BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Skënder Brataj ky hero pandemik që gënjen ditën për diell, dhe çudia shqiptare me shifrat e të infektuarve

Skënder Brataj ky hero pandemik që gënjen ditën për

Miti koronavirus nga dita në ditë po kthehet në një problem serioz për popullsitë në mbarë botën përsa i takon efektit psikologjik. Përpos shkatërimit ekonomik me efekte katastrofike, kjo pseudopandemi po kthehet në një sëmundje që po shkatërron sistemin nervor, duke u shoqëruar me vetëvrasje dhe problematika të mprehta që vijnë nga periudha e gjatë e izolimit dhe trysnia e ashpër mediatike.

Lojërat e fëlliqura me valë të dytë pandemie pa asnjë argument shkencor, të cilat synojnë një riizolim të popullsive në mbarë botën janë duke krijuar një pështjellim pa sens mbi popullaën.

Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të pajustifikuar të shifrave të të infektuarve, fakt që nuk shkon në sinkron me dobësimin e koronavirusin në gjithë botën.

Në 5 ditët e fundit rritja e infeksioneve me tre dhe katërfishim të rasteve duket qartë që ka një prapavijë të fortë politike. Kryeministri duke qenë i apasionuar pas gjendjes së jashtëzakonshme pret të firmosë një tjetër mandat mbretëror, ku firma e tij të mbizotërojë mbi ligjet dhe kushtetutën shqiptare. Këto ditë ka aktivizuar së tepërmi shpurën e servilëve sanitarë që gëlojnë në oborrin e tij, të cilët në mënyrë thuajse të pamundur mundohen të interpretojnë shifrat e covid 19 të ekzagjeruara. Një nga këta është edhe heroi i epopesë së pandemisë Skënder Brataj, i cili para dy ditësh në një emision televiziv rrekej tu mbushte mendjen shikuesve për shifrat që po rriten në gjithë botë, si alibi për rritjen e bilancit infektiv në vend.

Me paturpësinë më të madhe deklaroi se Italia është një vend që po pëson rritje të numrit të të infektuarve. Me keqardhje konstatoj se ky burrë që pranon të përdoret me infeksione dhe pa infeksione çon veten në këtë  pozicion mashtruesi sa manipulon shifrat e një shteti që ka mbi një muaj që covidi është duke lënguar në shifra minimale.

Janë mbi 10 qarqe në Itali ku Covidi është zhdukur, ndërkohë që numri i vdekjeve ka rënë 20 herë më pak nga piku i pandemisë. Të vjen keq kur shikon këtë sanitar mjeran që mashtron në mënyrë kaq të shëmtuar. “Ka njerëz që më thonë “bravo të qoftë, e luajte bukur rolin si i sëmurë”, tha Brataj.

Gjithçka mund të bëjë ky personazh me atë reagim të pacipë.  Mjafton ti tregojmë këtij heroit pandemik të ditëve të sotme vetëm shifrat që jep worldometers për 4 shtete për të marrë vesh se koronavirusi po vdes dhe nuk po ngjallet, siç po bëjnë në mënyrë të shëmtuar sanitarët shqiptarë.

Italia sot ka 47 të vdekur dhe 251 të infektuar, dje 66 të vdekur dhe 331 të infektuar, pardje 43 të vdekur dhe 328 të infektuar.

Anglia  pardje 1,115 të infektuar dhe 184 të vdekur, dje 1218 të infektuar dhe 135 të vdekur, sot 1346 të infektuar dhe 173 të vdekur.

Gjermania sot 324 të infektuar 6 të vdekur, dje 622 të infektuar dhe 19 të vdekur, pardje 1122 të infektuar dhe 17 të vdekur.

Franca sot 811 të infektuar dhe 14 të vdekur, dje 467 të infektuar 28 të vdekur, pardje 458 të infektuar dhe 28 të vdekur.

Mos harrojmë që shumë nga këto shtete kaluan deri në mijëra të vdekur në ditë dhe mbi 5 mijë të infektuar. Shifrat janë kokëforta dhe nxjerrin zbuluar shifrat e Brataj dhe KM sonë, pasi trendi i kësaj sëmundje është i njëjtë në gjithë botën, ku padyshim ne nuk mund të jemi eksepsion.