BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Spektri i tragjedisë ukrainase, refleksion për çmimin e së ardhmes

Spektri i tragjedisë ukrainase, refleksion për çmimin e së

Lufta në Ukrainë na tregoj se paqja është e brishtë,e kërcënuar nga regjimet autoritariste që se kanë njohur kurrë demokracinë. Rendi i ri ndërkombëtar,që mbajti pjesën më të madhe të botës në ankthin e qetësisë,mori goditjen si pasojë e invazionit Rus ndaj Ukrainës. Kjo kohë zgjatje prej 3 muaj,që ka krijuar një situatë të përshkallëzuar në aspektin human,ekonomik e politik,është dëshmi e përplasjes së anarkisë dhe nevojës për një rend të ri sigurie,të bazuar në norma të reja e rregulla funksionale.Pas luftës së ftohtë u mendua se nuk do kishte më invazione,genocide e krime lufte.Por ja që luftrat e përgjakëshme në ish.Jugosllavi,rrëzuan cdo mundësi të devizës"kurrë më". Në Evropë ishte prishur qetësia,por mbi të gjitha po "vritej"liria dhe integriteti i shteteve brënda federatës.Ata që i përjetuan këto ngjarje,u bënë dëshmitar të përplasjeve të vlerave për paqe e fqinjësi të mirë,ndërsa nga ana tjetër nacionalizmi agresiv sërb,po masakronte Kosovën,për ta mbajtur nën zgjedhën shekullore të genocidit.Por ishte epopeja e UCK që për herë të parë në histori,flaku zgjedhën e shtypjes barbare,duke i sjellë asaj lirinë dhe pavarësinë e munguar.Askush nuk e ka menduar se në këtë Evropë, të dominuar nga demokracia liberale,në kufijtë e saj do sulmohej Ukraina nga regjimi autoritarist rus.Eksodi biblik i ukrainasve na kujton ne shqiptarëve,emigrimin drejtë përëndimit për një jetë më të mirë,ndërsa ata po largohen me dhimbje për të shpëtuar kokën nga barbaritë e ushtarëve rus.Zbrapsja e forcave ruse në disa drejtime,nga rezistenca mbreslënëse e popullit të Ukrainës,është një sfidë për diplomacinë ndërkombëtrare,që nuk mundi të bëjë asgjë për zgjidhjen e konfliktit.Në këtë skenë konflikti,sepse rrolin e debatit diplomatik, po e luajnë mjetet dhe cilësia e armatimit të dërguara nga disa vënde perëndimore.Për Rusinë si shkaktare e kësaj aventure pushtimi, janë dy mundësi,të cilat lidhen me nënëshkrimin e një traktati,nga të dyja palët i garantuar ndërkombëtarisht,ndërsa mundësia tjetër është që forcat ruse duhet të tërhiqen duke pranuar humbjen.Historia na mëson se lufta është akti i fundit pas dështimeve diplomatike,nga që ajo sjell vetëm pasoja dramatike.Zgjidhje e panueshme do të ishte dhënia fund e kësaj masakre,për të mos rritur më koston e përballimit të mëtejshëm të saj.Pas përfundimit të dy luftrave botërore,shkaktarët u janë përgjigjur reparacioneve për dëmet e shkatuara në vëndet pushtuese.E njjëta gjë duhet të ndodhë edhe me Rusinë,e cila duhet medoemos të marë përgjegjësinë për krimet njerzore në Ukrainë.Kjo luftë që nuk dihet se sa mund të vazhdojë,nuk mund të përfundojë pa një paqe formale,ashti sic ndodhi me Korenë dhe Gjirin Persik.Asnjë organizëm ndërkombëtar nuk ka patur sukses,për të frenuar këtë luftë aventureske për pasionet e oligarkisë putiniste.C'farë zgjidhi takimi me kreun e OKB Guterres me  Putinin? Asgjë,një dësëhtim i plotë i kësaj organizate,me përjashtim të disa hapave në planin humanitar.Në këtë takim të dështuar,Putini mohoj cënimin e integritetit të Ukrainës,si dhe përfshirjen e forcave ushtarake ruse në krime lufte.Duke qënë se shtetet antare të OKB, janë të ndarë sipas interesave e regjimeve në fuqi,kjo organizatë nuk është në gjëndje të mbajë qëndrim jo vetem nda invazorit,por edhe ndaj mbështetësve që i japin oksigjen Rusisë për të vazhduar barbaritë mbi popullin e pafajshëm.Po në të njëjtën pozita