
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Shkruar nga Kastriot Aliaj 1 Prill 2023

Një nga shqetësimet e bëra virale në mjediset politiko-shoqërore, janë slloganet e aventurizmit populist, që po trumbetojnë dy protagonistët në krye të opozitës, si "Shqipëria në rrezik" , "Komiteti i shpëtimit kombëtar","Shqipërisë i dalim zot" etj. E gjithë kjo demagogji si shprehje e eskluzivitetit narcist, duke menduar se janë superior mbi të tjerët, i ka kthyer në "fabrika"prodhimi të slloganeve kontaminuese,për politikën dhe shoqërinë e coroditur. Të elektrizuar nga mbështetësit besnik të slloganeve populiste, kanë marrë rrolin e sundimtarit mbi të tjerët, duke u kthyer në simbole të manipulimit, mashtrimit, abuzivizmit dhe kërcënimit ndaj kundërshtarëve. Kjo sinergji e cmëndurisë me slloganet që interpretohen në takime e fushata zgjedhore, jo vetëm po kontaminon politikën dhe marrdhëniet shoqërore, por po nxit fenomenin e urrejtjes dhe përcarjes në rradhët e faktorit shqiptar,duke kapërcyer edhe kufijtë Përvojat e hidhura të këtij fenomeni, na shpien në ngjarjet e shekullit të kaluar, që shkaktuan dramat më trondtëse në historinë e njerzimit. Ndër to si burime të së keqes, do të përmëndnim dallimin racial në SHBA, periudhën e krijimit të strukturave fashiste e naziste në Itali e Gjermani, që modeluan katastrofën e Luftës së Dytë Botërore,Holokaustin, represionin sërb mbi popullsinë shqiptare në Kosovë në vitet 1998-99, konfliktet lokale dhe deri tek invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Kulti i inkopetencës të këtij binomi me natyrë diabolike, që karakterizohen nga mëria për tjetrin dhe apeli për hakmarrje, po nxsin dhe ushqejnë gjuhën e urrejtjes, nga e cila kemi vuajtur dhe vazhdojmë të përjetojmë përkeqësimin e saj. Ky binom që përcudnon fenomenet shqetësuese të realitetit, kërkon të shërojne veten nga kompleksi i inferioritetit, të mbetur pas ndryshimeve nga mungesa e dijes dhe largpamësisë. Këto mangësi të diskursit të tyre, i ka liruar plotësisht nga obligimi ndaj realitetit, që kërkon lidership model dhe jo demagogë te falimentuar politikisht. Demagogjija populiste e tyre duke ushqyar urrejtjen, po minon ballancat e arsyetimit logjik brënda shoqërisë. Këto sllogane që përmbajnë egoizëm, ligësi e përcarje, po lexohen dhe dëgjohen në intervista, në parlament, në rrjetet sociale e studio televizive, ku predikuesit e tyre, dalin si "shpëtimtarë" te Shqipërisë, me shprehje të stolisura me gjuhën e urrejtjes. Po kush janë këta "shpëtimtarë" të Shqipërisë të munguar deri tani? Këta janë "heronjtë" e tranzicionit barbar, me karierë të psikoanalistit të shfrenuar, që skanë vënë asnjë tullë në themelet e demokracisë, por kanë spekulluar në emër të saj, për pasurimin familjar e të sojë e sorrollopit të tyre. Por me e keqja e rrezikut per shqiptaret,eshte bashkepunimi i tyre me oligarkine ruse, ku kryeoligarku Putin i fryn në vesh Serbisë, për të modeluar një konflikt të ri, duke e quajtur Kosoven pjesë të Sërbisë. Me idealizmin dogmatik që përbuz gjithcka dhe injoron simetrine e koncepteve aprori, po bëjnë rrolin e "heroit" të munguar për shpëtimin e Shqipërisë, duke vënë në shënjestër figurën e kryeministrit aktual Edi Rama, që sipas tyre na qënka bërë kërcënues i të ardhmes së vëndit. Duke e lakuar në të gjitha rasat dhe mënyrat e foljeve, e kanë nxjerë si njeri pa atdhe, nga që qeverinë e ka konvertuar në ndërmarrje krimi, ndërsa vetë është vënë plotësisht në shërbim të presidentit sërb Vucicit. Në ligjërimet e tyre të shthurura jashtë cdo norme morali e etike komunikimi, ata e kanë veshur atë me kostumin e krimit, të hajdutërisë, të shitjes së detit, të shkatërrimit të Tiranës, me trajektoren e batakciut dhe mënyrave vandale. Duke i thelluar edhe me tej akuzat dhe alibitë në drejtim të tij, na paska pushtuar drejtësinë, duke lëvizur figurat brënda saj sipas interesave dhe lidhjeve të tij. Kryeministri bashkëpunon me mafien ndërkombëtare, duke porositur vrasjet nga jashtë vëndit, të cilat kanë ndodhur dhe vazhdojnë të kryhen në Shqipëri. Kjo dyshe e ketij binomi, qe po paraqet rrezik real per shoqërinë, shkon deri atje sa që për kredi politike, ushqen disa organe të shtypit të huaj me alibi e genjeshtra për të nxirë Shqipërinë, deri dhe tek disa gazeta që flasin shqip në SHBA. Sipas tyre kriza financiare, pandemia, droga,shkatërrimet e tërmetit, c'popullimi i vëndit nga të rinjtë, e kanë bazën tek hipokrizia