BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

“Socializmi kinez” i Mao Ce Dunit, shërben si maskë për të maskuar rrugën imperialiste të Kinës

“Socializmi kinez” i Mao Ce Dunit, shërben si maskë

Natyrisht për Kinën e Maos është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet...dhe përsëri do të shkruhet, sepse historia e saj është komplekse dhe e gjerë. Revolucioni kinez i udhëhequr nga Mao Ce Duni dhe fitorja e tij në tetor të vitit 1949 hapi një epokë të re për këtë vend me një histori të lashtë dhe qytetërim po aq të lashtë, por që gjithë kohën pati përjetuar skllavërinë e dyfishtë, atë të brendshme të perandorëve dhe mandarinëve të saj, ashtu dhe atë koloniale dhe sigurisht që thënia e Maos në atë kohë se… “ për ne ishte një fitore e madhe që kaluam nga mezeria në varfëri” kishte një baze reale. Edhe pse Maoja e admironte Marksin dhe marksizmin sikurse dhe rrugën revolucionare të Leninit, nën maskën e “zhvillimit krijues te marksizmit” apo të “kushteve konkrete dhe specifikave të veçanta të vendeve dhe rajoneve” ai (Maoja) kaloi gradualisht në rrugën e reformizmit. Natyrisht që marksizmi nuk është e nuk duhet të jetë dogmë, sikurse dhe rrugët nëpër të cilat kalon revolucioni socialist janë të larmishme në përshtatje me specifikat karakteristike të çdo vendi, por dhe me situatat që karakterizojnë epokën ku jetojmë. Pikërisht në këtë pikë Maoja pati luhatje të mëdha dhe rrugën reformiste dhe anti marksiste të Maos. “Maocedun- idenë” dhe teorinë e “Tre Botëve”e ka analizuar me një kritikë brilante mbi bazën e shkencave shoqërore Enver Hoxha në dy volumet e mëdhenj “Shënime për Kinën” dhe te libri “Imperializmi dhe Revolucioni”, kritikë kjo me baza shkencore sepse pikërisht teoria e “Tri botëve” është një mohim i i Marksizëm-leninizmit dhe për rrjedhojë i revolucioneve proletare dhe socializmit. E vërteta është se në epokën që jetojmë, i gjithë rruzulli po përjeton dy botë: Nga njëra anë shtypësit dhe shfrytëzuesit kapitalistë dhe imperialistë me të gjitha aparatet dhe strukturat e veta, të cilat e mbajnë atë në këmbë dhe nga ana tjetër popujt e shtypur e të shfrytëzuar të kujtdo kontinenti apo rajoni, kombi, kombësie, race e ngjyre. Kinezët artificialisht me termin “botë e tretë”, të cilët ata e propagandojnë dhe që pretendojnë të jenë mbrojtës dhe përfaqësues të tyre, përcaktojnë pikërisht ato vende të varfra koloniale apo gjysmë koloniale që vuajnë dhe përjetojnë jo vetëm prapambetje të mëdha ekonomike e kulturore, por dhe shfrytëzohen barbarisht. Kjo sigurisht që qëndron, por Maoja asnjëherë nuk i kritikonte pikërisht këta sheikë princër e mbretër të këtyre vendeve, apo t’u bënte thirrje për luftë kundër ndërhyrjeve imperialiste në këto rajone, përkundrazi i merrte nën mbrojtje për të shtrirë influencën e vet ekonomike, që sikurse do ta tregonin ngjarjet dhe faktet e mëvonshme Kina u kthye jo vetëm në një vend me ekonomi imperialiste, por e ka shtrirë tashmë sundimin e vet ekonomik nën maskën e “zhvillimit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë” së tyre pikërisht mbi këto vende që ajo i pat përcaktuar me termin “botë e trete” duke konkurruar me Amerikën, Europën dhe Rusinë, Shtzrira e Kinës sidomos në Afrikë, në disa vende të Amerikës Latine e deri në Lindjen e Mesme e ka kthyer atë në një superfuqi imperialiste që disa kalemxhinj pa formim politik na e paraqitin atë si një “socializëm specifik kinez” (ashtu sikurse socializmi specifik i Titos apo sikurse njihet ai me termin “samopravlenie”- vetëadministrim). Pra në këtë pikë socializmi Kinës vetëm termin ka të tillë, sepse hegjemonia