BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Sot, mos të flasin e të mos duken shumë ata që duhet të flasin më pak

Sot, mos të flasin e të mos duken shumë ata që duhet të

Sot bota dhe njerëzia janë të kërcënuar nga rreziku i pandeminsë së koronavirusit. Sot më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për mjekët dhe mjekësinë, për qeveritë dhe për njëri-tjetrin .

Të tjerët dhe sidomos ata të cilët duan vetëm sa të duken në vijë të parë të ekraneve e të llafollogjizmave, por që nuk mund të bëjnë dhe nuk japin asgjë: as këshilla, as ndihmë, as kontribut përveçse “kritika” sa për t’u dukur dhe për të marrë e tërhequr vëmendjen se kushedi se kush janë, dhe se çfarë “dijetarësh” e humanistësh janë, është mirë që këta  të flasin pak ose aspak pasi askush nuk ka nevojë për ta, sepse shumë prej tyre  vetëm sa deformojnë e shpërndajnë panik, mosbesim dhe frikë.

Sot duhet të flasin e të dëgjohen por edhe të respektohen së pari mjekët dhe infermierët, si dhe qeveritë të cilët kanë përgjegjësinë dhe barrën e madhe për gjendjen e rëndë të ardhur nga pandemia.

Sot duhet të dalin dhe të paraqiten në media ata të cilët kontribuojnë dhe ndihmojnë konkretisht më shumë për në ndihmë të atyre të cilët kanë nevojë për të pasur ndihmë dhe përkrahje mjekësore, ekonomike, financiare dhe materiale dhe jo për atë se si po e kalojnë karantinimin dhe vetizolimin personazhet “VIP”-a të politikës, biznesit, deputetët, gjyqtarët, këngëtarët, modelet, sportistët, familjarët dhe miqtë e shokët e mediatikëve të televizioneve dhe të drejtuesve të emisioneve të tyre, pasi ata i kanë të gjitha mundësitë dhe kushtet për ta kaluar karantinimin.

Mjaft me hipokrizia e reklama  “VIP-ash” edhe në kohë pandemie.

Sot nuk është i nevojshme opozitarizmi politik negativ dhe nihilist i cili mundohet që ta shfrytëzojë, të manipulojë e spekulojë me fatkeqësinë e pandemisë për pikë politike, por duhet ta mbështesë qeverinë në betejën e vështirë kundër virusit, sikur të ishte gjendje lufte. Sot njerëzve nuk u interesojnë emisionet me politikanë dhe me opinionistët politikë, por emisione me mjekë, infermierë dhe për informacione për  përkushtimin dhe  masat qeveritare dhe me të gjithë ata të cilët janë në vijë të parë të frontit për ta mposhtur pandeminë.