BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Opinion / Editorial

Skrapari i opozitës së skrapit. Jemi 300 orë afër përmbysjes apokaliptike

Skrapari i opozitës së skrapit. Jemi 300 orë afër

Jemi 300 orë afër përmbysjes apokaliptike. 300 orë larg ndryshimit të pakthyeshëm. 300 orë na shkëpusin nga tranzicioni 30- vjeçarë. 300 orë na bashkojnë me Shqipërinë e të ardhmes që duam! Pas 300 orëve, do të ndalen akrepat e orës së politikanëve që thumbuan e helmuan një shoqëri, ndër vite,në dekada. Opozitës së dekadencës 30 vjeçare po i afrohet afati i skadencës. Si në çdo zgjedhje, ajo vetëm e ka shtyrë atë afat. Populli tashmë e ka etiketuar si një plaçkë demode. Ky është afati i tyre fatal. Për të lexuar më qartë etiketën e kësaj plaçke të papërdorshme, shkojmë në ish kryeqytetin e luftës, në Skrapar. Skrapari ndër vite është gjendur në rrethin vicioz të izolimit edhe pse ka një prodhimtari të lartë politikanësh; ka një kontribut dhe trashëgimi të pasur historike duke qënë rrethi i parë i çliruar; ka një trashëgimi të fortë të bektashizmit patriotik; ka një traditë të rrallë të mikpritjes. Prandaj edhe thuhet se 'mikpritja është një traditë shqiptare por shtëpinë e ka në Skrapar'. Mjafton të përmendet se I.Qemali ishte deputet i parë i krahinës së Tomorricës, apo Tomorrica ishte krahina që e bëri deputet për herë të parë një 'eksponent të sotëm të lartë opozitar'. Migrimi i popullsisë dhe rendimenti i lartë i rakisë, shkojnë bashkë në Skrapar. Është rrethi ku në 20 vitet e fundit i është përgjysmuar popullata nga 30 mijë në 15 mijë. Kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e ish përfaqësuesve (dhe përfaqësuesve) të pretendentëve për pushtet. Prapëseprapë skraparasit janë të besës dhe kanë besuar gjatë. Ata e kanë ditur se buka që thyhet s'ngjitet më por hahet megjithatë. Mirëpo bujarisë dhe durimit i erdhi fundi një ditë. Skrapari ka aleatin më të madh në këto zgjedhje: Mungesën e pengjeve. Mali i Tomorrit po masakrohej pa kriter duke nxjerrë gurë dekorativë me të cilët u ndërtuan pallatet më të mira te Europës e më gjerë. Osumi, kolorado shqiptare ishte projektuar për hidro-elektro central. Skrapari ishte pika fundore ku po të shkoje s'kishe nga të dilje! Sot e bekuara rrugë e asfaltuar po i ngjitet Tomorrit duke mundësuar një vizitë të lehtë për pelegrinët, duke mundësuar alpinizmin,ekoturizmin dhe rritjen e ekonomise rurale përreth, kanionet mbresëlënëse gjarpëruese të Osumit presin turistë nga e gjithë bota duke sjellë të ardhura në qytet, rruga lidhëse me Përmetin është e prekshme ndërkaq i hapet rruga lidhjes me Korçën e Gramshin. Skrapari përfaqësohet sot dinjitetshëm në nivel lokal,qeveriset më mirë. Ka më shumë vizion,më tepër vizitor. Ka më shumë investime në zonat rurale në vepra të ujësjellësve dhe rrugëve. Ka një qendër urbane të skalitur me mjeshtëri. Ka më shumë qetësi sesa kërcënueshmëri partiake. Ka më shumë perspektivë e do të ketë shumë më tepër, me PS. Populli është i lodhur nga keqpërdorimi ndër vite i besimit dhe nuk ka më asnjë peng. Partia Socialiste vjen nga e ardhmja kur bëhet fjalë për gjenerim idesh e brezash ndërkaq opozita i ngjanë një traktori të vjetër që i del zinxhiri në çdo metër. Skrapari nuk ka ç'të presi më nga opozita dhe anasjelltas. Partitë që ndryshojnë etiketat por jo përmbajtjen,në qofshin pseudomajtist apo të djathtë, janë bukë me djathë për Partinë Socialiste.