BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

“Sparkata” e një aspiranti për kryeministër mes Facebook të SB dhe ER!

“Sparkata” e një aspiranti për kryeministër mes

Për një vend që ka 30-të vite, që nuk shikon realisht dritë në fund të tunelit, për tranzicionin e tij nga diktatura në demokraci, është tragjik momenti i një dyzimi politik në opozitën shqiptare. E kam fjalën për “sparkatën e Bashës” jo ajo e një portali gazmor, por të sparkatës së vërtetë të tij mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Tashmë kanë mbetur shumë pak njerëz që mund të dyshojnë se Basha “nuk është peng i dy admirimeve të tij”. Po sepse, nuk dua të them mes dy dashurive të tij. Lulzim Basha është sot ai që është, njeriu më i pabesuar dhe më i dyshuar, sepse jeton dhe filozofikisht mendon e vepron, si personi që po “stërhapet këmbësh” mes tashmë ishullit Sali Berisha dhe gadishullit Edi Rama. Basha është në universin dhe galaktikën e tij personale. Them ishull për Berishën, sepse ndërkombëtarisht ai ka “vdekur” politikisht dhe moralisht dhe gadishull për Ramën, sepse ai, e ka prapë një anë bashkim me dheun kontinent ndërkombëtarisht të sigurtë për të kaluar nëpër tokë. Mirëpo Basha është krijim i Berishës dhe pasojë politike e tij. Nga ana tjetër Basha është dhe formim dhe dëshirë e tij, pra e Ramës, si mundësia më e mirë për të qeverisur dhe bërë opozitë. Basha është një prodhim sigurisht problematik i Berishës, por është dhe një “instalacion politik” i Ramës. Mjafton të kujtojmë tetë vitet e Bashës me Berishën në pushtet dhe po ashtu bashkëveprimi i jashtëzakonshëm i tetë viteve me Ramën në opozitë. Nuk ka dyshim që Basha i adhuron të dy. I adhuron Berishën për sundimin dhe komandimin e PD-së. E adhuron Berishën për aftësinë që ka për të krijuar dhe mbajtur militantë. E adhuron për “demokracinë” e dorës lart dhe gojës kyçur. E adhuron për përjashtimet dhe largimet e demokratëve që nuk janë dakord. Por Basha adhuron Ramën për kreativitetin me Rilindjen. Me ndarjen e forcës politike PS në dy degë të mëdha. Po pra, në degën Rilindje për qeverisje dhe degën PS në fuqi elektorale. Basha adhuron e dashuron më shumë atë që shan më shumë dhe që është Rama. Kaq shumë, sa shërbimi i tij opozitar nuk i lë mangut në mos po është një “perfect modus vivendi” për Ramën në krahasim me ndonjë aleat të tij politik majtas. Ramës nuk i duhen aleatë majtas dhe prandaj i ka shkrirë përveç njërit, që ka fuqi të mëdha financiare dhe përballë Ramës. Rama do të bashkëjetojë me tipin e Bashës, i cili është njeriu më i pazoti për të bërë diçka vetë nga fillimi deri në fund. Po është njeriu që nuk di të bëjë asgjë vetë. Lulzim Basha rrezikon vetëm një gjë. Po po po, “shkymjen shalësh” ngaqë sparkatën e ka mes Facebook-ut të Berishës dhe atij të Ramës. Ai lexon Berishën me “kanabisin e Përmetit” dhe pastaj rastësisht shikon Ramën me ndërtimet në Thumanë. Kalon nga Berisha me aleancën antishqiptare Rama Vuçiç-Zajev dhe pastaj dëgjon te Facebook-u i Ramës përrallaxhiet e Ramës, Margariti dhe Kumbaro që ecin krahë tij dhe flasin pa mbarim “llap llap llap”, por pa pushim dhe në fund fare Rama që pyet punonjësit dhe drejtuesit e firmës – Kur mbaron kjo? Pastaj sërish shkon te Berisha dhe shikon si digjen ullinjtë në Kurbin dhe lexon 200.000 euro sherrin mes Petros dhe Ervinit dhe kthehet te Rama e kur del Rama, me një alamet buke në dorë dhe gjimnazin Sami Frashëri. Ose Berisha me një plantacion tjetër kanabisi