Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Sovrani" që lejon "brigadierët e turnit" të hanë turpin me bukë!

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin! Ai që ka pasur "pronë" si tokën dhe njerëzit mbi të! Sovran ishte mbreti, perandori, feudali! Në fakt, sot duan ose përpiqen të bëjnë popullin sovran! Pikërisht atë turmën, e cila ka mbushur moshën për të votuar dhe zgjedhur guvernantët e tij, njerëzit e shtetit dhe shtyllave të tij që janë legjislativi dhe ekzekutivi, bashkë me drejtësinë e cila akoma më komplikueshëm del nga dy të parët ose gjeneron veten! Sovrani pra, me të cilin shesin mend sundimtarët e politikës, të cilët e marrin pikërisht forcën dhe shpesh herë arrogancën nga përdorimi i - sovranit! Kemi një qerthull të jashtëzakonshëm dhe mjaft të pikturueshëm "bukur", në sidomos demokracitë e brishta, ose vendet akoma me shumicë të pa mësuar dhe pa kulturuar, të dalë vonë në qytetërim ku "sovrani" nga monarku ka kaluar te populli, i cili me dëshirën e tij ka kërcyer në qafën e tij monarkë pikërisht nga populli, por të pamerituar fare! Kush thotë se në Shqipëri zgjedhjet e sovranit janë devijuar është një person ose ëndërrimtar demokracie ose një maskara pa skrupuj që ka devijuar vetë votën e sovranit! E kjo e dyta është absolutisht e vërtetë! Marco Trevisan thotë: Një populli i vihet kurora e një sovrani, vetëm kur ai është lehtësisht i manipulueshëm! E kush më shumë se ne shqiptarët e plotësojmë këtë kusht!? Kemi nisur të shkruajmë gjuhën tonë të fundit, kemi ngritur shkollën tonë të fundit, kemi ngritur universitetin tonë të fundit, kemi ngritur akademinë tonë të fundit dhe kemi arritur në një moment sot në "demokraci", që të gjitha këto elementë të fundit, ti rrëzojmë fare, më keq se asnjëherë! Në momentin kur një pjesë e maskarenjve të cilët tashmë nuk mund të qëndronin vetëm si dikur partia e Enverit dhe u ndanë në disa copa që të sillen akoma më keq si guvernantë të pacipë dhe administratorë pa skrupuj se sa kur ishin dje me shokun Enver! Ky "sovran" ka humbur dinjitetin e tij dhe forcën elektorale jo pse ja kanë blerë votën, por se e ka shitur atë! Ky "sovran" ka rrëzuar dhe sërish ka zgjedhur maskarenj dhe vrasës mbi kokën e tij, jo se ju imponua kush, por se "ju mërzit një hajdut dhe për inat të tij" zgjodhi hajdutin tjetër! Ky farë "sovrani" ka 30 vite që thotë "le të vijë dhe dreqi, por të iki ky që kemi sipër nesh"! E kështu këtij sovrani ka 30 vite që "dreqi" i rri mbi kokë, i rri mbi lirinë e tij, mbi pasurinë e tij, mbi gëzimet e tija, mbi pronën e tij dhe mbi demokracinë e tij, të cilën nuk e ka provuar kurrë! Sepse nuk mund të provosh demokraci me dreqin që ka tre dekada që përdhunon jo vetëm lirinë dhe demokracinë, por dhe "sovranin" e kurorëzuar! Po pra atë "sovranin" me zhele, jo në pantallona, por në tru!