e Kinës tashmë është bërë një realitet i dukshëm dhe plani i Maos për ta bërë Kinën një superfuqi u bë realitet. Nëse Kina me të vërtetë do të bëhej një superfuqi socialiste doemos do të ishte një shembull i mirë për të gjithë rruzullin ku popujt e këtij globi duhet të ngrihen në revolucionin proletar, për të zhdukur një herë e përgjithmonë barbarinë njerëzore që realizohet nëpërmjet shfrytëzimit që ka kapitalizmi. Mos vallë ekzistenca dhe qenia e një partie të vetme në drejtimin e shtetit dhe për më tepër deklarata se “është komuniste” do të thotë se është e tillë?! Edhe imperializmi botëror dhe vendet e tjera kapitaliste e deklarojnë se tashmë nuk ekziston më ai kapitalizëm klasik e barbar që e shfrytëzonte deri në palcë me nga 12 deri në 16 orë punëtorin. Po. Dhe kjo është e vërtetë, por ama kufizimi dhe ulja e orës së punës, e drejta e pagës dhe pensioneve e drejta e një deri në dy ditë pushim në javë nuk janë lëshime nga dashamirësia kapitaliste as dhe nga “humanizmi” i tij, por janë përpjekje të proletariatit të këtyre vendeve. Këtë “humbje të orëve të punës” sot në kohët moderne kapitalisti e kompenson me zhvillimin dhe futjen e teknologjisë së re në prodhim, që do të thotë se për një njësi të caktuar kohe, prodhon se sa e sa herë më shumë se në kohën kur punëtori punonte nga 12 deri në 16 orë. Edhe Jugosllavia e Titos fliste për socializëm, por “vetadministrimi Jugosllav” i Eduard Kardelit, pasuronte vetëm drejtuesit e partisë e të shtetit drejtorët dhe përgjegjësit e rangjeve të larta, të cilët i krijonin privilegje vetes duke mbajtur në xhep triskën e komunistit duke krijuar kështu shtratin e ngrohtë të kapitalistëve të rinj që do të vinin nga socializmi që po degjenerohej. Po kështu ndodhi dhe mbas vdekjes së Stalinit, klika e Hrushovit dhe ajo e Brezhnjevit deri te Gorbaçovi që erdhën me radhë njëri mbas tjetrit e maskonin “kapitalizmin” politik dhe ekonomik të tyre me slogane komuniste. Fakti që jo vetëm B. Sovjetik dhe Jugosllavia, Polonia etj. kaluan në sistemin kapitalist me “kundërrevolucion paqësor” është tregues i pamohueshëm, se kur degjeneron baza ekonomike e socializmit, ai automatikisht kalon në kapitalizëm. Njëkohësisht dhe për analogji të kundërt i ashtuquajturi “socializëm” i Vendeve të Ulta, i cili trumbetohet nga disa si socializëm nuk është aspak i tillë sepse baza ekonomike e këtyre sistemeve është “prona private mbi mjetet e prodhimit”. E veçanta në këto vende qëndron te fakti se raporti i pagave të punëtorëve është disi më i lartë, falë dhe pozicionit gjeografik që i favorizon, rezervave të tyre që ua u ka falur natyra janë të asaj shkalle që shtypja e shfrytëzimi është relativisht më i lehtë se në disa vende të tjera të Europës. Pra dhe Kina është tërësisht në rrugën kapitaliste të prodhimit material dhe shpërndarjes së tij. Konkurrenca e saj me superfuqitë e tjera nuk është aspak për të demonstruar se cili rend ekonomiko shoqëror e ka epërsinë, “socializmi i maskuar tipit kinez” apo imperializmi amerikan, ai europian, rus, anglez apo ai japonez? Jo! Kina me maska komuniste e zhytur tërësisht në prodhimin material me ndërmarrje e korporata private, por të kontrolluara nga Partia Komuniste që duke qenë në drejtim (luan dhe rolin e shtetit) ka vendosur plotësisht marrëdhëniet kapitaliste shtetërore jo vetëm në planin e brendshëm, por dhe atë të jashtëm. Prodhimet e Kinës tashmë janë shtrirë jo vetëm në vendet fqinje dhe të Rajonit Aziatik dhe Lindjes dhe Azisë Juglindore, por dhe komplet në Afrikë madje deri në Europë. Me qindra e mijëra firma kineze operojnë tashmë nëpër glob edhe pse