BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Skuadra “Berisha” mund ekipin “Basha” në raportin 80 me 20 pa nisur ende loja!

Skuadra “Berisha” mund ekipin “Basha” në raportin

Pas foltoreve të zhvilluara në gjithë qytetet e Shqipërisë, me këtë rast ish kryeministri pati shansin e paprovuar për gati dy dekada të shkojë edhe në Tropojë. E munguar prej një kohe të gjatë, kjo vizitë ishte vërtetë shumë e sforcuar. Aktualisht dueli mes dy gjysmave të PD-së ka ndryshuar strategji. Fjalimet epike, mesazhet e hapura dhe ato të ambalazhuara, thëniet e kundërthëniet, ndeshjet epike të gladiatorëve zbritur në ring në betejën për jetë a vdekje, radha u erdhi betejave të shifrave. Nga momenti që mbaruan, fjalimet, nisën të konkurrojnë numrat dhe shifrat me dy e tre e më shumë grupime numerike.

Dihet se në demokraci edhe formalisht përcaktuese janë numrat që ndajnë të tërën në pjesë, pakicë e shumicë, pozitë dhe opozitë, brenda të njëjtës familjeje. Betejat për shumicën e delegatëve, janë në rend të parë në tërë shesh betejat për të fituar në demokraci. Nga kjo ligjësi nuk përjashtohet edhe Partia Demokratike dhe dy pretendentët për të marrë kryesimin e partisë pas zhvillimit të dy kuvendeve, atë të datës 11 dhe tjetrin në 18 dhjetor, i cili shihet si kuvendi i ligjshëm pasi organizohet bazuar në statutin e partisë i cili llogaritet si garancia dhe fuqia e pjesës zyrtare dhe vendimi i përket pjesës së zgjedhur që zotëron, vulën,selinë,logon e partisë dhe forumet e zgjedhura dhe kontestuara fuqimisht nga tërë ata që kanë konkurruar përballë, Lulzim Bashës, po që u dogjën për mungesë barazie në votë.

Në realitet, rivaliteti i kuvendeve numër një dhe dy, të dy pretendentët përpiqen të duken si të rëndësishëm dhe ligjor, të drejtë dhe që secili ka shumicën absolute, janë në garë kush do mbledhë shumicën e delegatëve.

Të dy palët, foltoristët dhe antifoltoristët betejën e kanë zhvendosur nga fusha e llafollogjisë dhe debateve në rrafshin e gojëtarisë, shoqëruar me shpifje të llojllojshme, duke nxjerrë rrobat e palara në sy të botës deri edhe veshjet intime që në përgjithësi në traditën shqiptare edhe kur nderen në tel për tu tharë, vendosen nga amvisat e kujdesshme në radhën e dytë të telave për t`u mos ekspozuar para vështrimeve të kureshtarëve, sot e gjithë ditën, beteja llafollogjike e morfologjike, është shndërruar në shifrore e numerike. I gjithë kujdesi mes palëve, është cila pjesë zotëron dividentin në se do i referoheshim termave të biznesit financiar se fatalisht edhe beteja shifrore mes dy gjysmë partitë, biznes është shndërruar, bile një biznes, ku mungojnë, kontot, pasqyrat financiare, treguesit, humbje- fitim apo pjesa që përfshihet në tatim dhe mes demokratëve ky tatim është si tatimi i jashtëzakonshëm i vitit 1945-së me një ndryshim themelor, jo për ekonomi as për zhvillim as për të mbushur kontot e ekonomisë, po arkën e dy gjysmë partive, njëra që mblidhet me madhështi në “Arenën Kombëtare” për tu dukur shumicë që nuk e nxënë sallat dhe e dyta si pjesëz e vogël në sallën e kongreseve.

Nëpër portat e selive lokale të Partisë Demokratike, përditë shfaqen ekipet kundërshtare të cilët lexojnë listat e post listat e delegatëve, pjesë mbështetëse e foltoristëve, shkurt mbështetësve të revolucionit të doktor Berishës, i cili në përpjekje të sfidojë pjesën zyrtare, kumton, shifra marramendëse të delegatëve mbështetës.

