BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg, i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë

Shqiptarët dhe Shqipëria, në historinë e tyre të gjatë, kanë shpëtuar nga vitaliteti i etnisë së vet, me një histori heroike, si asnjë popull tjetër në botë.

Dhe ja çfarë ka thënë Gjergj Fishta me fjalimin e tij në Lidhjen e kombeve

Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :

“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës".


Gjergj Fishta

 I.

Dhe në fakt, kjo është historia e vërtetë e popullit shqiptar, derisa ai krijoi shtetin e vet të parë: Shqipërinë.

Por tani ka krijue edhe të vetin shtet të dytë: Kosovën.

E pra, po më tej, si do të ecet?

Shqiptarët kanë ende për të marrë, sepse, siç thotë Miss Durham: pushtimet e hueja... kanë kalue pa lanë gjurmë, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës.

 Dhe ka edhe në Serbi ende toka të banuara me shqiptarë etnikë, edhe në Greqi, që është Çamëria  - e gjitha shqiptare.

Por ka edhe në Mal të Zi.

E pra, procesi vijon...

II.

Dhe kjo është e vërteta që gëzojmë ne sot, pavarësisht të të shiturve që drejtojnë Shqipërinë.

Asgjë nuk do të  bëjnë dot këta të shitur, që shërbejnë kundër Shqipërisë për të fituar diçka, nga Beogradi, Athina dhe Moska, por që, pikërisht për këtë, tani po shkojnë drejt burgut.

Por, a jemi ne të sigurt për këtë?

Po... të gjithë do të shkojnë drejt burgut, se kanë shitur interesin kombëtar dhe kanë vjedhur shqiptarët e i kanë lënë në varfëri, në një kohë që, tani, rroga me e ulët, me ligj, duhej të ishte caktuar 1000 Euro, rroga e mesme 1600 Euro dhe ajo e larta 2500 Euro në muaj.

Por, këtu na duhet të pyesim?

Pse, kot na i ka formuar SPAK -un Amerika? Ja, kjo është prova e garancisë, dhe ky është shpëtimi ynë si popull.