BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

“Spektakli” Ylver Bylykbashi dhe “lokomotiva” që pret të tërheqë të tjerë “vagonë”!

“Spektakli” Ylver Bylykbashi dhe “lokomotiva” që

Kur Ylver Bylykbashi, agronom i lartë dhe ndër më të suksesshmit gjatë më shumë se tridhjetë e pesë viteve të punës së tij si specialist dhe drejtues, si nismëtar për ngritjen e një ferme madhështore në periferi të qytetit të Korçës, shumëkush e quajti si të pamundur. Të tjerë shkonin edhe më larg akoma duke e quajtur si “aventurë”. Kaluan katër vite dhe në fundin e muajit janar të këtij viti, gjatë vizitës që bëri kryeministri në këtë “aventurë” të Ylverit, e quajti atë “një spektakël të vërtetë, një surprizë për pemëtarinë që të tjerët të marrin shembull tek kjo lokomotivë pararojë në këtë fushë”! Qysh në fillim, më duhet të them, që as më shumë e as më pak, kjo fermë me dru frutorë, është me të vërtetë një “spektakël” që pret të vijnë shumë “artistë” të tjerë profesionistë, e të marrin shembull, për ta përhapur më pas në “skenat” e tyre. Është një “lokomotivë” në pritje që jo pak “vagonë” i janë bashkuar dhe pret t’i bashkohen edhe shumë “vagonë” të tjerë për të ecur më me shpejtësi në këtë fushë, për të dalë nga kornizat e vjetra e për të shkuar drejt modernizimit të saj të paktën deri këtu ku ka arritur Ylveri, pavarësisht që ky, edhe me atë ç’ka ka arritur, nuk është ende i kënaqur. Duke patur edhe shumë ide të tjera në të ardhmen. Ferma në fjalë, është jo më larg se pesë gjashtë km nga qyteti i Korçës, në fshatin Shamoll. Nga vizita e Kryeministrit në këtë fermë, kanë kaluar shtatë muaj dhe së shpejti Ylveri, pret frytin e punës së vitit të pestë të prodhimit. Përpara se të njihemi me rezultatet e punës, të njohim pak Ylverin. Është viti i pestë, qysh nga viti 2017, si Administrator i Unionit të prodhuesve të mollës dhe Drejtues Teknik i fermës “Suit Farm”. Ferma në fjalë është ferma më e madhe në Shqipëri, prej më shumë se 20 hektarësh, prej të cilave 17 ha janë të mbjella me mollë, 1.5 ha të mbjella me qershi dhe 1.5 ha të mbjella me dardha. Të futesh në këtë fermë, është, të themi e pamundur të dalësh, jo më shumë nga sipërfaqja e saj se sa nga llojet e të gjitha varieteteve që vizitori, kërkon të shohë apo t’i shijojë. Puna dhe këmbëngulja e këtij mjeshtri të pemëtarisë, ka bërë atë që të mbeten në të kaluarën prodhimet e tipit “hajdare”, një varietet molle që koha po e “eliminon” nga skena dhe që Ylveri me anën e saj, nënkupton të kaluarën. “Nuk ka nevojë, thotë Ylveri që të bësh propagandë, sepse malli i mirë reklamon vetveten, e reklamon me cilësinë, me ruajtjen për një kohë të gjatë jashtë kushteve frigoriferike. Ja të marr p.sh. varietetin “pink Ledy”, e cila jo vetëm që nuk kërkon spërkatje, por ka edhe një periudhë ruajtje deri në 12 muaj jashtë kushteve frigoriferike. Fjala e parë që më tha presidenti i një firme në Modena Itali, ku ky lloj varieteti kultivohet me shumicë, ishte: “Mbillni këtë lloj që ua lejojnë kushtet atmosferike juve dhe unë do të vij t’i marr me avion çfarëdo sasie që juve të keni”! Po çfarë varietetesh kultivohen në këtë fermë? Kultivohen mbi njëzet lloje mollësh të llojit “Starking” në shtatë llojet e saj, si Rexhif, Zheronim, starking Modi, Top Red, Skorlet. Kultivon mbi shtatë lloje mollësh “Golden” të tipit Orange, Klonbë, Rendert, Melinda... etj si dhe varietetet, “Cadëll” të tipeve “Green Smith”, “Brina”, “Fuxhi”. “Fuxhi Kiku 8, “Fuxhi Fubrak”, “Pink Ledy”. Varietete të tipit “raneta kanadeze”, “Gala”, “Gala festival”, “gala shniga”, “Abra Gala”. Ndoshta lexuesi do të mërzitet, por i përmendëm për t’u bindur që janë këto njëzet varietete mollësh. Varietetet e dardhave, janë katër, prej