BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

Sofizmat e Gaztorëve nuk e fshehin dot vënien në shërbim të Sali Berishës.

Sofizmat e Gaztorëve nuk e fshehin dot vënien në shërbim

Deputetët që janë ngjitur pas Gaz Bardhit, dalin para mediave dhe bredhin nëpër studio për t’i mbushur mendjen demokratëve të ndershëm dhe popullit shqiptar, se luftojnë vetëm për bashkimin e opozitës, e nuk kanë asnjë lloj ambicie personale. Argumente që sjellin ata, janë qesharake dhe nuk bindin dot as fëmijët e kopshtit. Ata dalëngadalë po e heqin maskën dhe shqiptarët po e kuptojnë se lojërat e fjalëve “për bashkimin e opozitës”, janë si hiri që mbulon jashtëqitjen e maces. “Nuk kemi qëllim tjetër, vetëm bashkimin e opozitës”-deklaron Bardhi. Po kush e ka penguar Gaz Bardhin me shokë, që “përpjekjen për bashkim” ta niste fill pas levave e plumbave që Sali Berisha derdhi ndaj selisë së tyre në 8 janar!? A nuk ka qenë ai që prej asaj kohe Sekretar i Përgjithshëm i PD? Pse kur Enkelejd Alibeaj kërkoi që kandidatët për pushtetin lokal, dalë nga primaret berishiane, të kandidonin nën siglën e PD, ai jo vetëm që nuk pranoi, por doli kundër vendimit të Kryesisë, duke pozuar në krah të kandidatëve të Berishës? Pehlivanllëqet e Bardhit, se iu digjka shpirti për “opozitarizmin e njësuar”, janë të pabesueshme, sepse kur ai kërkoi largimin Bashës nga drejtimi i PD, pse nuk këmbënguli edhe për largimin e Berishës, por na hiqet tani sikur nuk është as me Bashën dhe as me Berishën!? Vazhdon më tej demagogjia e Bardhit: “Ne nuk kemi vajtur si parti në takimin e 5 shtatorit, por si deputetë opozitarë! Partia nuk na pengon ne, që të bëjmë opozitarizëm”, dhe ai e ndjekësit e tij vazhdojnë të bëjnë zhurmuesin për inceneratorët, për korrupsionin e burgosjen e pushtetarëve, llafollogjia që janë vetëm “shoë” para shqiptarëve. Pse konkluzionet e Komisionit hetimor të grupit të PD për inceneratorët, kur u shtruan për votim në parlament, u votuan kundër nga foltoristët e Berishës!? Kujt i shërbente mosvotimi “pengut Basha” , apo “të korruptuarit Rama”. Pastaj sipas Bardhit, “nuk ka rëndësi, se kujt i përkasin deputetët, rëndësi ka që të bëjnë opozitarizëm kundër Ramës!” Po pse nuk e ditka Bardhi që deputetët janë të partisë dhe nuk është partia e deputetëve!? Sipas Kushtetutës deputetët janë të një subjekti të caktuar politik, zbatojnë vendimet e forumeve drejtuese të partisë që i përkasin, dhe kush del kundër tyre është i vetpërjashtuar. Deklarojnë sofistët gaztorë se “ jemi proamerikanë e proevropianë, por ne na ka votuar populli për të bërë opozitë!” Po ndajeni mendjen o të uruar! Nëse jeni proamerikanë, pse u ulët në sofrën e Berishës? Nuk ka rrugë të mesme, ose me Perëndimin, ose me partinë e non-gratave. Gallata vazhdon më tej kur Gaztori Bardhi deklaron se “midis Perëndimit e Sali Berishës, unë zgjedh Perendimin, kurse midis Edi Ramës dhe Berishës, unë zgjedh Berishën!” Pra shqip ai deklaron: “jam pro Amerikan në mbështetje të një antiamerikani! Hajde mere vesh këtë deklaratë “përbashkuese” të një politikani me eksperiencë! Po pse nuk kërkon Bardhi të vijë Berisha në tavolinën e tij, por shkon ai tek Berisha? Pastaj, kush i ka kërkuar Bardhit që mes Berishës e Ramës, të zgjedhë Berishën!? Edi Rama është Kryeministër, ka partinë e tij dhe është zgjedhur nga socialistët. Që Bardhi me suitën që e ndjek, shkoi e i ra në gjunjë Sali Berishës dhe që ky tregoi supremacinë