BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Sorollatjet e ndërkombëtarëve mbas llasticave jashtë

Sorollatjet e ndërkombëtarëve mbas llasticave jashtë

Sipas "lulzim-basho-idesë", opozita që është në Parlament dhe që e shajnë (mbasi e emëruan vetë në listat e mbyllura të degraduara të tyre), por dhe e kërcënojnë dhe tentojnë ta thyejnë çdo ditë, duhet të votojë (meqë ky vetë ka dalë duke mos njohur më Kuvendin) çfarë do Basha dhe atë çfarë i toleron apo pranon Rama. Pra sipas Bashizmit ose politikës më llasticë, më të pazonja, më kot si ide dhe alternativa, më llafazane dhe njëkohësisht shërbëtore pushteti, duhet që ata që janë në kuvend të bëjnë si i do "prapanica" Lulzim Bashës dhe njerëzve që kanë humbur jo vetëm fillin e demokracisë, por duke lënë të vetëm në pushtet Edi Ramën. Po pra i kanë bërë një "qeder" ose një të keqe të madhe shtetit, shoqërisë dhe pluralizmit, me qëllimin e vetëm që nga njëra anë të shërbenin dhe nga ana tjetër populli të "mërzitet nga arroganca e një pushteti tipik piktoresk si ai i Surrelit", që kështu t’i hapej rruga Bashës për në pushtet. Që me llastimllëqet idiote po i japin mandatin e tretë Ramës! Shfaqjet e teatralizmat e Bashës dhe pse të dobëta, të shëmtuara dhe pabesueshme, kishin pikërisht qëllimin që pushteti i mbushur dhe i plotë i Ramës të mërzisë ndërkombëtarët dhe të egërsojë shqiptarët. Po dhe nga ana tjetër, t’i bënte dhe shërbimin e plotë, duke e lënë vetëm të bëjë çfarë t’i donte me nder jush... Kjo është opozita e Bashës dhe atyre që i rrinë afër apo sajdisen prej tij dhe sajdisin atë. Tani dhe pse thonë "listat e hapura të Ramës" janë fasadë dhe pse thonë që po i bën kot, prapë duan që të mos i përgjigjen një arsyeje jo vetëm te shqiptarët, por te arsyeja se ata nuk janë votues, nuk votojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra nuk japin asnjë kokërr vote, dhe duan të bëhet ajo që thonë, me votat e të tjerëve. Kjo tani nuk ka as vend ku të rrijë dhe kjo tani nuk është më as faj i Ramës që luan cirk më të tillë levendë, kodoshë dhe llastica të pamerituara në demokraci. E dinë qartë se pa u bashkuar nuk e mundin dot as Ramën dhe as socialistët e rilindistët e famshëm të lali Erit dhe atyre të tjerëve shpërndarë në të gjitha nyjet e pushtetit ku ka lek, euro, tendera dhe mundësi për maskarallëqe, të cilëve ju ka shërbyer dhe ju shërben me veprime idiote dhe mefshta, aspak të sinqerta vetë Lulzim Basha. Por tanimë nuk është rast për të kuptuar kaq shumë se çfarë llastice është PD e Bashës. As se kush është Rilindja e Ramës dhe vetë Rama, që sa herë ti dojë qejfi, herë e përkëdhel, herë e tall dhe herë e qan-qesh këtë farë llastice (opozita Basha) që e ka tepruar shumë. Kaq shumë, sa të neveritet kur i shikon të bëjnë sikur janë të përkorë, pa faj, hahahaha si të persekutuar të demokracisë dhe akoma më shumë, të bëjnë sikur janë të djathtë mor zot. As që duhet të "përkujdesemi" kaq shumë më me Ramën, sepse ai i ka kuptuar dhe i njeh mirë, sikundër i njihte mirë Enveri një dorë idiotësh që i thoshin vetes komunistë dhe jo komunistë në kohë të tij dhe ishin budallenj, që nuk kishin lexuar një libër dhe kështu ju erdhi hakut sa ishte gjallë. Po pra, i hëngri si komunistët e vet dhe ata jo komunistë përballë. E sigurisht dhe Rama i njeh si PD dhe LSI e kjo mjafton. Tashmë problemi është me ndërkombëtarët! Problemi janë ambasadorët që marrin përsipër të zgjidhin disa marrëzi që të turpërojnë si janë aktualisht dhe si shkojnë në kohë! Sot dhe zonja Kim dhe të tjerë vijnë vërdallë, sepse nuk është kaq shumë problem Rama që ka pushtetet, por ajo "llastica" që nuk është në institucione dhe do gjithçka jo vetëm gratis, por dhe aty për aty, biles dhe një fletë lavdërimi e një shpërblim nga pas! Do që të mos djegë duart, të mos bëjë asgjë dhe nesër mundësisht të vijë në pushtet pa garë fare. Do që të mos bëjë asgjë me listat dhe sigurisht Kodin, sidomos për depolitizimin e komisioneve, sepse në të vërtetë është për politizimin e tyre, për të caktuar se si do të votojnë shqiptarët dhe për kë, pa ju lënë qoftë dhe një zgjedhje të vetme vetë atyre. Lulzim Basha do të marrë votat e atyre që i quan aleatë dhe të nxjerrë vetëm kryetarët deputetë dhe pastaj të bëjë pushtetin jo me votat e PD, por të koalicionit, i cili nesër vazhdon po të njëjtën punë si shumë të tjerë me abuzimet dhe me marrëzitë korruptive me parimin "lësho pe në korrupsion, sepse kështu mban pushtetin me miqtë e koalicionit"! Shkurt llastimet e Lulzimit kanë të bëjnë me pamundësinë për të mundur vetë Ramën. E di këtë dhe prandaj bëjnë të gjithë si "kukulla" që përkëdhelen, duke kërkuar "hënën t’ua ulin në tokë". Po po, por si e durojnë një marrëzi të tillë ekstra parlamentare të huajt!? Pse u dashka që njerëz në atë Parlament të votojnë për tekat e Lulzimit dhe llastimet e tij të vazhdueshme me marrje pushteti pa merita dhe pa demokraci brenda. Njësoj si garat në PD dhe postet që i ka dhënë pa meritë sigurisht Sali Berisha. Çfarë sorollatjesh në sy të njerëzve mund të konsiderohen këto? Si mund të konsiderohen dëshirat për mos hapur listat që në popull është tashmë një kërkesë e qartë!? Biles është e qartë se njerëzit nuk duan t’iu shikojnë bojën as koalicioneve levende dhe gjithmonë të pabesa të tyre. Po në fund të fundit, pse kjo sorollatje për llastimet e një force politike dhe opozite që nuk është votë, as numër dhe që demokracia vetëm me këtë mënyrë vepron? Si ka mundësi që ndërkombëtarët duan të marrin me të mirë ose llastojnë dikë që nuk është në sistem? Që nuk njeh sistemin dhe duke dalë jashtë krijoi mundësinë që PS dhe Rama të kishin dhe full pushtetin vendor? Si ka mundësi që ky llastim të bëhet dhe kaq "gazmor" që mbas asaj firme tanimë të "qeshur" në pikërisht ambasada!? Atë firmën askush mund të mos ta pëlqejë, por me që ju pëlqen kaq "bukur" ambasadave le ta firmosin, por dhe diçka që ju pëlqen qytetarëve dhe mazhorancave duhet votuar! Ose përndryshe ambasadorët duhet të shikojnë me përkthim të mirë filmin “Mimoza llastica”!