SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Stambolli, përgënjeshtron opozitën shqiptare!
Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Qershor 2019
Demokracia turke mbahet fort, ajo në të gjitha drejtimet e mundshme triumfon! Triumfon jo thjesht te fitorja e Imamoglu kësaj rradhe me pjesëmarrje më të madhe dhe me diferencë shumë më të madhe se herën e parë, por triumfon dhe te institucionet dhe te pranimi i humbjes si të kundërshtarit direkt dhe deri te njeriu i stërfuqishëm i Turqisë së sotme ose Presidenti Erdogan! Mbasi u kontestuan nga AKP-ja zgjedhjet në Stamboll i ribënë e Imamoglu fiton me 54,21% të votave ose me më shumë se 800.000 vota nga 13.000 vota diferencë në herën e parë! Kjo fitore e ish drejtorit të ndërmarrjes së ndërtimit të familjes së tij me origjinë nga Trapzoni, ardhur nga radha e dytë e partisë republikane me inspirim socialdemokrat, arriti ëndrrën e madhe të opozitës turke prej pothuaj 20-të vitesh! Në fakt, ishte aftësia për të mundur njeriun e madh dhe jashtëzakonshëm Erdogan! E kam fjalën në Stamboll! Erdhën për të votuar si në asnjë ditë tjetër 85% të njerëzve dhe pse me pushime në det apo jashtë vendit si të djathtë dhe të majtë, për ti dhënë Stambollit Kryebashkiakun e ri me anën e vetme që duhet të ketë bota normale dhe e qytetëruar sikundër është demokracia dhe që janë - votimet! As bojkot, as sherre rrugësh dhe as molotovë! E demokracia foli ! Për këtë janë krenar turqit qoftë Imamoglu dhe presidenti Erdogan që uron menjëherë duke thënë: po uroj dhe falenderoj Ekremin, sepse vullneti i kombit u manifestua edhe njëherë! Kush i tha këto fjalë? Pikërisht Erdogan, ose njeriu i definuar nga shumë pjesë të Turqisë laike dhe Europës si "Sulltani i Ri" i Turqisë moderne! Erdogan pra, ai që ka larguar nga puna mbas grushtit të shtetit qindra mijra nëpunës dhe ka arrestuar e burgosur mijëra kundërshtarë, që ka shtypur në mënyrë të dukshme të drejtat dhe parime në lirinë e të shprehurit dhe që arrin t’ja kthejë dhe NATO-s dhe USA-s për raketat ruse!? Por sigurisht Erdogan është dhe lideri i madh që i duhet njohur merita e forcimit ekonomik si fuqi botërore e Turqisë! Si fuqi ekonomike dhe padyshim fuqi ushtarake! Kalimit të vendit nga një prepotencë "militarësh ushtarakë" që kishin në dorë dhe jetën politike në një vend i cili edhe pse sundohej nga një autokrat dhe me ligje të ndryshuar për President - i dha fund grushteve ushtarakë të "Shtabit të Përgjithshëm"! Tashmë Stamboll si qendra më e madhe politike dhe kulturore, por dhe zemra financiare e Turqisë, sëbashku me Ankara, administrohen nga kundërshtarët politike me zgjedhje dhe votat e qytetarëve turq dhe padyshim me Erdoganin President! Dakord?! Shumë testata thonë se është një "humbje e madhe për Erdogan" dhe harrojnë se krahas humbjes politike, sigurisht është edhe një fitore si për Erdogan dhe demokracinë turke, arritja me vota e pikërisht humbjes së kandidatëve të tij në Stamboll dhe pse jo, qytete të tjerë të rëndësishëm të Turqisë moderne, përfshi dhe kryeqytetin Ankara!
