BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Socialistët ankohen kot, mendimet e kryearkivistit janë të Rilindjes!

Socialistët ankohen kot, mendimet e kryearkivistit janë të

Vazhdon polemika mbi “uljen nga lapidari” si një dëshmor i parë që kryearkivisti në moshë të re i bëri figurës së Qemal Stafës. Ai biles tha që në kohën e sotme, televizionet nuk do ta kishin vendosur as në kronikë të parë të lajmeve. Kryearkivisti i bëri Stafës dhe retushimin e plotë të figurës për ta shpallur një vdekje të zakonshme, pa heroizëm dhe pa ndonjë çast madhështor përballje me armikun apo pushtuesin apo dhe shërbëtorët e tyre. E bëri sikur gati u vra vetë, u plagos vetë dhe me rëndësinë që duhet të marrë lajmi i një pakujdesie dhe jo vrasjeje. Tashmë nuk kishte rëndësi për kryearkivistin e shtetit shqiptar se ai ishte një komunist, ilegal dhe se ishte qëlluar se ra në një përpjekje dhe kjo përpjekje nuk ishte se ishte kapur duke vjedhur, por se po kërkohej në një farë mënyre si kundërshtar regjimi. Kryearkivisti i socialistëve (nga PDIU e Idrizit ish-socialist) – ua bëri Qemal Stafën ose njeriun që mbasi dyshimi mbi Enverin dhe shitjen nga ana e tij te fashistët të Stafës (që te Blendi nuk e diskutoi kush, biles as dhe fjalët për lidhjen e tij më përpara se me Kosturin pikërisht me Xhuglinin ) një person të zakonshëm dhe vdekjen e tij një vdekje fare kot. Po po dhe sigurisht figura e Stafës te socialistët tashmë u përfundua në një “mrekulli” e retushuar si instalacion që duhet ta vendosin te “Akademia e tyre Politike Qemal Stafa”. A ishte kot kjo dalje e kryearkivistit që ka vetëm dy letra për t’u përballur me Stafën dhe me këto dy letra pastaj e bën Stafën një person pa rëndësinë politike, e cila është ngritur si mit nga vetë ndoshta spiunuesi i tij Enveri? Tashmë për të dytën herë Stafa shitet, mbase njëherë te xhandarët shqiptarë në shërbim të fashizmit dhe të dytën herë në emisionin Opinion nga kryearkivisti i Rilindjes. Po pra pikërisht Stafa, një 22 vjeç sigurisht i talentuar, idealist dhe familje patriotike e edukuar dhe arsimuar shumë mirë në Shkodër. I dalë në gjyqet e monarkisë ku shprehej se ishte komunist dhe që lexonte Shilerin, Hugoin, Majakovskin e Gorkin, por dhe Manzonin. Shumë më i kulturuar se sa shumë prej hekraxhinjve të PKSH-së dhe plot me energji idealiste në ndryshim me “komunistë të skërmitur dhëmbësh” për hakmarrje dhe pushtet. Qemali i edukuar te jezuitët, por dhe në gjimnazin e Shkodrës dhe pastaj në Itali, i lexuar dhe me talentin e të shkruarit romantik dhe realist, nuk do të ishte i pranuar nga Enver Hoxha sigurisht. E dyshimet mbi gjetjen e bazës dhe shpëtimit të të gjithëve përveç tij, janë akuzat e mëdha të shitjes së tij në dorë të pushtuesit, por kryearkivistit kjo nuk i intereson, ai di “letrat” që ka arkivi që sigurisht ka shumë shumë pak, sepse para arkivistit rilindas që nga vrasja e Stafës, shumë janë kujdesur që të mos ketë asgjë. Po dhe ata komunistë janë vetëquajtur, por në të vërtetë kanë qenë morra në ideologjinë e kopukëve të PKSH dhe pastaj PPSH, që luftonin idealistët komunistë dhe jo komunistë, i vrisnin dhe i internonin sepse kështu ishte dhe regjimi i kryekriminelit Hoxha. Një nga qëllimet që ai ka arritur ishte eliminimi i të gjithë idealistëve që nga grupet komuniste me Stafën, Shanton dhe shumë e shumë të tjerë deri sa vdiq. Të gjithë do të vriteshin dhe burgoseshin, sepse nuk mund të pranonin me intelektin e tyre një feudo orientalizëm komunist nga Enveri. Figura e një të riu idealist dhe pa njolla i duhej Enverit për ta bërë “hero dhe theror” por dhe pjesë të krenarisë së dëshmorit komunist. Me këtë rast, jo vetëm e hiqte qafe në rrugën e diktaturës, por dhe e përgëzonin për “postin e lartë mbas vdekjes që i dha”. Mbase dhe plotësonte dhe ndonjë mllef personal me background “love story” mes komunistaëh. Kryearkivisti nuk bëri asgjë më shumë se sa kaq. Thjesht një veprim të dytë, mbas “letrës së kontratës së shtëpisë në xhepin e Minxhozit” që xhandarët të shkonin në shtëpi. Biles dhe të Kosturit që thotë vrau veten dhe fshatarëve që thoshin i thamë a do ndihmë, por nuk na u përgjigj. Në të vërtetë nuk është se këto ide i ka vetëm kryearkivisti (si ai ka shumë që drejtojnë historinë dhe ekonominë e këtij vendi), por janë idetë e Rilindjes. Janë idetë e demontimit të çfarëdo ideje, që nuk i pëlqen krijuesit të kësaj skeme me Rilindje. Në qoftë se heronj, dëshmorë, politikanë, aktorë, teatro, filma, poezi, piktura, këngë, shkrimtarë, balete, arkitekturë, ndërtime, monumente nuk i pëlqejnë krye rilindistit Rama, absolutisht e gjithë Rilindja çohet për t’i demontuar. Po si në monarki, pushtim, komunizëm dhe deri në Berishizëm. Mund të ketë dhe gjëra në kohë të tij (që i ka bërë vetë) që ai nuk i do më dhe i ka inat, që sigurisht Rilindja duhet t’i demulojë. Kështu që socialistët e kanë kot që ankohen për kryearkivistin. Ai thjesht është programuar si rilindist dhe një nga veprat e tij (ose e vetmja, sepse asgjë tjetër nuk ka bërë në jetë të tij) është demontimi i figurës së Stafës. Qemal Stafën, nesër të tillë tipa do ta zëvendësojnë me një “bloger” me ndonjë figurë Facebook-u të Rilindjes dhe padyshim që socialistët që ankohen sot ose do të jenë plakur shumë dhe nuk do të kenë më forcë as të... ose do t’iu ketë mbizotëruar plotësisht amnezia nga skleroza dhe “blogerët” e Rilindjes, do t’i kërkojnë te monumenti “Nënë Shqipëri”.