BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Skanerët shqiptarë me impulse të fikura apo dogana me porta të shqyera!

Skanerët shqiptarë me impulse të fikura apo dogana me porta

Jo në pak raste maune, automjete, karroca, pasagjerë me çanta shpine, kapërcejnë traun e kufirit me ngarkesa të ndaluara, kryesisht drogë të llojit kanabis sativa. Kamionë me drejtues të pajtuar, siguruar si shoferë me qera apo të punësuar me një përdorim, ia kanë arritur të thyejnë trarët e doganave tona dhe të kalojnë matanë kufirit shtetëror për transportin e drogës në shtete të tjera, ku i presin kontrabandistët dhe profesionistët që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Po jo vetëm droga. Nëpër portat tona kufitare që konsiderohen teorikisht, si më të survejuarat, të skanuara, me mbikqyrje të përminutshme, ia arrijnë të thyejnë embargon dhe të kalojnë matanë kufirit tonë shtetëror. Trafikimi i lëndëve narkotike nuk është një zanat thjesht shqiptar dhe për këtë Shqipëria nuk ka ekskluzivitet. Nuk mund të tregohet me gisht si të shihte macja e zezë. Po nuk është rastësi që në të gjitha raportet kur flitet për integrimin, kjo shënohet me bojë të zezë, e cila njollos Shqipërinë dhe u jep akses skeptikëve që të na mbyllin portën drejt BE-së. Vendi ynë akuzohet gjatë tërë këtyre viteve si tranzit, ku kalon lënda narkotike medistanacion shtetet e Europës. Veç rrugëkalimeve nëpër shtigje malesh, përmes kufirit të gjelbër me kafshë apo me trasta e çanta, trafikimi përmes portave hyrëse e dalëse të vendit tonë, konsideruar si më të survejuarat e të kontrolluarat, ku janë në këmbë dhjetëra policë e doganierë, e lloj-lloj punonjës, specialistë që cilësohen si elita e strukturave të hetimit e gjurmimit të specializuara në betejën me drogën si pa gjë të keqe, ia arrijnë të kapërcejnë traun në mes të ditës apo natës dhe nën hundën e atyre që qytetarët tanë i paguajnë me taksat e tyre për të siguruar territorin e Shqipërisë dhe parandaluar me çdo kusht shtegtimin e lëndëve të ndaluara, si të ishin domate, kastraveca, patate, minerale apo produkte të destinuara për eksport. Fakti që jo pak herë mjete të ngarkuara në pamje të parë në pjesën e dukshme atë sipërfaqësore me fruta-perime apo produkte të tjera në mesin e të cilave fshihet droga. Në jo pak raste, veç produktit që e ka origjinën nga Shqipëria, marka “made in Albania”, kalohet edhe heroinë apo kokainë që nuk i dihet nga e ka prejardhjen, po që gjen fatkeqësisht rrjeta të shqyera në pikat tona të kontrollit, të cilat nuk është sa janë një mijë, po disa hyrje dalje në numër të kufizuar me mundësi absolute për t`i kontrolluar. Kapërcimi i traut doganor e kufitar, i mauneve apo mjeteve më të vogla me ngarkesa të ndaluara që kalojnë tek ne dhe bien në rrjetat e shteteve fqinje, ka bërë që në opinionin e gjerë shoqëror, qytetarët e kulturuar që jetojnë me djersën e ballit dhe u dhimbset emri i vendit dhe prestigji i tij tu lindin dyshime se kontrollet nuk janë rezultative, se kontrollorët mbyllin sytë para akteve kriminale të trafikantëve. Do donim që ky të ishte thjesht një iluzion i pavërtetë, më shumë një opinion keqdashës apo subjektiv që i shërben ngritjes së akuzave të qëllimshme mes palëve politike. Nuk duam të