për narkoshtetin dhe Ramën që publikon rrugët e by-passit Vlorë apo tunelet e Kardhiqit dhe pamje nga veriu i Shqipërisë sepse rrugë në ndërtim, ka pak. Kjo “sparkatë e Bashës” mes fejsbukut te Berishës dhe Ramës është seriozisht një sëmundje e madhe dhe pothuaj e pashërueshme e tij. Po e merr në qafë. Ai duhet të sillet si Berisha me egërsinë e akuzës dhe denoncimit dhe mendja i rri se duhet të fillonte jetesën e arritje të mëdha si bën Rama sot. I duhet të sillet si në FB e Berishës dhe ia ka qejfi të mburret si FB-ku i Ramës, është një dyzim i madh dhe i papërballueshëm që Luzim Bashën po e merr realisht në qafë politikisht dhe filozofikisht. Nga ekzagjerimi i Berishës në ekzagjerimin e Ramës është një si të thuash, një bombardim i tepërt me të vërteta të sajuara, por tepër të forta dhe të ndryshme moralisht dhe mediatikisht për Bashën. Nga njëra ana ekzagjerohet me marrëzi dhe budallallëqe Berisha me denoncimet shpesh herë për tu ça nga e qeshura dhe nga ana tjetër duhet të qeshësh ose gajasesh me konkubinizmin e fjalëve nëpër kamera të arritjeve të Ramës dhe që dalin si nga ERTV dhe nga televizionet kombëtare dhe lokale sepse janë lajme për – kryeministrin dhe nga kryeministri. Lulzim Basha është “fëmija prodigio” i Berishës dhe familjes së tij, që ka asistuar dhe ka qenë prezent me poste të larta kur PD ka bërë marrëzi të jashtëzakonshme. Po pra, rrugën e kombit Gërdecin dhe “21 Janarin”, por dhe shumë tragjedi financiaro-ekonomike në Shqipëri. Pa u mbajtur njëherë përgjegjësi. E këtyre përgjegjësive ai nuk iu ikën dot duke ditur se edhe pse ka bërë gjithfarë marrëzish Rama, deri në këto lartësi nuk ka shkuar. Basha në sparkatë është produkt real i një partie medemek demokratike e drejtuar dhe formatuar nga një bolshevik dhe anëtarë leverdie si Berisha që ka sabotuar si demokracinë dhe kapitalizmin, duke mos dhënë tokën që reforma agrare e Enverit ua mori pronarëve. Jo dhe Berisha ishte me parimin se “toka i takon atij që punon” duke mos kthyer asgjë në masë të mirë dhe të madhe pronarëve legjitimë në Shqipëri. Pastaj Basha është prodhim i modelit “jo demokraci të brendshme në parti si filozofi e Berishës”. E në fund Lulzim Basha është prodhim i filozofisë humbëse të PD-së me ndërkombëtarët. Ky njeriu është dhe aspiranti në sparkatë mes fejsbukut të Berishës dhe atij Ramës. Ai tashmë po tenton dhe ha në dy sahane që janë ai i Berishës dhe ai i Ramës. Biles thuhet (mendojnë kështu) se gjermanët (miqtë tanë atje) ose ata që nuk mund të jenë politikisht kaq shumë të lidhur me amerikanët mendojnë t’i instruktojnë se si qeveriset bashkë PD dhe PS. Thonë se po mundohen, sepse po e shikojnë se po “shkyhet” në sparkatë. Basha është njeriu më fatlum i politikës shqiptare. Ai është njeriu që jeton më mirë në opozitë, se sa në pushtet. Është njeriu që nuk do dhe nuk ka asnjë dëshirë të fitojë pushtet normal. Ai ka më dëshirë të thotë – më vodhën zgjedhjet se sa “fitova”. Po po ngazëllehet pse humb dhe që duhet të thotë më vodhën apo më grabitën në zgjedhje ose i blenë ato se sa të fitojë dhe brohorasë “Fitovaaaa”. Sepse Basha është njeriu i dashuruar me dy demonët e pushtetit në Shqipëri dhe që sigurisht e di mirë veten se nuk mund të jetë as demon dhe as për fat të keq, lider i besueshëm sa të jetë jeta e tij politike. Ai është i gëzuar me “aspirantin kryeministër”. Është thjesht një peng i sparkatës mes Berishës dhe Ramës. E kjo është fatkeqësi për PD dhe për të gjithë shqiptarët.