BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

SPAK, tani dhe jo rifillojmë së shpejti

SPAK, tani dhe jo rifillojmë së shpejti

Deklarimi i Kryeministrit Rama lidhur me SPAK-un që nuk po vepron ndaj Berishës apo Ilir Metës dhe pse nga disa syresh u cilësua si i pamotivuar dhe shkelje kompetencash fsheh një të vërtetë të hidhur: struktura në fjalë ka rezultate modeste në punën e saj dhe “peshqit e mëdhenj” ende jetojnë në ujëra të qeta. Nuk mund të ketë asnjë justifikim pasi dosjet e nxehta janë bërë objekt i mediave prej vitesh dhe mbahen nëpër sirtarë. Kështu për piramidat financiare që sollën1997, për Gërdecin, për floririn e Kërrabës, për privatizimet pa asnjë kriter, në shkelje të plotë të ligjit dhe interesave të shoqërisë, ku çështja CEZ-DIA mbetet më e nxehta, për 21 janarin e plot e plot të tjera në kohë të ndryshme, pa asnjë preferencë apo dallim partiak. Apatia e SPAK ka bërë që besimi i publikut për një sistem drejtësie në përputhje me kërkesat e momentit dhe standardet e vendeve më të përparuara të venitet, madje skepticizmi është në kufijtë e së pamundshmes. Kjo minon procesin e integrimit në Europë (një nga kushtet e vendosura nga partnerët strategjikë), përkeqëson klimën e brendshme sociale, shton fluksin e njerëzve që largohen nga vendi në kërkim të një të ardhmeje më të mirë dhe të sigurt, kthehet në precedent për kriminalitetin dhe mungesën e kohezionit. Nuk jemi ne të parët që e aplikojmë reformën në drejtësi dhe nuk na kërkohet të shpikim. Në vendet përreth steka e arrestimeve dhe dënimeve është ngritur në nivelet më të larta për afera shumë më të papërfillshme dhe vetëdija për zbatimin e ligjit ka bërë progres të dukshëm. Nëse kërkoni faktet mjafton të shkosh në Gjirin e Lalëzit apo gjetiu ku paratë publike të korrupsionit janë “sistemuar” në mënyrë shembullore, të shikosh makinat luksoze të parkuara para tyre apo që lëvizin ditën për diell në mes të Tiranës, duke ju bërë karshillëk njerëzve të thjeshtë, të zakonshëm të këtij vendi që sa mezi ja dalin të mbyllin shpenzimet e muajit. Offshore-t po jua bëjmë kabull, por jo të na sfidojnë kësisoj, të na bëjnë karshillëk “sy për sy”. Të vrarët e 1997 apo Gërdecit nuk janë nga pakujdesia, por krime shtetërore dhe si të tilla duhen zbardhur një orë e më parë; të bëhet paqe për të vdekurit dhe për të gjallët. Kjo do ulte polarizmin, do hapte një faqe të re jo vetëm në marrëdhëniet midis individëve, por në radhë të parë të të mandatuarve në funksione ekzekutive me shtetin. Protagonsitët në fjalë me pasuritë e vëna apriori, kanë krijuar monopolet, kanë prishur tregun, kanë nxitur inflacionin dhe kanë shpënë në falimentimin e biznesit të vogël. Në një terren të tillë asfiksohet çdo pikë djerse e ndershme, çdo energji pozitive, e ashtuquajtura merit- preferencë dhe impakti për të ardhmen është katastrofik. SPAK ka përgjegjësinë historike për të bërë transparencën e tranzicionit, të thyej mitin e të paprekshmëve, të shpërndajë mjegullën e thashethemnajës që i fut të gjithë në një thes, që vë në dyshim edhe integritetin e tyre moral dhe profesional, të jenë ajo drita në fund të tunelit që shqiptarët e ëndërrojnë prej vitesh.