besojmë se individë të veçantë, të besuar në emër dhe tagrin e mbikëqyrësve të sigurisë në kufirin shtetëror bëhen palë dhe mbyllin sytë për të kontrolluar me mjetet më moderne të instaluara në pikat e kalimit ngarkesat e mjeteve që hynë e dalin nga Shqipëria. Kur mëson se një kamion me disa ton kanabis, ka kaluar në pikën e kalimit kufitar në jug, veri, lindje, perëndim apo kudo qoftë, duket se radarët janë fikur. Impulset janë vënë në gjumë letargjik, sensorët nuk lexojnë asgjë. Shkurt, pajisjet e sofistikuara miliona euro, qëndrojnë si rekuizitë e stoli, janë atje vetëm për figurë apo për të kapur ndonjë dozë në xhepat e kalimtarëve që mund ta kenë për përdorim vetjak. Në jo pak raste, mjete të ngarkuara me marijuanë, ia kanë mbërritur të kapërcejnë traun e doganës, të kalojnë kapitaneritë apo policët kufitarë që kanë detyrë shtetërore të jenë supervigjilentë dhe të mos lejojnë t’u kalojnë miza nën hundë. Nuk mund të justifikohet që maune të kontrolluara në portin e Durrësit të bien në grackën e kontrollorëve të Brindizit apo Ankonës, Pireut apo më tutje në portet e shteteve të tjera larg nga Shqipëria. Për raste të tilla, jo në pak drejtues, kontrollorë, doganierë, policë, qen të stërvitur për zbulimin e gjurmimin e lëndëve narkotike në portat hyrëse apo dalëse të flenë gjumë, të mbyllin sytë, të bëjnë sikur nuk shikojnë ose më e keqja të ndihmojnë me manovra nga më të sofistikuara kalimin e lëndëve narkotike matanë kufirit. Shqiptarët e zakonshëm, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ata që marrin vetëm pensionin apo ndihmën ekonomike që gdhihen para sporteleve për të paguar ujin dhe energjinë në një kohë kur ata që kapërcejnë pikat kufitare me maune bëjnë jetë sheikësh, guidojnë mjete të sofistikuara, jetojnë në vila jashtë vendit në luks. Investojnë në ndërtim apo miniera të bëhen të kamur dhe të kenë peshë e mundësi deri tek ndikimet politike. Pse jo të bëhen deputetë apo kryetar bashkish. Trafikantët festojnë për milionat që u sjell tregtimi i kanabisit dhe i japin atdheut tonë Shqipërisë ngjyrimin më të keq faqe botës si një vend që i ka portat lehtësisht të kapërcyeshme. Në këto kushte, a nuk duhet të vihen para togave të zeza ata që neglizhojnë apo nuk bëjnë detyrën? Nuk u mungon asgjë. Shqiptarët, kanë paguar me djersën e tyre gjithçka duhet që pikat dalëse e hyrëse të sofistikohen dhe të bëhen moderne si kudo në shtetet europiane. Po njeriu, ai që është vendimtar nuk është në lartësinë e detyrës, pajisjet mbeten të vdekura. Nuk ka asnjë rëndësi në se lënda narkotike është me origjinë shqiptare apo vjen tranzit nga shtete të tjera. Shumë më keq kur arrin të futet nga shtetet e tjera dhe të udhëtojë në qindra kilometër deri sa të dalë në shtetet fqinjë përmes rrugëve të vendit tonë. Qindra postblloqe mbajnë pishën ndezur, trafiku çanë drejt destinacioneve fitimprurëse. Themelore dhe ajo që vë në pikëpyetje kontrollin dhe masat e marra për zbulimin e trafikut, pajisjet që janë blerë me miliona euro nga xhepat e shqiptarëve nuk ia arrijnë të zbulojnë në kohën e duhur lëndën narkotike, e cila kuptohet që nuk mund të vendoset në vitrinë apo në vende të dukshme, ku të gjenden me sy të lirë. Ndryshe çfarë trafikantësh do ishin ata që do