të cilave, “Karmen”, “Abatte fetel”, “Sisi” dhe “kristal” dhe katër varietete qershie, “Kordia”, “Rexhina”, “Sabrina”dhe “Big Star”. Varietetet të cilin përmendëm më lart, kanë edhe një “të keqe”! “E keqja” është që kjo lloj molle, nuk është e preferuar e specialistëve dhe tregtarëve të pesticideve, të cilët kërkojnë që fermerët të marrin sa më shumë pesticide dhe kimikate. Por, njëra nga të dyja, ose do të fitojnë tregtarët e kimikateve, ose do të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Midis këtyre të dyjave që janë “antagoniste” me njëra-tjetrën, do të marrim të dytën... Të tilla janë edhe llojet “Brina” dhe “Gold Orange” që u “kundërvihen” kimikatistëve. “Ne, ndodhemi përpara shumë dilemave, thotë Ylveri. Kryesore është të heqim dorë nga tradicionalja si deri sot e cila kërkon sipërfaqe të madhe toke, shpenzime të mëdha dhe rendiment të ulët”.Vetëm Qarku i Korçës, aktualisht ka mbi 4000 ha të mbjella me pemë drufrutorë, prej të cilave 3200 ha janë tradicionale dhe vetëm afro 20 për qind janë në atë që quhet “sipërfaqe intensive”. Po cila është tradicionalja? Është ajo që i përket të kaluarës, është rendimenti i ulët në një sipërfaqe të madhe qysh nga mbjellja 4 me 3. Kjo nënkupton 4 m rreshti nga rreshti dhe 3 m rrënja nga rrënja. Ferma në fjalë ka arritur që kjo “traditë” duhet t’i lerë vendin kohës. Dhe ja, me metodën tradicionale, pra mbjellja 4 me 2.5 deri 3 do të mbillen 800 deri 1000 bimë për ha. Në atë që quhet “intensive”, pra 3,3 m me 0,8 deri 1 m, do të mbillen deri 3500 bimë për ha dhe në atë që quhet “Superintensive”, d.m.th mbjellja 2.8 m larg rreshti nga rreshti dhe 0.4 m rrënja nga rrënja do të mbillen deri 8500 bimë për ha. Specialistët për këtë i bëjnë vetë llogaritë duke marrë eksperiencën e Fermës së Ylverit i cili në 17 ha me mollë, duke i hequr 3 ha me dardha e qershi, vetëm 2 ha i ka “superintensive”ku mbjell 8500 bimë për ha dhe pjesën tjetër e ka “intensive”.me 4500 bimë për ha duke lënë në “kalendat greke” atë tradicionale me të cilën edhe Korça e Dibra si vendet me kushte më të mira për prodhimin e mollëve, merrnin 25 deri 30 ton mollë për ha. Është kjo arsyeja që vendin tonë, nuk e njohin si prodhues mollësh, pavarësisht që ka sipërfaqen më të madhe për prodhim mollësh. Maqedonia, ka vetëm 3000 ha me mollë dhe njihet si i tillë, apo Sllovenia që ka vetëm 3600 ha me mollë, njihet si prodhues mollësh, kurse ne jo, sepse marrim rendimentin më të ulët. “Këtu, synojmë ne, thotë Ylveri, që të ecim drejt bujqësisë precize, apo siç i thonë “e zgjuar”. Nëpërmjet ARZH-së (Agjencia Rajonale e Zhvillimit) në Korçë, kemi bërë të mundur që të gjitha të dhënat, të hidhen në një program satelitor, i cili mbasi i përpunon defektet që konstaton, na i jep të dhënat që ne, të marrim masat, duke na thënë se sa është lagështia, ku ka nevojë për ujë, dhe në cilën pjesë rrezikon thatësira apo çdo defekt tjetër”. Bujqësia “Precize” presupozon mbjelljen e mekanizuar dhe ajo “superprecize”, presupozon futjen e metodave teknologjike duke synuar mbjelljen e deri 8500 rrënjë për ha, pra rritjen e rendimentit dhe marrjen e prodhimeve të larta për njësi sipërfaqe të mbjellë. Kjo, do të bëjë të mundur që edhe vendi ynë të njihet si vend i prodhimit të mollëve. Eksperienca e kësaj ferme moderne flet qartë. Nëpërmjet futjes së teknologjisë dhe metodave të përparuara, gjatë katër viteve të prodhimit në këtë fermë, sasia e prodhimit të marrë në të njëjtën sipërfaqe dhe të njëjtën sasi bimësh, të vijë duke u rritur dhe këtë vit synon të marri sa dy vitet e fundit të marra së bashku. Janë të gjitha mundësitë që në këtë fushë, të bëhen studime qysh nga përcaktimi i sipërfaqeve që do të mbillen, tek mekanizimet, e deri