Zi-Zhepingu deklaron se nuk do t’ia dijë nëse në këto vende ka demokraci, diktaturë, apo autokraci... - për mua- thotë ai mjafton të mos na kritikojnë mënyrën tonë të qeverisjes dhe drejtimit. Kina ka zgjedhur Afrikën për të vendosur hegjemoninë e saj sepse kontinenti i zi ka rezerva të mëdha të lëndës së parë që i duhet ekonomisë kapitaliste kineze dhe jo pa qëllim ajo ka investuar atje gati 1/3 e gjithë vlerës për investimet jashtë vendit dhe jo vetëm për t’i marrë Afrikës lëndën e parë duke shkuar atje nën maskën e “zhvillimit”, por dhe sepse krahu i punës së zezakut afrikan blihet lirë nga kapitalistët e verdhë të Kinës, të cilët dhe për kushtet e punës tregohen po aq mizorë sa kapitalistët e vjetër të Europës. Këtë do e deklaronte dhe vetë ish ministri i Bujqësisë së Zambias, Guy Scott gazetës “The Guardian”, i cili deklaron: “Tashmë te ne thuhet se kemi parë plot njerëz të këqij. Shfrytëzuesit e bardhë ishin e janë të këqij, indianët po aq keq, veçse kinezet janë më të këqijtë se të gjithë”. (Fjala është për drejtuesit e firmave ndërmarrjeve shoqërive dhe korporatave kapitaliste). Kina ka deklaruar se armiku i saj kryesor është Amerika. Këtë e pati deklaruar dikur dhe Hrushovi, por deklarata e saj nuk është nga pozitat e përcaktimit të SHBA-së si xhandar ndërkombëtar i popujve të botës i lirisë pavarësisë dhe sovranitetit të vendeve, por deklaratë e një superfuqie imperialiste, e cila karakterizohet nga pakënaqësia në ndarjen dhe rindarjen e botës deklaratë që i kundërvihet një superfuqie tjetër. Aktualisht kur Kina është bërë superfuqi e dytë ekonomiko-ushtarake, mbas USA-s, është logjike se të dyja këto janë në konkurrencë me njëra-tjetrën dhe ky tipar është një nga elementët thelbësorë tipikë të imperializmit, sikurse dhe imperializmi europian dhe ai rus. Dalja e Kinës imperialiste në arenën ndërkombëtare si superfuqi, ndikimi i saj në Afrikë, në Azinë Juglindore e deri në Amerikën Latine i prish balancat e tregjeve dhe zonave të influencës kështu që domosdoshmërisht është në natyrën e imperializmit rishikimi i tyre duke shtuar rrezikun e një lufte të tretë botërore. Marrëveshja e fshehtë midis USA-Anglisë dhe Australisë në Gambera (mbas shpinës së Francës) në fushën e lëvrimeve ushtarake kryesisht në anijet dhe nëndetëse me raketa apo dhe me mbushje bërthamore, për interes të Australisë, që kapin vlerën prej 59 miliardë dollarësh; ka të bëjë me jo vetëm kërcënimin por dhe me kufizimin e Kinës në atë rajon. Mos vallë Kina do të rrijë duarkryq apo mos vallë superfuqitë e tjera do të ishin indiferente? Kurrsesi jo! Kina imperialiste edhe pse hiqet si e “paangazhuar” apo e maskuar “komuniste” ashtu sikurse Rusia e carëve të rinj sikurse dhe Europa apo sikurse njihet me termin kontinenti plak (për ne shqiptarët kurva plakë) dhe Anglia që ka dalë gjasme një superfuqi më vete, në situatat kur politika ekonomike nuk gjen dot zgjidhje përgatiten të oshtijnë topat. Kjo është një situatë paralajmëruese tejet kërcënuese, një këmbanë alarmi se po përgatitet një gjakderdhje e re për popujt dhe se retë e zeza të Luftës së Tretë Botërore po afrohen. Do e lejojnë popujt e botës veten e tyre të bëhen mish për top për interesa te atyre që i shtypin e shfrytëzojnë, apo do dinë ta ndalin dorën luftënxitëse të çdo imperializmi dhe nëse shpërthen lufta a e di imperializmi se kjo do shënojë përfundimisht dhe fundin e tij? Sepse kjo luftë në mënyrë të pakundërshtueshme do të sjellë revolucionin proletar që është lokomotiva e historisë dhe njëkohësisht për herë të parë globi të nesërmen e fitores do të gdhihej i lirë dhe pa sistem skllavërimi.