zbulonin gjurmët e tyre?! Trafikantët që marrin përsipër të transportojnë lëndë narkotike qoftë edhe materiale të tjera kontrabandë, ndjekin mënyrat më të sofistikuara. Ata janë kilometra para specialistëve dhe kontrollorëve tanë. Droga mbulohet me produkte eksporti shoqërohet me dokumenta të padyshimta, të përputhura, me nipte e të regjistruara në QKR. Trafikantët nuk janë aq budallenj që ta lënë “mallin” e rrezikshëm, produktin e ndaluar t`i shikojnë kontrollorët tanë me sy të lirë në jo pak raste, bëjnë kontrolle formale, empirike, sipërfaqësor, të pathelluara. Kemi prirjen të mos akuzojmë askënd për vepra të qëllimshme nga ata që janë ngarkuar me kontrolle në pikat e kalimit. Po realiteti flet se rastet nuk janë të shkëputura. Kur kalimet e drogës me kamionë e automjete të tjera bëhet rrugë dhe organet e specializuara nuk ia arrijnë të zbulojnë asnjë rast, flet për mungesë serioziteti në kryerjen e detyrës së ngarkuar nga shteti. Pa gjykuar të listojmë rastet kur kamionët që kanë mundur të kalojnë doganat dhe pikat e kontrollit në shumicën e doganave tona, si nga Durrësi, Kapshtica, Kakavija, Hani i Hotit, Muriqani, Qafë Bota, deri në doganat më të vogla dhe ngarkesat janë kapur vetëm disa kilometër në brendësi të territorit të shteteve fqinjë, flet për papërgjegjshmëri totale të policisë kufitare të instaluar në pikat e kontrollit në porte e aeroportet tona. Trafikantët janë sofistikuar, specializuar, zhdërvjelltësuar për t`iu kaluar nën hundë doganierëve, policëve tanë dhe ta transportojnë në destinacione të largëta mallin, ku droga shndërrohet në euro për trafikantët. Dhe më pas kur prishen pazaret mes miqve, plas arma, shoqërohet me vrasje e larje hesapesh. Kamioni më i fundit që është edhe arsyeja e këtyre shënimeve, është ai që kaloi ditë më parë pikën e kalimit për në Mal të Zi. Dogana dhe policia jonë kufitare në Han të Hotit i dha vizën si pa të keq të vijonte itinerarin drejt destinacionit fundor, ku ishte pika e mbërritjes. Asnjë radar nuk kapi asgjë. Asnjë skaner nuk funksionoi. Qentë e nuhatjes së drogës kishin humbur totalisht nuhatjen. Policët kishin humbur ndijimin. Doganierët nuk ishin në lartësinë e detyrës. Shkurt një duzinë zyrtarësh që kanë detyrë të mbrojnë kufirin tonë bashkë me pajisjet e sofistikuara nuk funksionuan. Malazezët ishin në këmbë. Sensorët e skanerëve të tyre, ishin vigjilentë. Nuk ishin të fikur. Policët të pakompromentueshëm. Të përgatitur dhe ia arritën të zbulonin tonelatat e drogës. Fillimisht u deklarua se ishte tranzit. Më pas se vinte nga Maqedonia e Veriut. Më tej nga një vend tjetër. Në fund pas ndalimit të personave që e zotëronin, treguan se ishte produkt “Made in Lushnja” dhe arkitektët ishin bashkombasit tanë. Cila është përgjegjësia që u mbajt nga kontrollorët dhe policia? Po nga eprorët deri lart në ministri dhe departamentet speciale të gjurmimit dhe zbulimit të krimit të organizuar?! Nëse maunet kalojnë në qejf të vet dhe policitë e vendeve fqinjë i zbulojnë, atëherë organet tona ligjzbatuese duhet të vihen në alarm. Përgjegjësia është këtu. Dhe ndëshkimi duhet të bëhet shembullor. Ndryshe, shtegu do jetë i shqyer. Droga “Made in Albania” apo tranzit do ia arrijë të shqyejë portat tona të sigurisë!