BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

SPAK dhe pseudo-sindikatat tona

SPAK dhe pseudo-sindikatat tona

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, strukturë që lajmin më të freskët në portalin e vet në internet (http://www.bspsh.org.al/ ) e ka mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për të miratuar platformën politike dhe social-ekonomike për 4-vjeçarin 2017-2021 (pra më shumë se katër vjet më parë), zhvilloi këto ditë Mbledhjen e Këshillit të tij Kombëtar. Në këtë mbledhje, vendosi që t’ i propozojë Presidentit të Republikës vlerësimin e një nëpunëseje të kësaj strukture me medaljen “Nderi i Kombit”. Koha kur u zhvillua kjo mbledhje e këtij bashkimi është një moment i vështirë dhe domethënës për të gjithë lëvizjen tonë sindikaliste. Punëtorët e papaguar prej vitesh (900 punëtorë me 15-17 rroga mujore të papaguara) të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh (e quajtur ndryshe nga banorët e Mallakastrës si Kombinati i Naftës) janë në grevë urie prej gati katër javësh tashmë. Që nga 29 shtatori 2020. Javën e fundit, “turnin” e urisë e morën gratë naftëtare, nënat dhe motrat tona! Të vendosura për të rrezikuar shëndetin, asetin më të çmuar që kanë për të rritur fëmijët, njësoj si burrat dhe vëllezërit e tyre. Në këto ditë drame për punëtorët e naftës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, që i lejon vetes të deklarojë në ITUC (Federata Ndërkombëtare e Sindikatave, struktura më e madhe botërore e këtij lloji https://ëëë.ituc-csi.org/about-us) se ka 100 mijë anëtarë në strukturën e tij, mund të kishte propozuar që anëtarësia t’ i përkushtonte pagesën (kuotizacionin) mujor të tetorit (2 mijë lekë të vjetra ose rreth një euro e gjysëm) fondit për dëmshpërblimin e rrogave të papaguara të naftëtarëve. Mund të kishte mbledhur 1.5 mln euro në këtë mënyrë, nëse realisht do të kishte 100 mijë anëtarë. Nuk e bëri. Mund t’i kishte propozuar të njëjtën gjë strukturës paralele, Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila ia ka lejuar vetes të deklarojë në ITUC se ka 120 mijë anëtarë. Po t’i ketë, mjafton që kjo strukturë e sindikalizmit shqiptar të marrë nismën dhe të dhurojë kuotizacionin mujor të anëtarësisë dhe bëhen 1.6 milionë euro fond i mbledhur. Së bashku me (pseudo) sindikatën tjetër, dy kuotizacionet mujore arrijnë në më shumë se gjysmën e rrogave të papaguara të rreth 900 naftëtarëve, prej të cilëve disa motra dhe nëna naftëtare po rrezikojnë jetën në grevë urie sot. As edhe këtë propozim Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë nuk ia bëri rivales. Madje këtë mundësi konkrete ndihme as edhe vetë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nuk besoj se e ka çuar nëpër mend. Po përse? E vërteta e hidhur është se këto dy struktura nuk i kanë 100 mijë dhe 120 mijë anëtarët sindikalistë që pretendojnë paturpësisht. Janë thjesht fosile të mykura të sindikalizmit të pastër dhe të sinqertë shqiptar të viteve 1991-1992, kur punëtorët dhe organizatorët e protestave të tyre rrezikonin shumë më tepër se vendin e punës. Janë struktura të ndjekura nga disa pak arrivistë dhe arriviste pa personalitet dhe pa kurrikulum betejash sindikale. Janë mikro-grupime të shëmtuara, të mbijetuara në sajë të masakrës së pashoqe me pronat e sindikalistëve, të patura nën administrim prej tyre. Janë keqadministrues të pasurive të punëtorëve, për të cilat shumë shpejt do të përgjigjen në SPAK.

 

Dhe hetuesit e SPAK do të kenë material të bollshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të ngjashme me këto si më poshtë:

1. Përse një nga strukturat paralele të mësipërme nuk bën transparencë publike për mënyrën se si menaxhohen kuotizacionet mujore që u mbahen automatikisht punonjësve të Postës Shqiptare dhe të OSHEE-së nga rrogat e tyre mujore?

2. Ku përfunduan pronat (kinema, salla argëtimi, shtëpi pushimi, pallate kulture, etj.), shumica asete turistike në administrim (jo pronësi!) dhe inventar të këtyre pseudo-sindikatave, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë?

3. Si janë tjetërsuar, shitur, apo rrënuar shumë prej këtyre pronave? Cili është fati i pronave të tjera ende të pa-zhdukura, pasi në 7 maj 2020 skadoi afati i Ligjit Nr. 8340/1 datë 06.05.1992 “Për pasurinë e Sindikatave” dhe këto pasuri duhet të kalonin në administrim të strukturave përgjegjëse të Shtetit?

Ndërkohë që hetuesit e SPAK do të përpiqen t’ju përgjigjen këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, ne qytetarët e këtij vendi po mrekullohemi në këto ditë pandemie dhe të grevës së urisë së naftëtareve, me veprimin e Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, i cili i kërkon kreut të shtetit të dekorojë si nder të kombit një nëpunësen e vet (të mbiquajtur “Fluturakja”, për shkak të udhëtimeve të saj të shpeshta jashtë vendit, për të zgjidhur hallet e punëtorëve shqiptarë). Kjo nëpunëse e shkretë duhet ngushëlluar me një medalje patjetër sot, pse që nga shkurti 2020 nuk ka dalë hiç fare jashtë shtetit. Fshati Shqipëri po digjet sot në flakën e grevës së nënave naftëtare, ndërsa Bashkimit tonë të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë i duhet të motivojë një nëpunësen e vet që nuk i ka hipur avionit shpesh këtë vit.