Gjithmonë ato sipër "sovranit shqiptar" kanë ngrënë turpin me bukë" dhe prapë ky farë injorant dhe dembel sovran, i ka përsëritur dhe zgjedhur mbi veten! E hëngrën turpin me bukë kur i thanë "sovranit" se kemi "çekun e bardhë" dhe ai i besoi në fillimet e ndarjes nga diktatura! E hëngrën turpin me bukë Sali Berisha dhe partia e tij, kur i thanë "sovranit" janë paratë e tua dhe bëj çfarë të duash me to e kështu sovrani injorant jua dorëzojë firmave të cilat e rropën! Hëngrën turpin me bukë në 26 maj 96 kur prishën themelin e demokracisë me dhunën në votime dhe sovrani akoma më keq pranoi që këta farë burrash të rrëzonin dhe shtetin në 1997-tën dhe arritën që "sovrani" të vetëvritet me armët e depove të tij! Nuk u hëngër vetëm ai turp me bukë, sepse u prish nga sovrani i nxitur nga "brigadierët e tij" dhe shteti dhe ushtria deri në prag luftë civile! Vazhdoi ngrënia e turpit me bukë 1998-ën si grusht shteti dhe sovrani sërish pranoi e po ashtu turpi me bukë u hëngër nga Fatos Nano që premtoi kthimin 100% të parave të firmave! vazhdoi të hahet turpi me bukë me korrupsionin e socialistëve mbas demokratëve dhe sovrani ktheu sërish një hajn si Berisha dhe të tijtë që të fillon krimin tjetër të turpit me bukë nga 2005-2013-tën! Ky farë "sovrani" filloi të ndërronte "brigadierët e turnit" pluralist që të vazhdonin të hanin turpin me bukë". Ju është bërë lëkura shollë dhe as që duan t’ja dinë fare po fare-fare, se hanë turpin me bukë!" Turpin e skandaleve të shumtë që me pronat dhe me bizneset dhe skandalet me Gërdecin dhe 21 janarin, vrasjet kriminale politike apo dhe me korrupsionin e rrugës së kombit dhe tenderave të tjerë të cilët u bënë nga ato që nuk duan zgjedhje dhe duan luftë civile sot! Turpin e madh Lazarat dhe Shqipëri kanabis, turpin e madh të kontrabandës dhe horrave të saj kudo me fuqi politike! E hëngrën me bukë" Kanë ngrënë bukën e turpit dhe janë "fryrë" sa nuk ka më asnjë mundësi të bësh klasifikim ky më pak dhe ky më shumë, sepse "turpi dhe drekat e shumta më të" kanë marrë përmasa tragjike! Po ashtu sikundër hëngrën turpin me bukë ato që premtuan 300.000 vende pune dhe që e vazhdojnë me PPP dhe tenderat që kapen dhe dalin me skandale! Sikundër hanë bukën e turpit për protestat dhe gurët apo molotovët, sikundër hanë bukën e turpit me lobingjet me rusët dhe me teoritë anti Shqipëri në Europë!

Demokracia e "injorantit sovran shqiptar" shkon deri atje sa që administratorët dhe "sovranistët" e vegjël, ti dijë si për brigadierë turni! Po pra ndërrimin e partisë dhe atij në krye, e dinë për turn dhe atë që është mbi partinë, një brigadier turni! E kjo mjafton për të tillë politikanë që të shpallet demokraci dhe të jetojë mirë me lirinë e tij dhe "sovrani" që është i zhveshur dhe nga pasuria më e mirë ose ajo intelektuale!? Zgjedhjet e dinë për turn pune dhe kryeministri e ardhshëm një brigadier të ri turni në Shqipëri! Kaq dhe nuk ka nevojë më për asnjë shpjegim! Si të jetë brigadieri pastaj! Qëllon që të vret, të gjuan me snajper dhe pushkë, qëllon që grabit dhe shpik palosjen e pronave për fat të keq, thjesht për qëllime elektorale të sovranit fëmijë sikundër është në Shqipëri! E brigadierët ndërrohen duke ngrënë gjithmonë turpin me bukë por faji tashmë nuk është i tyre! Ai është faji i madh dhe i pa diskutueshëm i sovranit popull!

Sot "sovrani" ka një brigadier që sulmon duke kërkuar që ai të mos votojë! Po pra jo të votojë por mos votojë! Që kërkon dhunën poshtë që ai të merret vesh sipër si "brigadieri me brigadierin"! Sepse ky sovran e lejon këtë çmenduri dhe i lejon të gjithë "brigadierët" të bëjnë ndërrimin e turnit! Po po, ky është sovrani që ju jep leje brigadierëve të turnit të ndërrojnë turne duke i rënë pastaj në qafë pikërisht atij të famshmit "popull sovran"! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:20

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa ambasadorëve të huaj për të hetuar e vendosur drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazhdimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër.

Postuar: 23/07/2019 - 07:18

Pasi u dergj rrugëve, mbushi burgjet me huliganët, shkatërroi dhe u shkatërrua vetë, opozita na q

Postuar: 23/07/2019 - 07:16

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedhje të trefishta në 13 tetor është njëherësh edhe para

Postuar: 23/07/2019 - 07:15

Isha i sigurt që Lulzim Basha do të shpikte një marrëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit

Postuar: 21/07/2019 - 07:48

Prej javësh qëndroj orëve të pasditeve në fshat.

Postuar: 21/07/2019 - 07:36

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë reale në tërë mjediset

Postuar: 21/07/2019 - 07:35

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA-ve) kumtoi vlerësimin dhe mbështe