BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

“Sovranizmat” e sovranit...

“Sovranizmat” e sovranit...

Ekrani i ''Betit ''kishte mbetur me veshë ngrefur. Analistët po dhe moderatorja, nuk po orientoheshin me tezat e hedhura nga lideri historik mbi ;'' Sovranizmin'' e ndërgjegjes, dy Amerikat , gënjeshtare dhe asaj demokratikë , elektorati që do Amerikën, por jo ata që montojnë gënjeshtra , pa asnjë fakt , transferim i ndërgjegjes tek të tjerët, për t'u bërë të pavarur dhe luftuar për sovranitetin e tyre duke shkuar aq larg , sa lufta e tij, s'ishte thjesht një luftë për fatin e tij personal, por për të mësuar dhe të tjerët, për t'u armatosur për të mbrojtur vetveten nga sulmet e padrejta .Platformë ideologjike e nisur nga një cenim i dinjitetit të tij, duke sfiduar demokracisë më të madhe të botës , duhet t'i tregonte asaj, por për më tepër, duhet të depërtonte në qenien njerëzore për t'i kthyer asaj ndërgjegjësimin e humbur. Një hero në miniaturë i cili me njëherë të sjell ndërmend psikanalizën e Frojdit; Id'' i Frojdit i cili shërben si një ushqim për ndjenjat, që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin, me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave duke anashkaluar, egon ose uni , i cili përpiqet të balancojë dy ekstremet '' id'' dhe superego. Superegoja vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat, të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria, por ja që lideri historik i kapluar nga'' Idi'', e ka kthyer ''non gratën'' në një fushë beteje , përmes së cilës do të fajësojë të tjerët, për më keq kur kauza e tij personale përpiqet ta kthejë në një kauzë, që ka të bëjë me ndërgjegjen shoqërore e cila, jo vetëm s'duhet të kërkojë ndjesë për fajin , por duhet armatosur për të luftuar . Me se !? Për çfarë !? Të shfrytëzosh institucionin e lidershipit, për ta përballur turmën me ''non gratën '' sepse nuk ka fakte . Është e tmerrshme ta mendosh, se si mund ta shesësh kaq thjesht , duke mbuluar një të vërtetë të madhe e cila, jo vetëm s'është demokratike, por cënon rëndë demokracinë . Për një sistem, ku drejtësia është e zhytur në korrupsion dhe ti i ke bërë fresk në kohën e pushtetit tënd , dorëzon mandatet duke e kthyer parlamentin, në një mono partiak dhe për mëkeq në protestën e 12 Nëntorit nxjerr ca britma çjerrëse; ''Vdekje monizmit '' njësoj si më 90-tën , buçkariteshe ''Vdekje komunizmit ''. Mbartësi i komunizmit, mbartës sot i monizmit , kërkon vdekjen , për t'i shpëtuar arkivolit politik që po të troket në derë. I pushtuar nga '' Idini frojdjan'' qëndrove larg zgjedhjeve lokale , duke ia dorëzuar të gjitha pushtetet një force politike dhe zgjohesh një ditë të bukur, duke dashur përmes rrugëve të protestave, të fitosh ato që ke shkelur me dy këmbë. Të përpiqesh të hedhësh lumin, duke fajësuar një njeri të vetëm, liderin që e ke nxjerrë vetë në krye të partisë, e ke mëkuar gjatë gjithë kohës së drejtimit dhe vetë të kalosh me një autokritike një fjalë goje , dhe pastaj të kërkosh fakte . Nuk di se çfarë fakte kërkojnë mbështetësit për t'i dhënë të drejtë DSHA , i cili kurrsesi nuk mund të bëjë një sy qorr e një vesh shurdhë, kur shikohet se ke dalë nga shinat e demokracisë sepse cenohet sistemi botëror e jo