BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sondazhi Shqipëria në “drejtimin e gabuar” nga qeverisja me “drejtimi duhur”!

Sondazhi Shqipëria në “drejtimin e gabuar” nga qeverisja

-Sondazhet porosi e “media partive” si “pllakatat e pesëvjeçarëve” me PPSH-

Tashmë është bërë e neveritshme jo vetëm te ne, por dhe në botë marrëzia me “sondazhe parazgjedhore” të cilat kryesisht janë pagesa të partive, për të “drejtuar besimin e zgjedhësve” me sondazhet e tyre që janë bërë sa imorale dhe amorale. Janë imorale sepse paguhen për të anuar politikisht dhe si rezultat për të mashtruar publikun. E janë amorale, sepse nuk pranojnë ose janë kundër moralit të së vërtetës dhe të së drejtës. Në përgjithësi sondazhet te mediat shqiptare, bëhen sipas ndarjes së tyre politike. E vetëm idiotët nuk mund të kuptojnë se si janë ndarë këto media në Shqipëri. Po pra, se kush i bën fresk qeverisë dhe kush opozitës. Në diktaturë edhe PPSH-ja vepronte me shqiptarët pothuaj kështu. Para çdo fushate zgjedhje hahaha “për Kuvendin Popullor” mbushte si median dhe rrugët me pllakata (postera tabela rezultatesh) mashtrues për arritjet e 5-vjeçarit dhe lavdinë e PPSH-së në këto suksese. TVSH-ja i vetëm dhe rrugët mbusheshin me mashtrim mediatik ideologjik kolosal dhe të neveritshëm. Nuk kishte nevojë, por aty dilnin dhe njerëzit që i bënin jehonë dhe mbronin sukseset e mëdha. E sukseset ishin të tilla: sa më shumë nuk kishte mish në dyqan, aq më shumë thuhej se ishte rritur prodhimi i mishit. Sa më shumë mungonte buka në dyqan, aq më shumë dilte në pllakate apo tabela tejkalimi i prodhimit të grurit dhe misrit me herë dhe përqindje. Sa më shumë zvogëlohej racioni aq më shumë dilte grafiku i rritjes së mirëqenies dhe ushqimit të mirë dhe krahasuar me vitin 1938-të. Sa më shumë njerëzit ishin të pakënaqur, aq më shumë tabelat tregonin “kënaqësinë e tyre” me PPSH-në dhe shokun Enver apo shokun Ramiz. Sa më shumë shtohej padrejtësia aq më shumë “pllakatat tregonin shtimin e dashurisë për PPSH-në”. Po pra ky ishte dhe momenti (në fjalë) para elektoral në Shqipëri. Mirë se mashtronin popullin, por kishin arritur të mashtronin me gënjeshtra plotësisht dhe veten. Besonin dhe gënjeshtrën e tyre. Po se mos bëjnë ndryshe sot. Çfarë bëjnë sot me sondazhe? Jo ndonjë ndryshim më të madh se sa atëherë përveç faktit se nuk kemi vetëm një PPSH, por kemi bijat e saj ose të ngjashmet e saj në të ashtuquajturën demokraci. TV dhe media ashpërsisht të anuara politikisht o me pushtetin, o me opozitën porosisin “sondazhet” para zgjedhore. I fundit ishte ai ku sipas Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në lidhje me këtë sondazh tha se keqqeverisja nuk ka qenë, pasi nuk është konsideruar një nga tre problemet e para. Imagjinoni çfarë thotë drejtuesi i një sondazhi për në Shqipëri: Kontradikta është vetëm në pamje të parë, pyetjet ishin spontane dhe këto janë problematikat që vijnë menjëherë në mendje, pra janë problematikat e para dhe ndër të tjera mund të jepeshin vetëm 3 përgjigje. Sigurisht që 3 problemet e para janë cituar nga përqindjet që keni parë. Keqqeverisja nuk ka qenë, nuk është konsideruar një nga tre problemet e para”, tha ai. Qytetarët mendojnë se tre problemet më të rëndësishme me të cilat po përballet Shqipëria për momentin është kriza ekonomike (41%), papunësia (36%) dhe pandemia nga Covid-19 (22%). Pra “keq qeverisja” nuk paska qenë as opsion parësor, sepse njerëzit e kanë vlerësuar vetëm me 2%. Po ky paska qenë një moment sigurie që përjashton “keqqeverisjen” dhe sigurisht këtu nuk kuptohet fare, se kë do të mbrojë apo lartësojë sondazhi i zotit Marchese. Më pas vijon me shëndetësinë (22%), korrupsionin 17%, pensione të ulëta/rroga të ulëta (13%), arsimi (11%), infrastruktura (10%), standardet e ulëta të jetesës/varfëria 9%, emigrimi/ikja e të rinjve (8%), drejtësia/mungesa e rregullit të ligjit (7%), çmime të larta/taksa të larta (6%), situata politike/politikanët (6%), krimi/siguria (5%), shërbimet komunale (uji, dritat) 4%, tërmeti/rindërtimi pas tërmetit (3%), keqqeverisja (2%). Ndërsa 15% e të anketuarve përmendën problem të tjera dhe 5% e tyre refuzuan të përgjigjen. Fantastike hëëëë. Shqiptarët në telefon i janë përgjigjur sondazhit se “keqqeverisja” për ta është 2% problem. Mbi metodologjinë thuhet se janë pyetur në telefon dhe se na paskan qenë numrat e fshehtë. E gati gati edhe unë po filloj të besoj se IPSOS i Marchese-s nuk paska kërkuar nr telefoni të anëtarëve apo njerëzve të partisë, e cila ka televizionin afër saj dhe në shërbim të saj. Po është shumë e vështirë që nga 1527 persona 1000 të jenë të pjesë e militantizmit sondazhor partiak. Gjithmonë në qoftë se sondazhi është bërë realisht dhe jo mashtrim i plotë shifrash pa asnjë lloj pyetësori normal. Por Marchese thotë: Janë përgjigjur në telefon. Numrat e telefonit janë të fshehur dhe të rastësishëm. Kemi një seleksionim në çdo familje. 90% janë telefonuar dhe 10% janë intervistuar online. Një kategori të rinjsh është më vështirë t’i arrijmë, ndaj kemi zgjedhur metodën online. Intervistuesit janë të IPSOS, jo të shoqërive të tjera dhe janë ekskluzivë. Po po e qartë, shumë mirë se pikërisht të IPSO-s janë. Mirëpo “pllakatat e sondazhit” kishin dhe marrëzitë e tjera përveç faktit të marshit të gabimit. Në përgjithësi për sondazhet para elektorale “marrshi ju lëviz nga 1-3%” dhe kjo është një nga marrëzitë tipike përthithëse parash pa pasur kurrfarë sigurie dhe vetëm me qëllim mashtrimin para elektoral me shifra idiote. Marrshi gabimit nga 1-3% kur pushtetin mund ta marrë një parti apo grup me vetëm 0. 02 % do të thotë se kemi të bëjmë me marrëzi që qëllimin themelor kanë programimin e trurit të zgjedhësve me pllakatat - tabela e tyre delirante. Sondazhi na qenka kryer në periudhën 10 deri në 16 shkurt 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1. 527 të anketuarit në 12 qarqet e vendit, i janë përgjigjur pyetjes nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar. Po shumë e bukur kjo dhe ta shikojmë se çfarë thotë “pllakata tabelë e sondazhit” mediatik të partisë: drejtimin e duhur 38%, në drejtimin e gabuar 47%, asnjë të dyja 8% dhe refuzon të përgjigjet 7%. Bukur shumë dhe bëjnë 100%. Kjo është dhe metodologjia besoj. Pra sondazhi tregon se jemi në drejtimin e gabuar? Kurse pyetja “sipas mendimit tuaj kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme” përgjigjet ishin PS Edi Rama 44% dhe pastaj PD Lulzim Basha 24%. Sipas sondazhit jemi në drejtimin e gabuar, por do të vazhdojmë të votojnë kreun e “drejtimit të gabuar”. Po po, biles ka akoma një tabelë - pllakatë akoma dhe më të bukur që është dhe esenca aromatike e sondazhit. Ajo titullohet – do të doja që vendi të drejtohet nga kryeministri aktual Edi Rama me 39% pastaj do të doja që vendi të drejtohet nga lideri i PD-së Lulzim Basha me 29% të preferencave pastaj 22% me përgjigjen “nuk e di” dhe në fund 9% me refuzon të përgjigjet. Mirëpo (unë jam me predispozitë ta besoj sondazhin ) këtu tani nuk po më dalin llogaritë. Sepse 39 plus 29 plus 22 plus 9 bëjnë 99% dhe unë nuk e kuptoj se çfarë dreqin kanë thënë 1% e të pyeturve në telefona apo online. Çfarë kanë thënë pra? Kanë sharë, kanë ulëritur, çfarë kanë thënë xhanëm? Po çfarë kishte në qoftë se nga 9 që refuzojnë të përgjigjen të bëhen 10 si përqindje? Hahaha, por unë besoj se ashtu sikundër nuk dalin kurrë 15 minuta në telefon për të pyetur dhe përgjigjur mbi një sondazh kaq kompleks ashtu nuk dalin as llogaritë gabim të bëra në tabela virtuale pa asnjë lloj sondazhi të vërtetë, por thjesht tallje me shqiptarët dhe me publikun për llogari thjesht partiake dhe mediatike të varur sigurisht nga partia. Një sondazh që nga të anketuarit merr përgjigje se “vendi është në drejtimin e gabuar” kur parulla e pushtetit të sotëm ishte në fushatë “drejtimi duhur” është sondazh levend dhe i pabesueshëm. Është thjesht një shpëlarje truri për ato që akoma besojnë në pllakatat e partisë dhe marrëzitë me sondazhe para lektorale.