BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

SPAK-u është i pa aftë për të vendosur përpara drejtësisë kapobandat e tre dekadave

SPAK-u është i pa aftë për të vendosur përpara

Po përse dhe a është e vërtetë se jo vetëm SPAK-u por dhe çdo organizëm tjetër me emrat më bombastikë, pse jo dhe të frikshëm, nuk mundet dot që të kryejnë misionin e vet për të cilën edhe është ngritur? Mos vallë ky problem lidhet me pa-aftësitë personale të drejtuesve apo ka faktorë objektivë e subjektivë që në fakt me “duar të lidhura” janë pikërisht këto organe? Kur shprehem me duar të lidhura e kam fjalën se prangat e vërteta në duar aktualisht i ka sistemi i drejtësisë i cili vepron me shpejtësinë e një kërmilli, bile të një kërmilli, që sapo shikon dhe një mizë që i fluturon pranë e fut kokën brenda guaskës së vet, në pritje të qetësisë, të cilën sapo ja patën prishur. Cila të jetë arsyeja e vërtetë teksa gjithë togat e zeza që më shumë ngjajnë me priftërinjtë predikues e që kanë vendosur dorën mbi kushtetutë ndruhen ... apo kanë frikë ?! Përpara se të jepet përgjigje këtyre pyetjeve duhet menduar mirë se përse ndodh ky fenomen, ku qëndron arsyeja që peshqit e mëdhenj, të cilët duhet të ishin brenda rrjetës e kanë çarë atë dhe për çudinë më të madhe brenda saj na paskan ngelë cironkat?!..E gjithë kjo maskaradë e sistemit të drejtësisë e ka burimin te vet natyra sistemi kapitalist i instaluar në Shqipëri. Dikush mundet dhe të më thotë, se vërtetë jemi në kapitalizëm, por ama jemi dhe në demokraci. E çfarë demokracie është kjo? Vet fjala”demokraci” në etimologjinë e saj do të thotë se vendos populli. Të jetë kështu e vërteta? Aspak jo ! Kjo nuk është e vërtetë. Populli ynë, jo që nuk vendos por atë e gjithë oligarkia e tre dekadave e majtë dhe e djathtë, tashmë po e nëpërkëmbin duke e tallur duke i hedhur hi syve, me parulla përbetime të tilla të cilat në periudha të caktuara, luajnë rolin e morfinës për të lehtësuar dhe qetësuar plagët, plagë këto që i mbart sistemi. Po a mundet të qetësohet shoqëria kur është e sëmurë dhe gjithë plagë ? Kapitalizmi është sistemi i tillë shoqëror i cili rrënjët e lindjes së tij i ka te krimi. S’mund të bëhesh dot kapitalist nëse nuk vjedh, nuk mashtron, nëse nuk je imoral, nëse nuk korrupton e korruptohesh, nëse nuk vret gradualisht nënat motrat vëllezërit fëmijët madje dhe vet të rënët për liri. Arkitekti i kësaj tragjedie të madhe ka qenë vet PPSH-ja e degjeneruar e R.Alisë, i cili në bashkëpunim me gjithë reaksionin e jashtëm dhe me kushtet që kishte përgatitur e çoi vendin tonë drejt katastrofës së madhe, katastrofë kjo kaq tragjike për ne, saqë dhe sot e kësaj dite madje dhe sa të ekzistojë kapitalizmi, kurrë nuk ka për tu rikuperuar ndonjë herë. Dikush mund të thotë mos vallë harrove Saliun? Jo, Saliun nuk e kam harruar, sepse dhe sikur ta harroja unë, atë nuk ka për ta harruar kurrë historia, madje në memorien e shqiptarëve, ai është stampuar si njeriu i cili për pushtetin e tij personal i vuri flakën Shqipërisë dhe është i gatshëm kurdoherë, që me metodat fashiste të deklarojë botërisht se është një nazist klasi, me klas të tillë që dhe vet Hitleri do habitej. Ai ka qenë dhe ngelet promotori kryesor i përgatitjes se” serave kultivuese” të të gjithë llojeve të krimit në Shqipëri që nga ai shtetëror e deri te krimi i rëndomtë i rrugëve. Ai përgatiti kushtet dhe shkatërroi të gjitha pasuritë kombëtare duke u venë në krye të lukunisë së ujqërve grabitës dhe mbasi mbaroi me këto mendoi se si tu vidhte shqiptarëve dhe ato pak para të kursyera me mundin djersën dhe gjakun e tyre dhe përsëri sikur të mos mjaftonte kjo, na futi në një luftë vëllavrasëse me njeri tjetrin. Te ky njeri nga ku tashmë mbi shpatullat e tij të vjetruara, si kali gërmuq Rosinant, i Don Kishotit, rëndojnë një mal me krime. Problemi tashmë, nuk është thjeshtë te individi Berishë por te “fenomeni Berishë” që duhet të nënkuptohet kriminalizimi i shoqërisë nga qendra deri ne bazë. A mund të vidhnin vasalët e