Delegatët firmëtar, deklarohen për tu thënë atyre të pjesës që janë pjesa zyrtare se: Kot e keni, ne jemi shumica, ju mbeteni pakica,ne jemi fituesit dhe ju të humburit dhe të mundurit!

Pra beteja, tani kur afron finishi mes dy gjysmë partive si mes dy ushtrive, njëra me komandant, Berishën me shef shtabi Flamur Nokën dhe tjetra me komandant Bashën e shef shtabi, Gazmend Bardhin. E tërë lufta, betejat kanë braktisur podiumet dhe tavolinat e opinionistëve dhe janë zëvendësuar me betejën e numrave, betejën e shifrave.

Duket se para çdo foltoreje, përball, çdo selie lokale të PD, janë vendosur raftet e goglave që i lëvizin duar të padukshme, duke i bërë lëmsh numrat pasi rreshtimet janë aq të çrregullta dhe pa sens orientimi sa në të majtë e të djathtë, sa që as llogaritarët e shkallës së parë, zotërues të teknologjisë më të zhvilluar të informatikës nuk janë në gjendje të nxjerrin përfundime.

Përditë nga selitë e PD-së, nëpër qytete, nga Tropoja në Sarandë, mbështetësit e kryefoltoristit, lexojnë një për një, emra, mbiemra, adresa, profesione, përfaqësues të grupseksioneve që kanë nënshkruar, rreshtimi në krah të Sali Berishës,duke braktisur Lulzim Bshën. Duket si një eksperiment mes enëve komunikuese. Njëra anë zbrazet dhe globi tjetër mbushet me delegatë. Kjo beteja e shifrave nuk është thjesht një aritmetikë e zakonshme, po luftë për të kapur çdo numër të cilët shumë herë trajtohen si rritje në progresion gjeometrik, shumëzohen me koeficient sigurie dhe në përfundim ekuivalentohen dhe transferohen në delegatë partie.

Foltoristët në radhë dhe në garë, kumtojnë, numrat dhe zbulojnë shifrat. I gjithë kujdesi shkon tek kërkesa standarde se foltoristët zotojnë shumicën dhe pjesës tjetër asaj zyrtare i kanë mbetur vetëm delegatët zyrtar, cilësuar të paligjshëm të cilëve iu kërkohet dorëheqja urgjente dhe bashkimi me foltoristët. Delegatët e llogaritur mbështetës të Bashës mpaken: Ata janë të emëruar e të caktuar, të pazgjedhur, vetëm sepse kryetari i partisë ka pasur frikë se mund të humbiste postin në se nuk do të sillte në sallën e kuvendit kombëtar delegatë të përzgjedhur dhe emëruar për t`i shërbyer peng-kryetarit ose ish kryetarit sipas Berishës.

Kjo është filozofia e debateve dhe diskutimit që janë ndezur zjarr gjatë këtyre ditëve. Tek e fundit kush ka më shumë delegatë, numra, shifra, ajo pjesë do të ketë të drejtën për të deklaruar noterizimin e partisë së parë opozitare. Ai do shpallet kryetar!

Po cila është logjika e numrave dhe si do vijoj dueli mes dy gjysmave të demokratëve? Të dy rivalët, kërkojnë kryesimin e partisë, pra sundimin e PD-së. Sapo shpall fitoren e lojës me numrin më të madh të delegatëve, Berisha për tu bërë më përcaktues shpall, post kuvendit, protestën më të madhe për rrëzimin e qeverisë dhe shpërblimin e delegatëve me ofiqe e pasuri që të jep sipas foltoristëve pushteti. Një premtim dinak dhe strategji për të rrokur sa më shumë mbështetës të cilit duhet të joshen me postet që kryetari i pjesës shumicë, premton dhe deklaron para militantëve dhe kureshtarëve.

Është kjo arsyeja që përditë lexohen dhe komunikohet, para shqiptarëve se kush ka më shumë delegatë. Dhe natyrisht foltoristët kanë pjesën e luanit. Kështu në dreq pjesa zyrtare, qeveria dhe SHBA!