e tij e tregojnë faktet. Berisha e dha mesazhin prej stalinisti, kur u paraqit 20 minuta me vonesë në takim dhe Bardhi nuk guxoi të fillonte dot pa praninë e “Komandantit”. Që takimi ishte për hallin e Berishës kuptohet nga të gjithë,por ajo që na çuditi ishte pjesëmarrja e deputetëve aleatë në të , që pretendojnë se janë kundër berishizmit! Nuk po përmendim këtu “babin e Zenit” si autori i Gërdecit, thënë nga Bardhi për Berishën, as “zhytjen e Bardhit në çështjen “Paplekaj” në Elbasan”, akuzë e Berishës për Bardhin, sepse këto sipas Bardhit “janë nxjerrë nga konteksti”, por po i kujtojmë edhe një herë, se si Berisha ia rrëmbeu nga duart e drejtimin e Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçit dhe pasi e shpalli kandidat për kryebashkiak, e flaku si limon të shtrydhur. Historia e drejtimit bajraktarist e PD prej Berishës dihet, por doja t’u sjell në vëmendje gjithë gaztorëve bardhistë, dy deklarata fill pas këtij takimi, që shprehin hapur të vërtetën. Një ish kandidat për kryebashkiak sfidon “ Në radhë të parë ata, (gaztorët) nuk duhet të vijnë si triumfatorë, por si të penduar” dhe sipas tij “kjo i bashkon demokratët dhe jo interesat e tyre personale në kurriz të njerëzve. Në radhë të dytë në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, i cili është i vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë të demokratëve”. Kurse deputeti i PD deklaron hapur:” Gaz Bardhi do të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar, ku kryetar është Sali Berisha”. Nga këto deklarime kuptohen qartë, se kush është qëllimi i foltoristëve e Berishës, vetëm gaztorët e Bardhit bëjnë naivin. Kështu është, se ndryshe gaztorët duhet të sqarojnë publikisht, se çfarë i ka ndarë me Berishën dhe çfarë po i bashkon tani me të. Del ashiqare, se Sali Berishës nuk i duhen deputetët, që i sjell vërdallë Bardhi, atij i duhet PD e Lulzim Bashës, i cili njihet ligjërisht brenda dhe jashtë vendit si kryetar i saj. Nëse Bardhin e shqetëson “mungesa e opozitarizmit”, le të ngrejnë një parti tjetër me Berishën dhe të mos spekulojnë më me sloganin se janë deputetë të PD. Bardhi kërkon të na mbushë mendjen se “nuk ka asnjë ambicie personale, por sakrifikon gjithçka “për opozitarizmin”, gjë të cilën nuk do t’ia besonte as komunisti më fanatik. Ky bashkim që Berisha e quan “nismë të guximshme që do t’i dridhë këmbët Edi Ramës”,është shakaja më e madhe që kemi vite që e dëgjojmë nga ky njeri. Se kush është vlerësimi i Berishës për Gazin, e ka treguar Zeni i tij, atëhere kur e kishte kundër atë: “Për hir të bashkimit mendoj, se të gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës së gazrave!.” Deputetët që ndjekin Bardhin, janë grupi i Gazit lotsjellës të 8 janarit 2022, të cilët nuk kanë më as firmë, as vulë, as poste, as logo, as simbole të PD dhe duam të dimë ai njeh Bardhi sulmin e Berishës mbi selinë e PD, a e njeh Kuvendin e 30 prillit 2022 të Berishës dhe organet drejtuese qe zgjodhi ky Kuvend, si dhe cili është qëndrimi i tij sot ndaj përjashtimit të deputetë të PD në shtator 2021. Lëvizja e Gaz Bardhit është e studiuar mirë, që mendon se duke mënjanuar Sali Berishën mund të bëhet lider, por e gënjen mendja. PD me Lulzim Bashën tashmë e ka nisur rrugën e saj të pastrimit nga berishistët dhe në këtë rrugë ka mbështetjen e vendosur të Perëndimit. Bardhi përpiqet të ngjallë shpresë aty ku nuk ka më shpresë, ndaj nuk i zihet besë.