tij nëse nuk do të vidhte Berisha apo familja e tij? Mos vallë Berisha kërkon që t’ja quajnë provë ti tregojnë ndonjë video se si fut duart ai në kasafortën e shtetit? Kjo s’mund të ndodhë kurrë, apo mos vallë për këtë, ai kërkon provat? Po pse të pakta janë aferat e djalit vajzës dhe dhëndrit të tij? Po pse kot do ngrihej populli më 21 janar?! Pse nuk e dinte Saliu se Iliri vidhte aq shumë, saqë i kërkonte paratë dhe para kamerave te Priftit? Po a do guxonte Lil nën/ kryeministri te vidhte nëse nuk kishte parë eprorin e tij se si vidhej nafta dhe si tregtohej ajo për interesa te Serbisë Gërdeci ? I mbërthyer mbas karriges qeveritare apo presidenciale, Saliu i etur për pushtet e përdorte atë dhe si mburojë për vasalët e tij. Nuk janë të rastësishme veprimet e tij kriminale, sepse ato përherë kanë shkuar në sinkronizim të plotë me gjithë atë lukuni të ujqërve të tjerë më të rinj dhe hienave të tjera të gjithë spektrit politik. Pikërisht se te pushteti ai ka parë vetëm interesin e tij dhe te familjes së tij mbretërore, ndaj dhe për këtë ai do të jepte urdhrin te hapej zjarr mbi protestuesit. Jam tejet i sigurt se urdhrin e ka dhenë vet Saliu sepse nga natyra e tij individuale ai është i aftë për çdo lloj krimi sikurse kam bindjen se Luli e shumta mund te ishte postieri i urdhrit, më shumë se kaq Luli s’mund të bënte ngaqë pantallonat në ato momente i ka pat të lagura. Dhe në moment ky surrat krimineli i cili gjakosi tërë Shqipërinë do na dilte në TV dhe të mbante leksione për “kriminelet” banda radhëve te demonstruesve, që na qenkëshin pajisur me pushkë çadër, me stilolaps pistolete, e lloj – lloj marrëzish. Për çudinë e të gjithëve disa mjekë nga ekspertiza deklaruan se ishin vrasje me puthitje dhe po aq habitshëm disa maskarenj të gardës qe i patën lyer duart me gjak bënë dhe ndërrimin e pjesëve të armës, sikurse po aq habitshëm u fshinë apo u zhduk dhe “serveri” i Kryeministrisë. Po a mund të ndodhnin këto pa dijeninë e kryekriminelit? Pra, me këto veprime zinxhir e të sinkronizuara e nuk lihet te kuptohet se strukturat shtetërore kanë qenë e janë të kriminalizuara? Shkarkimi i k?prokurores I.Ramës apo “Silva Konitit shqiptare” nga ana e Berishës ishte sa domethënëse që tregonte frikën e tij, por po dhe aq e egër për ti treguar gjithë piramidës tjetër vasale, se kush guxon te ngrejë dorën kundër tij e pret fati i saj, për të mos folur këtu për akuzat që i janë bërë kësaj mostre në dëm të rivalit tjetër, A . Hajdari i cili ishte po aq i egër mos dhe më shumë se ai, për të mos folur këtu për vrasjen misterioze te K. Trebickës që lidhej direkt me aferat e Mediut dhe te birit të Berishës, Zen sarahoshit. Përfshirja e disa ministrave, zv/ministrave , Drejtore drejtorish , k/bashkiake. K/ policë, gjyqtare e k. Gjyqtare, afariste e super afaristë të majtë e të djathtë të lidhur me krimin dhe korrupsionin flasin se krimi shtetëror ka marrë masa të frikshme. Bosët e mëdhenj rrinë në pritje se sa miliarda apo miliona Euro do marrë borxh Shqipëria “ për ta zbukuruar e bërë atë më të mirë se vet Evropa” vetëm e vetëm që të përfitojnë shuma të majme e marramendëse të cilat këto i ndajnë paraprakisht, nëpërmjet bisedave në lokalet me “ pesë yje” brenda dhe jashtë vendit dhe në të pastajmen organizohen tendera sa për procedurë formale dhe konsum publik. Nëse dikush del pengesë e pret “ plumbi i artë” i vrasësve anonime e me pagesë të cilët të zhdukin pa nam e pa nishan. Në të tilla kushte kur e gjithë shoqëria është përfshirë në një amulli krimi të organizuar nuk kemi dhe pse të çuditemi se përse Berisha u zgjodh përsëri kryetar partie dhe nuk kemi pse të habitemi se përse SPAK dhe i gjithë sistemi i drejtësisë është me duar të lidhura. Ata dhe sikur të arrestojnë Berishën dhe gjithë suitën e tij në të majtë e në të djathtë do lindin filiza te reja berishiane. I tillë është sistemi dhe për rrjedhoje dhe vet drejtësia e jonë, është pjellë e këtij sistemi. SPAK-u i ka duart e lidhura, sepse me fije te padukshme është i