Si gjithnjë numërim më të madh e pretendojnë foltoristët të cilët deklarojnë me zë dhe figurë se raporti është tetë me dy ose tetëdhjetë për qind me njëzetë për qind. Jo pa krenari dhe mburrje ngrefosëse dhe gjestikulacione, ditë më parë përfaqësuesi i delegatëve të foltoristëve të Elbasanit deklaroi se gati tetëdhjetë për qind e delegatëve të qytetit në zemër të Shqipërisë, mbështesin kuvendin e 11 dhjetorit. Pra kuvendin e doktorit ndërsa kuvendit të tetëmbëdhjetës i mbeten aty tek njëzet përqindëshi, pra raporti është gati projeksion gjeometrik ose dyshi ne katror. Doktori e mund juristin tetë me dy!

Llogaritarët e të dy pjesëve të partisë bëjnë i llogaritë dhe nxjerrin përfundimet dhe raportet, pakicë -shumicë.

Natyrisht qëllimi është që shqiptarët duhet të kuptojnë më në fund se doktori, jo vetëm që ka zgjuar energji dhe ka sjellë në radhët e militantëve dhe demokratëve shpresën dhe besimin, po edhe kurorëzimin e fitores, fiks një ditë pas kuvendit të parë, ku pas feste do ketë protesta dhe çfarë protestash? Do të dridhen të gjithë qeveritarët dhe nuk do gjejnë vrimë ku të futen kusarët dhe pushtetarët!

Shumica e delegatëve sipas kryefoltoristit Berisha, është në raportin tetëdhjetë me njëzetë dhe në qytete të mëdha, siç cilësohet qyteti i Fierit sipas zotit Luan Baci, ish-kryetar i shkarkuar, ky raport në favor të Berishës është edhe më i thellë, gati i njëjtë, si në përfundimet zgjedhore të sistemit komunist që tregues pozitiv dhe arritje ishte vetëm shifra 99.99 për qind.

Pas betejës së shifrave, kamuflohet strategjia e foltoristëve për të shantazhuar pjesën tjetër dhe për t`iu deklaruar se janë në finish të kryesimit të PD-së pasi sipas tyre pjesa e demokratëve mbështetës së PD zyrtare, kanë firasur e janë mpakur, kanë humbur rrugës për shkak të mosbesimit tek humbësi serial, ata që kanë humbur tre zgjedhje të përgjithshme rresht, por çuditërisht deri kohë më parë nuk ishte parë përkundrazi ish kryeministri i doli në mbrojtje kryetarit, Basha dhe ndikoi në fitoren dhe riciklimin e tij në krye të partisë.

Deri sa Basha nuk kishte marrë guximin për t`i hequr petët lakrorit dhe për të marrë vendimin personal të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD pas shpalljes “non grata” nga DASH. Ky vendim i Sekretarit të Shtetit Amerikanë e acaroj Berishën dhe i zgjoi kushtrimin e të parëve, duke nisur betejën e mbrojtjes së figurës si themelues i PD i vetëquajturi. Babai i demokracisë dhe noter i pluralizmit politik të Shqipërisë.

E vërteta e betejës së shifrave dhe numrave të shpallura para selive të partisë opozitare, është skenari i imponimit të pjesës tjetër të të njëjtës. Parti të cilët llogariten pakicë.

Dhe e gjithë kjo betejë shifrore, ka vetëm një qëllim:

T`u thotë demokratëve dhe së pari militantëve si dhe anëtarësisë dhe mbështetësve se koha Basha i mbylli llogaritë me PD. Nga sot e tutje bëhen ndryshe. Dhe beteja e shifrave dhe listave e prapa listave do vijojë, jo vetëm sot kur ende forcat nuk janë matur ballë përball, po edhe kur dy kuvendet të kenë përfunduar, ashtu si pas çdo fushate zgjedhore do vijoi edhe më e fuqishme beteja shifrore. Do huazohen termat e masakrës kuvendore do akuzohet Berisha dhe Basha se kanë bërë lojëra të pista me shifra e delegatë, me burrat dhe gratë që i kanë dhënë partisë tërë energjitë, po që do ua zerojnë dy gjysmë partitë. Dhe komandantët e gjysmë partive, shpatat do mbajnë në duar. Dhe betejat me shifrat dhe numrat, raportet, pakicë – shumicë, kurrë nuk ka për të përfunduar. Lufta me shifra dhe numra mes dy gjysmë partitë do vijojë deri sa e vërteta demokratët nga gjumi do t`i zgjojë!