BREAKING NEWS

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela
x
BREAKING NEWS

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e
x
BREAKING NEWS

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e
x
BREAKING NEWS

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi
x
BREAKING NEWS

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon
x
BREAKING NEWS

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe vartëses rëndojnë pozitat, ish-ministri fluturon drejt Suedisë

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe
x

Opinion / Editorial

Sot shqiptarët si Evropianë “fashion” dhe Berisha si Kashei Pavdekshëm!

Sot shqiptarët si Evropianë “fashion” dhe Berisha si

Kam arritur të shikoj edhe unë shumë i vogël një film ruso-sovjetik të quajtur “Kashei Pavdekshëm”!  Sigurisht kur jepej ky film SB-ja i Foltores sapo kishte ardhur në Tiranë! Biles kur ka ardhur e ndaluan dhe filmin, sepse u prishëm me sovjetikët -  rusët dhe kampin përfundimisht.  Por sigurisht përralla Ruse e quajtur Kashei Pavdekshëm është dhe përralla e Sali B-së për demokracinë shqiptare dhe sidomos për ditën e sotme të Samitit integrues të Ballkanit në Tiranë! Dita më e madhe deri më sot ndërkombëtarisht në vendin tonë. Nuk ka asnjë samit apo takim tjetër më të madh se kaq dhe me njerëz më të lartë se kaq në Kryeqytetin Shqiptar!  Le të jetë kush të dojë në pushtet! Edhe sikur të ishte Berisha (Kashei pra) sërish ditë e madhe do ishte! Nuk ka rëndësi se janë SB dhe ER ( që ka pushtetin dhe ka marrë dhe mundësinë e Samitit)  apo dhe të tjerët. Kjo është një ditë e madhe, sepse po konsiderohemi nga BE dhe bota e madhe e qytetëruar në Evropë.  Mjafton të themi se janë të gjithë të mëdhenjtë e Evropës apo pothuaj dhe po mundohen të zgjidhin problemet e Ballkanit dhe këtu mbyllet diskursi!  Ne sot jemi “fashion” si Evropa. Çalojmë në përmbajtje por..?! Jemi një vend që pret BE dhe Evropën dhe sigurisht ky fashion është politik dhe padyshim mundohet të jetë dhe urban. Sigurisht me shumë mangësi dhe shumë korrupsion, por ky fashion është dhe kjo veshje është si për shqiptarët dhe për Tiranën kryeqytet të tyre, sot në samitin e 6 dhjetorit!  Shqiptarët,  jo thjesht politika dhe qeveria e tyre, duhet të paraqesin si “fashion” Evriopianë. Sëpaku veshjen. Brendia do kohë por veshjen duhet ta kemi Evropiane sikundër mundohemi të bëjmë shtëpijat dhe veshjen tonë trupore. Jemi në mungesa të mëdha demokracie dhe modeli të qartë të saj, por veshja jonë është sot Evropiane! E kjo është gjëja më e mirë që mund të paraqesim. Në fund të fundit, këtu fillon! Sepse as “fashion” nuk kemi qenë. Jo jo, as “fashion”! Por kemi dhe një individ që ka projektin dhe rrugën, por dhe zakonin e synimin e tij! Ky është Sali B ose Kashei Pavdekshëm i përrallave ruse të cilat mbase i ka parë kur zbriti nga Viçidoli në Tiranë! Kashei Pavdekshëm si film bazohet në folklorin dhe legjendat e lashta heroike ruse. Në një pallat të lartë, e bukura Marya Morevna pret kthimin e dhëndrit të saj, luftëtarit të fuqishëm Nikita Kozhemyaka. Ribashkimi i shumëpritur mund të ndodhë brenda pak minutash, por papritmas toka ruse pushtohet nga ushtritë e Kashchei-t, të pavdekshëm që sjellin shkatërrim dhe vdekje. Marya Morevna rrëmbehet dhe Nikita Kozhemyaka kthehet për të gjetur vetëm hirin në vendin ku dikur ishte shtëpia e tij. Ai mëson nga një xhuxh se gjithçka është vepër e Kashchei të pavdekshëm. Xhuxhi i mirë i jep Nikitës një kapelë të padukshme dhe zhduket. Kështu Nikita niset në kërkim të gruas së tij të dashur deri në skajet e botës.  Po prodhim i  BRSS viti 1944, kohëzgjatja: 63 minuta. Regjisori: Alexander Rou Aktorët: Sergei Stolyarov (Nikita Kozhumyaka), Alexander Shirshov (Bulat Balagur), Galina Grigorieva (Maria Morevna), Georgy Millyar (Kashchei i pavdekshëm)! Sigurisht u bënë filma dhe tregime por dhe balet mbi temën folklorike ruse të përrallës që bazohet në figurën folklorike ruse të Koshchey, një magjistar i shëmtuar dhe i lig, shçport keq dhe asnjëherë i korrigjueshëm, Në të gjitha ligësitë dhe që prishte çdo të ardhme dhe mirësi të jetës normale. Ky është Kashei Pavdekshëm rus dhe ky është për Shqipërinë Sali Berisha sot dhe kaq enë dhe dje. Ai sot përpara Evropës është si Kashei Pavdekshëm! Ai do të prishë Samitin dhe marrë fokusin e ditës. Do të prodhojë konflikt dhe sasi njerëzish nën komandën e tij për të thënë se – ky jam unë! Kaq i fuqishëm jam dhe me mua do ta keni të vështirë. Do t’ju thotë se – këtyre në Tiranë nuk jua mban me mua. As drejtësia nuk ka sa forcë, as mender jush bythë të kapet me mua, sepse kam ushtri dhe kam njerëz boll për të bërë protesta dhe kallaballëk. Për të  prishur punë dhe për të mos zbatuar as ligje dhe as rregulla të shtetit kur nuk është vetë Berisha në pushtet! Ky është qëllimi i tij dhe kjo do të ndodhë dhe pse e di se do të humbë. Por shqiptarët duhet të tregojnë se së paku në veshje dhe në fashion të kohës të jenë pro Evropës. Kashei Pavdekshëm nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë me perëndimin dhe qytetërimin, as me Evropën. Ai është me përrallat e Bajlozave dhe Kasheit të Pavdekshëm! E atë do të demonstrojë sot me 6 dhjetor.