është edhe BE, e përcarë dhe pa unitet qëndrimi në vendimarrjet,gjë që flet se këto organizma nuk bindin për mbrotjen e paqes dhe sigurisë në botë e rajon.Këtë e vërtetoj rikonfigurimi gjeopolitik i votimet në OKB,për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe pezullimin e saj, nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut,ku disa shtete me peshë në arenën ndërkombëtare abstenuan,duke mos qënë premtuese për sfidat e perëndimit.Lufta e ftohtë dha dy mësime historike,që lidhen me evitimin e konfliktit mes dy fuqive kryesore,si janë SHBA dhe Rusia.Tjetra është se amerika për të shmangur kërcënimin e interesave jetike sovjetike,ajo pranoj shtypjen e revolucionit në Hungari më 1956, si dhe atë në Cekosllovaki më 1968.Kjo politikë pati si qëllim mos kundërshtimin e këtyre veprimeve,sepse sipas tyre duke shtuar presionet,do vinte rënia e komunizmit në Evropë,sic ndodhi pas disa dekadave.Kjo politikë u ndoq edhe tani me invazionin ndaj Ukrainës,ku u bë e qartë që në fillim se aleatët që dënuan pushtimin,nuk do ndërhynin ushtarakisht dhe as do krijonin zonë të ndalim fluturimit mbi Ukrainë.Ky qëndrim frenonte përshkallzimin e luftimit,duke bërë që të mos acarohej edhe më shumë situata e krijuar.Në vënd të  ndërhyrjes ushtarake, aleatët zgjodhën strategjinë indirekte,duke e ndihmuar Ukrainën me armatimet e nevojshme,trajnime inteligjence,ndërkohë shtuan masat e sanksioneve ekonomike dhe izolimin politik të Rusisë.Në këtë aspekt aleatët kanë qënë të kujdesshëm në vendimet e tyre,për vetë faktin se lufta mund të ketë kohëzgjatje,sidomos në lindje dhe në jug.Kështu që ata bien dakord, me zgjerimin gradual të sanksioneve dhe rritjen e shkallës së izolimit.Deri tani më të ashpër në këto pika janë treguar SHBA dhe Anglia,ndërsa hapat e BE kanë qënë të ngadalta,për arsye të vartësisë nga ekonomia ruse të disa antarëve brënda saj.Kombinimi i sanksioneve me strategjinë e bisedimeve diplomatike,duke parë edhe vështirësitë që po i krijohen ushtrisë ruse nga logjistika,mund të nxisë tërheqjen e tyre nga Ukraina.Duke u hedhur nëpër faqet e historisë,kemi vënë re se fuqitë e mëdha si Anglia,Franca,Gjermania dhe Japonia,u janë përshtatur ndryshimeve,duke pranuar realitetin mbas cdo lufte botërore.Ato pas Luftës së Dytë Botërore,u bënë fuqi të mëdha ekonomike,ndërsa Rusia nuk ka besuar tek mrekullitë ekonomike,por vetëm tek armatosja për të përcaktuar fatin e sigurisë në Evropë dhe në botë.Rusia po konsumon tragjedinë e saj në Ukrainë,të cilën e ka shkaktuar vetë,duke e parë viktimën e saj herë si vasale e herë si armike.Zgjerimi i NATOS me antarë të rinj si Finlanda e Suedia,për Rusinë e mosdakordësive në sensin diplomatik,është i pa pranueshëm,të cilat me këtë akt i paraprinë rrezikut, për t'u mbrojtur nga ndonjë invazion rus.Aderimi i tyre në këtë organizëm me peshë në botë,do të sjellë jo vetëm fuqizimin e saj,por do të rrisë aftësitë avancuese në ajër dhe në det,duke u bërë pengesë për synimet ruse.Kjo lëvizje po vihet re edhe tek aleatët e lindjes,Japoni Kore e Jugut,të cilët në Samitin e Madridit do konfigurojnë një koalicion të madh,si kundërpërgjigje për politikën shantazuese ruse.Ky pejsazh është një apel edhe për BP,që për herë të parë në histori kemi tre kryeministra shqiptarë.Ky realitet i mundëson të tria qeveritë,që të përfshihen në projekte bashkëpunimi,duke lënë mënjanë mosmarrveshjet që nuk sjellin asgjë përvec përcarjes.Ky bashkëpunim për një partneritet sigurie,jo vetëm do t'na afrojë më shumë,por do të bëhët garant për cmimin e së ardhmes,për paqe,liri e prosperitet demokratik në rajon.