tek varietetet që do të mbillen ato që janë më cilësoret dhe që ka nevojë tregu dhe konsumatori. Nuk janë aspak pretendime të parealizueshme ato ç’ka shtron Ylveri. Ai, ka shumë shqetësime. Shqetësimin kryesor ja diktojnë detyrat që ai ka marrë përsipër si Administrator i Fermës “Suit Farm” dhe Drejtues Teknik i saj, por edhe Administrator i Unionit të prodhuesve të mollës. Të themi të drejtën Ylveri është shumë i pakënaqur me këtë detyrë që i kanë ngarkuar ajo që ai quan SHBB, apo Shoqata e bashkëpunimit bujqësor. Po cili është pretendimi i tij? Bashkëpunimi me të gjithë prodhuesit e mollës në të gjitha proceset duke filluar nga mbjellja, shërbimet e mekanizuara që kërkon bima, vjelja grumbullimi e deri tek shitja e prodhimit, me synim mbjelljen dhe kultivimin e atyre varieteteve që kërkon tregu. “Duhet të mbyllim ciklin, thotë Ylveri. Ne si Shoqatë, aktualisht bashkëpunojmë dhe ndihmojmë vetëm në fazën e parë të ciklit atë të asistencës teknike në mekanizimin e mbjelljes së bimëve, ujitjen, plehërimin etj, kurse në proceset e tjera, që ne, jemi shumë prapa. Kryesore është grumbullimi e shitja e prodhimit, gjetja e tregjeve etj do të bëjë atë që cikli të mbyllet, duke synuar në rezultate konkrete siç janë ulja e çmimeve, futja në prodhim e atyre varieteteve që kërkon tregu etj etj, e cila kjo do të bëjë të mundur që prodhimin të mos e “hajë” lumi apo përroi! Shteti, në këtë drejtim duhet të ndërhyjë me projekte pilot, të investojë në ndërtimin e pikave të grumbullimit siç janë ndërtimi i frigoriferëve me kapacitet më madh deri katër e pesë mijë ton secili. Asgjë nuk mund të zgjidhin shtatëdhjetë frigoriferët në Qarkun e Korçës me kapacitet të vogël, por ndërtimi i disa të tillëve si në Vranisht të Devollit ku ka 1000 ha me mollë, në Zëmblak, në Pojan apo në ish Fermën e Dvoranit. Duke u copëtuar ky prodhim në dhjetra e më shumë ngastra, nuk mund të pretendojmë për rendimet. Nuk mund të pretendojmë për rendimet të lartë dhe uljen e çmimit të këtij prodhimi duke kultivuar dhjetra e varietete mollësh përfshi edhe ato që nuk i kërkon tregu, që ndoshta janë më të lehta për prodhuesit, por kjo nuk i shërben rritjes së rendimentit dhe shitjes së tij dhe është e kuptueshme që prodhimin do ta “hajë” lumi. Synimi është bashkimi dhe bashkëpunimi i të gjithë fermerëve që kultivojnë këtë prodhim, që siç shprehet Ylveri: “Të jemi vetë edhe shitës, sepse në sa më shumë duar të kalojë prodhimi aq më shumë do të rritet edhe çmimi që do të rëndojë mbi konsumatorin”! Së fundi, Ylveri, ka edhe një kërkesë tjetër që e ka marrë nga eksperienca e firmës “Gruza Agrar” me qendër në Kragujevac të Serbisë, Presidentit të së cilës i ka lënë mbresa të thella ferma në fjalë. Midis të tjerave, eksperienca e “Gruza Farm” i ka shtuar edhe oreksin Ylverit që fermën e tij ta bëjë të vizitueshme nga vizitorët dhe turistët, ashtu si e ka bërë këtë fermë model në Serbi. Ajo, i ka ofruar edhe ndihmën e saj fermës së Ylverit që ta pajisi edhe me vagonë që tërhiqen nga traktori dhe u ofron vizitorëve që të shohin edhe varietetet dhe pse jo edhe t’i shijojnë. Kërkohet ndërhyrja e shtetit. Është e pafalshme për Shtetin e sidomos për pushtetin vendor, i cili, megjithëse në Zonën ku ndodhet Ferma, ndodhen edhe biznese të tjera, ato vuajnë mungesën e asfaltimit të një rruge që nuk është më shumë se 1.5 km. Eksperienca e agronomit të suksesshëm e të talentuar Ylver Bylykbashit, flet shumë, por që kjo të shkojë atje ku e kërkon koha sot, kërkon që edhe “vagonët” e tjerë të vijnë e t’i bashkohen, kërkohet punë e vullnet ai për të cilën Anjshtajni thotë: “Ka edhe një fuqi dhe energji më të madhe nga ajo që çliron e prodhon energjia bërthamore dhe kjo, është vullneti”!