BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Skenari për ndarje Kosove, si pjesë e krimit mbi njeriun tonë

Skenari për ndarje Kosove, si pjesë e krimit mbi njeriun tonë

Në politikë, natyrisht së ka shumë opsione për të ardhur deri të qëllimi i caktuar. Ka shumë rrugë, të cilat mund apo nuk mund të bëhen. Por sigurisht se gjithçka që ndërmerret, duhet të jetë e arsyeshme, shumë e kuptueshme, transparente dhe gjithçka të bëhet në mënyrë institucionale, natyrisht duke i marrë parasysh interesat vitale të shtetit dhe interesat kombëtare. Sigurisht që për një njeri normal, për një njeri që i thotë vetes dijetar e atdhetar ekziston vetëm një solucion i arsyeshëm politik, që nuk guxon kurrë ta bëjë as edhe në ëndërr-ai është opsioni, hapi, rruga, që çon drejt tradhtisë së vendit tënd dhe të popullit tënd.

Politika në Kosovë po i shkel ngadalë këto parime. Janë duke u shkelur parimet bazë të mbrojtjes së territorit të Kosovës. Demarkacioni ishte lëshimi më i madh territorial që nuk ka guxuar të na ndodhë në asnjë mënyrë. Thuhej se ishte kusht për liberalizim të vizave e nuk ishte, por ishte një mashtrim i keq i faktorit politik vendor. Në këtë mesele po duket ashiqare tash se ishte me hile edhe bashkësia ndërkombëtare. Zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, e veçmas presidenti Hashim Thaçi, ka bërë firmosje të dëmshme me Serbinë gjatë bisedimeve maratonike, dhe si duket është duke bërë veprime edhe më të dëmshme në bisedimet finale, gjoja për normalizim të marrëdhënieve, e që po shihet së kemi të bëjmë me bisedime krejt të natyrës politike. Ky grup që është takuar më Mogerinin ka mundësi të na dërgojnë në rrugën shumë të gabuar për liberalizim të vizave. Do të ishte katastrofale për Kosovën nëse vjen në shprehje ndarja etnike e veriut të Mitrovicës siç po flitet. Deri më tash nuk u pranua opsioni i ndarjes së Kosovës, që është projekt i kamotshëm i Dobrica Çosiçit dhe Sllobodan Millosheviçit, i cili pretendoi që këtë projekt shovinist ta realizonte me luftë. A nuk grabitën serbët shumë toka shqiptare deri më sot, duke krijuar Serbinë jo të Madhe por të Stërmadhe, që sërish t’ia falim territoret tona!? Deshi kush ta pranojë apo jo, nëse realizohet skenari për ndarje të Kosovës, edhe ne vetë po bëhemi pjesë e krimit mbi njeriun tonë. Me mijëra viktima ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës historikisht, dhe tash për tekë të dikujt apo edhe nëse ekziston edhe presioni ndërkombëtar, nuk guxon të na ndodhë të falim territore, se do të na mallkojnë dhe namatisin të rënët në altarin e lirisë, dhe do të na mallkojë edhe historia. Lëshimet e reja apo shitja e territoreve në veri do të dërgojnë në destabilizim Ballkanin Perëndimor. Populli nuk ka luftuar dhe sakrifikuar që të falen sërish tokat tona. Kjo nuk besoj se do të tolerohet nga shumica e shqiptarëve. Në Kosovë kanë ndodhur shumë krime mbi shqiptarët, për të cilat pak ose fare nuk po flitet, nuk po shkruhet, nuk po dëshirohet të kujtohen të gjitha ato viktima, nuk po funksionon përgjegjësia politike, morale e juridike. Nuk u kërkua që Serbia të dënohet për gjenocid, nuk u deponua material më bollëk për krime të luftës pranë TPI-së në Hagë, nuk u kërkuan dëmet e luftës... Fati i proceseve tona politike dhe nismave çfarë aktualisht i kemi, janë duke shënuar ndoshta epokën më të errët të kombit. Pse e them këtë, e them se na u krijuan kushtet për të parën herë në histori që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, dhe jemi duke ja hequr për të bërë shtet normal e demokratik. Jam shumë i sigurt se asnjë shtet i ri nuk do të ishte futur në bisedime që prekin statusin politik, me një shtet, i cili e ka humbur luftën me një shtet, i cili historikisht na ka përjashtuar nga sistemi, me një shtet i cili ka bërë gjenocid, me një shtet, i cili na ka okupuar, me një shtet i cili ka bërë gjenocid. Dhe ne futemi në bisedime me palën serbe pa asnjë kusht. Miqtë tanë ndërkombëtarë e dimë që na kanë ndihmuar të lirohemi nga zgjedha shekullore serbe, por jo tash pas formimit të shtetit, të na “detyrojnë” që të bëjmë lëshime territoriale, për çka vetë u zotuan se nuk do të këtë ndryshim të kufijve të Kosovës. Ende nuk është shuar era e barotit dhe e gjakut, dhe kjo e vërtetë fëmijëve tanë pak po ju prezantohet, e Kosova ishte bërë kasaphane. Nuk ishte dashur të lejohet të vihen në rrezik interesat kolektive. Jemi duke i harruar vendet ku serboçetnikët bënë masakra kundër shqiptarëve në tokat e tyre. Duhet në çdo çast ta kemi në mendje së ata që u vranë dhe u masakruan ishin njerëzit tanë. Është për të na çuditur fakti se si aq lehtë shikohemi në sy me ata që kryen krime mbi ne. Të zhvillohen bisedime me ata që ishin inspiruesit e luftës dhe krimeve, mendoj se nuk ka më vështirësi, po që kjo fatkeqësisht shumë lehtë u pranua nga udhëheqësit shqiptarë. Shteti i Kosovës dhe ata të cilët po e drejtojnë, po bëhen ose nuk po e marrin guximin ti kundërshtojnë këto bisedime të dëmshme, këto bisedime, të cilat janë duke i realizuar planet serbe. Nuk ka cep të Kosovës që nuk kemi të vrarë nga dora gjakatare serbe, dhe totalisht po mungon përgjegjësia politike. Janë margjinalizuar traumat, të cilat na i shkaktuan armiqtë serbosllavë në kontinuitet. Vragat e luftës jo që nuk u mbyllen, po ato duket se do të hapen me këtë politikë miope. Në vend që të sanohen plagët e luftës, nëse vazhdohet me këtë politikë do të hapim dhembje dhe plagë të reja. Unë për vetën time nuk kam dijeni se a do ti kemi në krahun tonë më miqtë e deritanishëm perëndimor dhe amerikanë. Shumë i kemi irrituar me mosdijen tonë, indolencën, lakminë për pushtetet apsolute dhe lakminë për të mira materiale, duke i harruar interesat e shtetit të Kosovës dhe duke i harruar edhe interesat kombëtare... 

Nga Skënder MULLIQI