BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Opinion / Editorial

Specialistët e Gjykatës Speciale në Kosovë

Specialistët e Gjykatës Speciale në Kosovë

Tani pothuaj gjithë udhëheqësit kryesorë të UÇK-së janë nën akuzë për krime lufte dhe të arrestuar. Bie në sy fakti që gjithçka po bëhet me shumë zhurmë e bujë dhe nën praninë e kamerave. Njësoj si në rastin e partisë ekstreme “Agimi i Artë” në Greqi, të cilësuar si ekstremiste dhe terroriste. Koha e zgjedhur dhe mënyra se si po veprohet në grup dhe me ngutje ngre shumë pikëpyetje ndaj vetë Gjykatës Speciale (EULEX). Pikërisht në momentin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe në valën në rritje të konfliktit verbal midis Francës dhe Turqisë (midis frymës së liberalizmit, “lirisë së shprehjes” dhe konservatorizmit), që degjeneroi në dhunë të pakuptimtë me disa viktima, në zemër të Europës. A ishte kjo shembulli konkret i luftës së pakompromis ndaj dhunuesve të lirisë, (paralajmërimi i Macron), një lloj paralele e rrezikshme midis trushpëlarëve fanatikë fetarë, në mënyrë spontane apo të strukturuar (ISIS) dhe UÇK-së, organizatës që lindi në valët e gjenocidit serb ndaj popullsisë së pafajshme autoktone shqiptare?! Një gjë është e sigurt: qasja është seleksionuese, e njëanshme, e përmendur edhe nga kongresmeni amerikan Eliot Engel, se “EULEX-i po ndjek vetëm shqiptarët”. Ky është një lloj bonusi për serbët zyrtarë dhe Vuçiçin, për ruajtjen e statusquo-së dhe frenimin e njohjeve të Kosovës. Sidomos pas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë midis dy vendeve respektive, ku krahas projekteve ekonomike, u lançua edhe njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i hebrenjve dhe vendosja e ambasadave. Edhe më herët qenë shfaqur me të njëjtin vullnet dhe cinizëm, për sabotimin e marrëveshjes së iniciuar nga i dërguari për Ballkanin, zoti Grenell, kur nëpërmjet trukut të “akuzës” detyruan anulimin e vizitës së Thaçit në Amerikë. Proamerikanizmi kosovar dhe shqiptar në tërësi nuk është i mirëpritur, “ndëshkohet” sistematikisht në mënyrë shembullore, teksa serbët vazhdojnë të pajisen me armatime nga Rusia dhe ndihen të relaksuar për gjithë viktimat dhe dëmet gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Disa dhjetëra zyrtarë të lartë të “gjykuar” të kohës së Millosheviçit, nuk mund të bëjnë apriori katarsisin e aq shumë gjëmave. Ata që kurdisën këto arrestime, me gjasë, edhe në rast të mosprovimit të akuzave arritën të hedhin baltë dhe ta trazojnë situatën e brendshme në Kosovë, të japin një goditje në tufë dhe të zhbëjnë mitin e çlirimtarëve. Gjer sa të provohet e kundërta (heroizimi) do duhet të kalojnë shumë kohë, procedura burokratike dhe skena politike në momentet më kruciale të Kosovës kur parashihet edhe krijimi i enklavave serbe dhe rishikimi i kufijve, do dominohet nga, beniaminët e tyre ose nga rishtarët.