deklaratës për dhënien e Pavarësisë Kosovës, si të rrezikuar nga  kolonializmi serb dhe gjenocidi milosheviçian.

Fjalorët e së Drejtës Ndërkombëtare gjenocidin e përkufizojnë si krim i kryer me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesshëm të një grupi kombëtar fetar ose racor. Gjenocidi është i ndëshkueshëm dhe për këtë është kompetente Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe ajo e Hagës, e cila së fundi ka hapur një proces ndaj Putinit, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë. Pavarësia e Kosovës erdhi në përputhje me dispozitat e së Drejtës Ndërkombëtare (të regjistruara më qartë në rezolutën 2625 (XXV) të OKB-së të vitit 1970 dhe në Deklaratën e Vjenës të vitit 1993) dhe praktikës së vendosur, sipas së cilës zbatohet e drejta për "vetëvendosje të jashtme" vetëm për popujt e vendosur në një varësi koloniale ose të huaj tjetër ose në kushte pushtimi të huaj. A nuk ishte Kosova e pushtuar nga Serbia? Guterres, si përfaqësues i OKB, organizatës më të fuqishme në botë, që funksionon vetëm në emër të vlerave të së vërtetës dhe drejtësisë, i takonte të bënte një interpretim  ekzistencial të së vërtetës dhe lirisë, rrethanat që sollën pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar historisë së Kosovës. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte imperativ kategorik, i diktur nga spastrimi etnik dhe gjenicidi i Milosheviçit. Fjalorët e së drejtës ndërkombëtare gjenocidin e përkufizojnë si krim i kryer me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesshme të një grupi kombëtar fetar ose racor. Gjenocidi është i ndëshkueshëm dhe për këtë është kompetente Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë dhe ajo e Hagës.  Neni 6 Rezolutës 1514 të OKB thotë se “çdo përpjekje që synon të shkatërrojë pjesërisht ose plotësisht unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të një vendi tjetër është e papajtueshme me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”. Çfarë po bën Putin në Ukrainë? Presidenti Putin në mënyrë të pashmangshme do të përballet me pyetjen se si  i mëshon idesë së vetëvendosjes së dy krahinave, Luhanskut dhe Donetskut, duke nxitur separatizmin. Në praktikën e OKB-së, vetëvendosja e jashtme barazohet me dekolonizimin dhe jo në neokolonializëm, siç kërkon të bëjë Putini. Putin, me duar që i dridhen nga krimet e llahtarshme mbi popullsisnë civile në Ukrainë, kapardisur me cullufet e perandorit suprem, na përmendka edhe Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke qenë alergjik ndaj çdo forme lirie, ndërsa Guterres, pa u skuqur as nga vetja, shfaqet gati duke përçmuar pavarësinë e Kosovës! O tempora, o mores! Po jetojmë kohë të çuditshme! Fantazma e nacionalizmit rusomadh, ka për qëllim të mbramë spastrimin e bashkësisë kombëtare ukrainase, gjoja për të hequr qafe të keqen që ka pllakosur këto dy krahina ukrainase. Por Guterres, si përfaqësues i organizatës më të lartë ndërkombëtare,  duhet të mbrojë vlerat absolute të organizatës që përfaqëson. Në vend që Guterras ta demaskonte dhe frenonte aventurën e Putinit, ka glorifikuar egoizmin putinist,  duke cënuar rëndë vlerat e OKB.  Qëllimi i OKB është t’i qaset një epoke të historisë njerëzore krejt të ndryshme nga ajo që ka përjetuar bota dhe jo të glorifikojë përvojën e pashembullt të nazizmit. OKB është organizata më e madhe në botë, e cila ka për qëllim bashkëpunimin midis shteteve të botës, sigurinë ndërkombëtare, ruajtjen e paqes në botë, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Të pranosh arsyetimin e Putinit do të thotë  të paranosh frymën e kolonizimit putinist. Zbatimi i parimit të vetëvendosjes duhet të shihet si një strategji për të parandaluar konfliktet dhe luftërat dhe jo të nxisë agresionin, siç vepron sot Putini.