BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Stambolli digjet dhe plaka krihet

Stambolli digjet dhe plaka krihet

Aktualisht vendi ynë ashtu si shumë vende dhe shtete të botës është duke u ndeshur dhe përballur dhëmbë për dhëmbë me koronavirusin e pamëshirshëm e tejet të rrezikshëm, tinëzar, të fshehtë, të beftë e të padukshëm që po rrit në shifra alarmante numrin e të infektuarve e që fatkeqësisht në mënyrë të papërmbajtshme e të pamëshirshme po na rrëmben jetë njerëzish. Përballë kësaj gjendjeje ministrja e Shëndetësisë Manastirliu reagoi me reflekse të shpejta se situata ndonëse është nën kontroll ajo mbetet alarmante, kritike dhe tepër shqetësuese dhe bëri apel që qytetarët të respektojnë me disiplinë shembullore e me rigorozitet permanent masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit që ende vazhdon ta kemi si ferra nëpër këmbë, por çuditërisht edhe njëherazi paradoksalisht në këtë situatë të rëndë epidemiologjike njëri nga eksponentët e Partisë Demokratike, zoti Bardhi u bëri apel qytetarëve që së bashku më 25 prill të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama. As më shumë e as më pak, kësaj i thonë olili olili ku më dhëmb mua dhe çfarë dërdëllis e broçkullit ti. Por qytetarët të pushtuar totalisht nga makthi, frika dhe shqetësimi i koronavirusit as që duan t’ia dinë dhe as që ju kërcet shumë për politikë dhe as se kush vjen e largohet nga pushteti. Pa përmbajtja dhe hyxhymi për pushtet duket ashiqare qartazi që ua ka verbuar shikimin,ua ka braktisur arsyetimin, objektivitetin dhe ndjeshmërinë për të parë realisht dhe jo me syze të errëta të politikanit e të burokratit realitetin e pafavorshëm që na rrethon aktualisht. Pra jemi në një situatë aspak normale që na apelon e na bën thirrje qytetare që të bashkojmë forcat për të luftuar me tërë forcën e mendjes, të shpirtit e të fizikut këtë të keqe të madhe që na ka pushtuar jo vetëm ne, por gjithë planetin botëror. Pra lipset që bashkarisht të impenjohemi e mobilizohemi maksimalisht për të luftuar forcërisht fenomenin e koronavirusit.

Në lidhje me këtë problem,filozofi gjerman Hegel ka thënë : “Më mirë është të luftosh dhe ta humbasësh betejën, sesa të mos luftosh asnjëherë” pra, si në çdo aspekt tjetër të jetës dhe veprimtarisë tonë dhe në luftën dhëmbë për dhëmbë e me thonj e me dhëmbë kundra koronavirusit duhet të jemi përherë luftarakë, veprues, aktivë dhe në operativitete të vijueshëm në çdo rast e rrethanë që të ndodhemi. Nuk është aspak serioze që në jo pak raste opozita joparlamentare çështjen e koronavirusit e politizon tejskajshmërisht thjesht dhe vetëm për qëllime dhe kapital politik duke akuzuar padrejtësisht mazhorancën qeverisëse dhe kryeministrin Edi Rama se sipas tyre po e keqmenaxhon situatën ndaj koronavirusit madje madje shkon edhe më tej, se kryeministri i kësaj mazhorance do të përgjigjet edhe penalisht për viktimat e koronavirusit. Pra një akuzë dhe absurditet i tejskajshëm dhe i padëgjuar gjëkundi. Si qytetar dhe intelektual dhe si njeri i letrave e ndjek situatën e koronavirusit si në rajon për rreth nesh apo edhe më gjerë dhe nuk kam dëgjuar ndonjë vend apo shtet që të bëjë fajtore mazhorancën qeverisëse për infektimet apo viktimat që ka shkaktuar koronavirusi pasi vetëm këtu te ne ndodh që i pafajshmi bëhet fajtor, ndërsa ai që vërtet është fajtor e deklarojnë të pafajshëm e të pandëshkueshëm ndonëse është kokë e këmbë fajtor. Dhe ky fenomen do të vazhdojë deri sa të vendoset e të funksionojë normalisht drejtësia jonë e vonuar, por jo e pamundur që të funksionojë në normalitet të plotë dhe konform ligjeve në fuqi e që medoemos duhen zbatuar me rigorozitet dhe përpikmëri ndaj cilitdo qoftë ky ish-deputet apo edhe ish-kryetar i Parlamentit si kundër është rasti shkeljes flagrante të rregullave për mos mbajtjen e maskës nga ana e zotit Kastriot Islami, i cili me të drejtë u mor në polici nga Policia e Shtetit. Dhe çuditërisht dhe për habinë e të gjithëve presidenti ose më saktë palo presidenti i Shqipërisë nëpërkëmb dhe shkel me të dyja këmbët ligjet e shtetit shqiptar duke bërë deklarata të shëmtuara e konfuze dhe kundra shtetit dhe institucioneve duke dale në mbrojtje të një shkelësi të rëndomtë dhe del në radhë të kundërt të policisë së shtetit. Jo më kot e titullova shkrimin Stambolli digjet rrospia krihet.