dhe sjelljet e tij si armik i Shqipërisë. Kështu ky kryeministër me qeverinë e tij të mbushur me kriminelë, e ka kthyer Shqipërinë vëndin më të rrezikshëm të Evropës. Duke e etiketuar si një anti-shqiptar të rrezikshëm, nga që bashkëpunon me Vucicin, po ndikon edhe në shkatërrimin e Kosovës, duke i qëndruar asaj thikë pas shpine. Por prodhuesit dhe promovuesit e kësaj gjuhe, që kanë si përbërës kimik vetëm helëm, nuk i gjen as në radhët e organizatave kriminale terrorriste, si grupi Wagner, në mjediset e fiseve Hutu e Tutsu në Afrikë, apo në rradhët e indigjenëve të Amazonës, Oqeanisë, si dhe në Australi e Borneo-Sumatra. Është për të ardhur keq që këto lidera, i kemi këtu në krye të dy partive opozitare, që slloganet me gjuhën e helmatisur, i kanë bërë vijë politike dhe strukturë demagogjike të moralit të tyre. Ky binom që vazhdon të flasë me gjuhën e urrejtjes, i kërkojnë ndërkombëtarëve të vënë në kryq qeverinë Rama, si shkatërruese e Shqipërisë dhe mardhënieve ndërkombëtare. Normalisht asnjë qeveri demokratike në botë, nuk mund të pretendojë se është e përsosur. Por angazhimet e tyre në zbatimin e politikave për ndryshim, për reforma, në përballimin e veshtirësive janë në unison edhe me strukturat opozitare. Përgjegjesia para qytetarëve është e njëjtë, sepse asnjë forcë politike,nuk mund të mos preokupohet për ngjarjet që po shqetësojnë sot botën, si kriza financiare,energjitike, pandemia,terrorrizmi, emigracioni i paligjshëm si dhe lufta shkatërrimtare në Ukrainë. Por këta lidera që po drejtojnë opozitën tonë të hallakatur, i masin gjerat me kutin e interesave të tyre, jashte cdo kriteri politik, për bashkëpunim e alternim të programeve në dobi të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Në mentalitetin e këtyre dy protaginisteve të slloganeve të cmëndurisë, ka bërë vënd urrejtja si një emocion njerzor, që ka për qëllim denigrimin, përbuzjen, nëncmimin dhe deri në eleminimin fizik,që është dëgjuar shpesh në thirrjet e tyre drejtuar mbështetësve. Ky mentalitet i tyre përkon me kohën kur jetoj dhe punoj, shkrimtari disident rus Dostojevski, i cili duke u ndeshur me figura të ngjashme me dy fabrikantët tanë të slloganeve, do të shkruante;" Ne i vrasim të gjithë në jetë miku im, dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, me gjërat që duhet t'i kishim bërë". Por shqiptarët nuk mund të pajtohen me idiomën e një gjuhe të tillë, që nuk ka brënda atdhedashurinë, patriotizmin, pajtimin kombëtar,që po na vriten njerëz si në epokat e errësirës mesjetare. Shqiptarët nuk mund t'i murosin në ndërgjegjen e tyre, ngjarjet tragjike për të cilat është folur dhe po flitet aq shume, ku për "aktorë dhe regjizorë" janë këto dy figura, si katastrofa njerzore e 1997, tragjedia unikale e Gërdecit, vrasjet makabre të 21 Janarit, si dhe afera korruptive CEZ. Në të gjitha këto ngjarje, janë stamposur fytyrat e këtij binomi, që përbëjnë kapitullin e zi të historisë së demokracisë. Por këta heronj të munguar, nuk mund të rrinin pa hedhur baltë dhe trazuar ujrat, në Samitin e Tiranës të organizuar nga BE. Ishte hera e parë që Evropa respektonte dhe nderonte njerzishëm shqiptarët, mbas një historie të hidhur të largët dhe të afërt, me zhvillimin e Samitit për të ardhmen e Shqipërisë dhe BP. E në këtë festë të vecantë kombëtare, që po tregonte vlerat tona të mikpritjes dhe nderimit të mikut të shtëpisë, ishin po këta dy figura, që edhe pse me begraund negativ gjatë gjithë historisë së demokracisë, nuk mund të rrinin pa organizuar protestën e turpit në sy të përfaqësuesve të lartë të BE. Por duke qënë se jemi në muajin e lavdishëm të besimit islam Ramazanit, do tu drejtoheshim besimtarëve, jo me fjalët e Muhamedit si dërguar i Allahut, por me thirrjen;" Shpëtoje o zot Shqipërinë nga kjo gjuhë urrejtje dhe fabrikantët e saj".
Më të lexuarat


Qafa e Gjinos në Sarandë, si “qafa e patës”

Edi Rama, “lan duart” si Ponc Pilati!

Pensionet e emigrantëve, pasojat e mungesës së marrëveshjes me Greqinë

Kuturu o deputetë, e dhimbshme por e vertetë!

Përse ne zgjedhim politikanë të na sundojnë dhe jo të na shërbejnë

Na bini edhe një herë, pa ta shihni!

Për Elizën e vetmja ministre, që vesh tonakën (veladonin) e ” motrave”...

Çfarë vlerësimi meriton rasti i arrestimit të Fredi Belerit?

Populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediantë pagash “bashkohuni”!

Kongresi i 8-të i Shoqatës së Oftalmologëve të Rajonit..