thjesht, interesat e një vendi të vogël , i cili mbijetesën e tij e ka edhe fal përkujdesjes së SHBA. Janë mjaftueshëm këto fakte për hapje krahu dhe lënë të lirë elektoratin të zgjedhë liderin e ri dhe jo të kërkosh përmes ''Id'' tënd një sovranitet që s'ka të bëjë fare me ndërgjegjen sovrane, sepse ka dalë jashtë kontrolleve të tjera të ndërgjegjes . Për më tepër kur flet për sovranitet dhe nga tribuna e 12 Nëntorit, u bën thirrje të huajve të të mbështesin...Po si!? Duke shkelur sovranitetin e të tjerëve .Bir Selmani i nënës, ç'të të qaj më parë ! Këtej i thur diterambe sovranitetit , andej do t'ua shkelësh të tjerëve! Mos vallë sovraniteti juaj është i nëpërkëmbur nga ''Id'' !? Jo se s'ka si shpjegohet ndryshe, kur tribuna e 12 Nëntorit, ofshëtin nga zëri i liderit tjetër, poshtë ''tradhtarit''. Sovraniteti Frojdjan, kërkon harmonizim të'' id'' ,egos e superegos, në të kundër pastaj do të fajësosh të tjerët, jashtë një racionaliteti e të arsyetuarit logjik të shkaqeve e fenomeneve, të cilat dëmtojnë jo thjesht individin, por një shoqëri të tërë. Analistët shtynin pyetjet e tyre për të mësuar më gjatë me qëndrimet dhe marrëdhëniet në lidhje me non gratën, po për liderin historik, ajo që bënte lajm ishte vota e demokratëve, pjesëmarrja një numri të pakrahasueshëm në 12 Nëntor, të tjerët flasin, kodra mbas bregut. Si për t'i dhënë peshë votës ekrani u pushtua nga ca britma si kërkëre korbash; Vjedhje! Vjedhje ! Vetëm vjedhje... Kërkëret nga ajo strofull ekrani të përplasura në fytyrë zgjuan vatrat e fjetura të trurit, duke më sjellë Ali Babën me dyzet hajdutë (përrallën folklorike ). Shpella me florinjtë më solli floririn e Krrabës. Ndoshta dy gomerët e Ali Babës që vodhën floririn e hajdutëve, të ngritur nga varri, kishin ngarkuar dhe atë të Krrabës, me shprehjen magjike të hajdutëve,''Hapu Susam'' ''Mbyllu Susam '', shprehje që me sa duket i ka dalur nga memoria ''SPAK-ut ''që kurse e ka lënë mbyllur çështjen e Krrabës. Ndoshta dhe 12 Nëntori që trokiste përpara dyerve të kryeministrisë, kishte kaluar në haresë shprehjen magjike ''Hapu Susam'' dhe njëri protestues që tentoi të dhunojë, përfundoi në duart e policisë ashtu si Kazimi, por në ndryshim nga ai i Ali babës që përfundoi në thikat e hajdutëve, protestuesin tonë shteti kërkon ta kthejë në rrugën e zotit. Me sa duket lidershipit i duhet dhe një kohë e gjatë sa të gjejë shprehjen magjike për të vjedhur pushtetin. Që kërkohet shprehja magjike e vjedhjes së pushtetit si tek Ali Baba me 40 hajdutë, kjo s' do shumë mend për të kuptuar përderisa lidershipi i pushtuar nga ''Id '', s'u ndahet rrugëve, në vend që ndërgjegjja ta thërrasë drejt Parlamentit për t'u ndeshur me kundërshtarin politik me alternativa që të bindin njerëzit në të vërtetat e tyre dhe jo t'i futë në aventura pa krye. Sovranizmi i ndërgjegjes i udhëhequr nga ''Id'' frojdjan i ka kushtuar jo pak elektoratit që verbërisht i beson dhe e ndjek nga pas duke u bërë dhe mburojë e një lidershipi i cili në 32 vjetët e tij i ka kaluar me sentenca të një absurdi që ia kalon dhe teatrit absurd. Sovranizmat e sovranit të zgjojnë kohën e diktatorit, kur u shpallte luftë social -imperalistve dhe ne qëndronim fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut.