BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Somnabulismi i somnabullve

Somnabulismi i somnabullve

Isha bërë njësh me fjalën e kryeministrit tim, i cili drejtonte presidencën e ''Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar'', në SHBA. Një krenari legjitime, burim i pozicioni që kishte marrë vendi im, për herë të parë në historinë e tij. Shqipëria im e vogël e ngritur në zenitin e kombeve, duke iu dhënë mundësia që edhe nga udhëheqësit më të mëdhenj të botës, të dëgjohej fjala e liderit të saj. I pushtuar nga kjo ndjesi krenarie, mbrëmja më kishte ngulur pas ekraneve. Ndërsa ndiqja të diskutohej nga; ish ministra të jashtëm, zv/ministre, ambasadorë, fjalë e të cilëve përpiqej të bënte pis, fjalimin e kryeministrit, më rrodhi ashtu pa pritur dhe kujtuar togfjalëshi ''Somnabilismi somnabulve. '' Më ngjasuan ata ''burra shteti'', me ca somnabulë, që lëvizin në natën e errët, nga një gjumë i trazuar dhe ashtu në përgjumjen e tyre ngasin nëpër ter, pa ditur se ku mund të përplasin kokën. Veçse zoti zemërgjerë u del në krah, për t'i shpëtuar kokën. Më buroi krejt instinktivisht : Ruaji o zot këto mëndje, nuk dinë seç flasin e bëjnë të rrëmbyera nga ''deliri i madhështisë'', të mbathur me ëndrrat Makbethiane. Ish ministri i jashtëm, ish zv/ministrja e jashtme, isha ambasadori si t'i kishte pjekur zoti në një mëndje, me shpatat e ngrehura, godisnin drejt kryeministri, i cili sipas tyre kishte shkuar në ''Këshillin e sigurimit'' për të treguar veten, për të mbuluar çështjen McGonigal. Hidhej e pritej, rreth kësaj çështje, duke i rënë të njëjtit fyelli atij të lobimit për shkatërrimin e opozitës. Në se do të kishte diçka të vërtetë, pyetja që të lind është; se si mund udhëheqësit më të mëdhenj të botës, syrit të të cilëve nuk i shpëton as miza, të lejojnë t'i drejtojë një njeri ; shkelës të parimeve demokratike !? Po ç'far t'i thuash ish zv/ministres së jashtme e cila i quan ''batuta'' fjalët e kryeministrit, si ato në parlament, i cili në replikën me ambasadorin rus, në kundërshtitë e tij për thirrjen e Zelenskit, presidentit Ukrainas, sepse shkelej rregulli. Kryeministri im e kishte në çep përmes sentencës filozofike; Atë e ka thirrur lufta jua. Pushoni atë dhe Zelenski largohet... Diplomatja se quan fjalë diplomatike, por batutë. Mëndje, mëndje kjo dynja. Por kjo mëndje kulmon, duke vënë shenjë barazimi mes fjalimit të kryeministrit dhe asaj të Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive në Moskë. Ruaju o zot mendjen ''diplomatëve '', të cilët nga se u ka ngelur shara në gozhdë me kryeministrit në politikën brenda vendit, përpiqen të baltosin dhe politikën e jashtme, duke dashur të nxisin dhe ndjenjat nacionaliste, me demek se në axhendën e tij, duhet të ishte çështja e Kosovë -Serbi. Nuk di në se do të kishte një gjetje më diplomatike, se sa përmes thirrjes se Zelenskit, të sillej në qendër të vëmendjes problemi Kosovë _Sërbi, për të mos kthyer Ballkanin Perëndimor në një Ukrainë të dytë, kur janë të njëjtit faktorë që ndezin vatra zjarri, duke u përpjekur të marrin peng njohjen e plotë të pavarësisë së pavarësinë e Kosovës. Fjala përmbyllëse e kryeministrit ku trajtoi çështjen e Kosovës, përbënte lajtmotivin e gjithë fjalës së tij. Por çfarë t'u thuash diplomatëve të shquar që lexojnë vetëm mendjen e tyre të mbrapshtë!!? Nuk vonuan të rrihnin gjoksin se në kohën e tyre kishte diplomatë me emër, ku e ku sa më lart të këtyre të sotmëve, (edhe pse kishin mbetur në anekset e diplomacisë), kur diplomacia e sotme shqiptare, ka bërë që të dëgjohet nga diplomatët më të mëdhenj të botës. Se për ç’diplomaci bëjnë fjalë këta ''isha'', kur fillojnë dhe diskutojnë për çështje protokollare : jo i takonte presidentit të drejtonte presidencën, jo ministrit të jashtëm, kur dihet se të porsa zgjedhurit në detyrë nuk mund të kishin, atë nivel përfaqësimi sa të kryeministrit apo ambasadorit diplomatit në karrierë. Me sa duket këtyre ''ishave'' diplomatë nuk i intereson niveli i përfaqësimit të vendit të vet mes diplomatëve të botës, por thjesht retorika për të gjetur ; mëhana për tërhana, për të sulmuar kryeministrit. Se ku qëllonte analiza e ish ministres së jashtme, mjafton të dëgjoje për komentin që i bëri, detajit të ambasadorit, sikur ai vallaha i pëshpëriste në vesh kryeministrit për të korrigjuar fjalorin sepse s'është diplomatik. Ç'fantazi e sëmurë e një diplomate që përpiqet t'i japë mend diplomacisë së kohës !? Atë që ndiqej me figurë e me zë, diplomatja e bënte me ''këmbëka e me doçka'' vetëm e vetëm të ulte kryeministrin saj, kur bota diplomatike me përfaqësuesit më të mëdhenj të botës, e ndiqnin gjithë sy e veshë. Ruaja, o zot mendjen, somnabulve të cilët somnabulizmi nuk po i zgjon nga gjumi letargjik i opozitës shqiptare, e cila edhe tani që bota mban vesh kryeministrin shqiptar, ish diplomatët nga se nuk ndritën gjë në kohën e tyre, suksesin e madh, përpiqen ta shesin si përpjekje të kryeministrit, për të fshehur çështjen McGonigal, gjë që vetëm një somnabull mund ta besojë. Kur atë e ka në dorë drejtësia amerikane, i interesuar vetë ''Kongresi amerikan'', si mund të promovohen vlerat e një lideri nëse ai është implikuar në lobime kundër opozitë?!.Opozita jonë s'ka nevojë për lobingje për t'u përçarë, kur lideri i saj bën autogola në portën e vet. Mjafton diskutimet e ekraneve të ndiqje për çështjen më sensitive të ditës të ndiqje e cila bënte krenar çdo shqiptar, vetëm ish diplomatët, i qëndronin me grushta për të shkulur dhëmbët e kryeministrit. Me figurë e zë ata treguan, se sa iu djeg për prosperitetin e vendit në sytë e botës. Interesi i tyre është vetëm lufta për të marrë pushtetin, duke mos kursyer dhe interesat kombëtare. Me somnabulisma somnabulësh, popullin zor se mund ta bësh të hajë atë kokër ulliri, sa t'i besojë të dorëzojë fatet e veta në dorë të njerëzve, të cilët edhe për çështje kaq të mëdha të kombit të mundohen të hedhin baltë për të minimizuar kontributet e një kryeministri, i cili pavarësisht dëshirave të tyre është i ndjekur dhe dëgjuar nga ndërkombëtarët, duke shfrytëzuar çdo shans në interesave të kombit dhe bashkëkombasave për prosproritet dhe zhvillim të demokracisë.