Kjo fitore e Imamoglu, është një përgënjeshtrim i madh politik për opozitën shqiptare! Unë nuk dua të krahasoj pushtete dhe qeverisjet tona me Turqinë dhe as akuzat "kanabis" dhe shitje vote e blerje vote, që janë marrëzitë si shoqërore dhe politike tonat dhe që në Turqi nuk bien në nivele të tilla dhe pse edhe aty nuk ka standarte si bie fjala në Gjermani! Por dhe në Turqi ka ndodhur që devijohet politikisht e forcërisht vota! Unë e kam fjalë te krimi elektoral dhe politik që ka bërë opozita shqiptare - e para pse ka dalë nga parlamenti dhe e dyta që nuk ka hyrë në zgjedhje! Në të vërtetë opozita shqiptare nuk bën realisht akuzë se Rama blen votën, por akuzon popullin e saj që "shitet te Rama" dhe kjo është idea më idiote që ndonjë opozitë "demokratike" i bën si themel lapidari vetes! Pra si fillim opozita shqiptare demaskon dhe turpëron popullin e saj, si shitës vote personale! Turqit nuk e bëjnë këtë "plehërllëk" anti kombëtar dhe sikur të humbin vërtetë! Janë ankuar shumë për vjedhje votash dhe blerje votash dhe në Turqi, por jo që të degradojnë shoqërinë turke si "një shoqëri që shet votën"! Ka dhe diçka të vërtetë që Erdogan dhe Imamoglu janë kundërshtarë tashmë të ashpër dhe nesër pikërisht Imamoglu do të jetë ai që do të kërkojë dhe sfidën për President, por kanë një dallim nga tonët në Shqipëri!? Dallimi është se janë kundërshtarë politikë dhe ndoshta në taborret e tyre kanë dhe korrupsion të madh, por që të dy duan Turqinë! Absolutisht po dhe bashkohen nën një flamur për t’ja mbrojtur interesat dhe për ti bërë qeverisje të mirë! Partia Demokratike jona përpara saj, nuk ka pasur fuqinë e madhe politike dhe ekonomike apo dhe sundimtare të tipit Erdogan!? As krenarinë e madhe të fuqisë së tij transformuese! Edi Rama vjen si Erdogani si kryebashkiak i pushtetshëm por nuk është një autoritar si ai? Absolutisht jo?! Rama me horra dhe të fortët e mbledhës votash thotë PD-ja!? Po pse partia e Berishës dhe Lulzimit, nuk është parti përdoruese horrash në zgjedhje, por dhe mbledhës votash me pare dhe pa pare, me miell dhe pa miell?! Me grabitje votash dhe shtrembërim rezultati të cilën PD-ja asnjëherë nuk e ka harruar si teori dhe praktikë! Vetë Luli ka dalë Kryetar me marrëzi të tilla brenda partie! ka dalë Kryebashkiak i Tiranës me të tilla marrëzi grabitje dhe transformuese votash! Por PD dhe opozita shqiptare të cilës nuk ju futën në burg mijëra e mijëra qytetarë nga Rama (si në Turqi them) dhe nuk u larguan nga puna me raprezalje jo arrogante por të dhunshme politike si kundër ka bërë Erdogan mbas grushtit të shtetit, mbas marrjes së fuqive të jashtëzakonshme të tij me ndryshim ligji dhe kushtetute - iku nga Kuvendi i Shqipërisë si burracake dhe pse fliste më shumë atje me orë dhe minuta! Theu betimin mbi kushtetutë në mënyrë të turpshme dhe doli në rrugë për të futur vendin në spiralen e krizës dhe luftës civile! Opozita turke u përball në institucione dhe fitoi, opozita jonë kërkon të djegë vendin për pushtetin e humbur me vota! Opozita jonë kërkon të vijë me bisedime (kulisa dhe afera) në pushtet, por mbasi të ketë bërë katrahurën shoqërore dhe politike mbi qytetarin shqiptar! Kurrën e kurrës, nuk mund të jetë më efektiv dhe më sundimtar Rama se sa Erdogan?! Edhe po të dojë ai nuk ka një vend 85-së milionësh ish perandori! As ka mundësi dhe as ka të dhëna si të një sundimtari me origjinë të qartë ish perandorake në mënyrë perfekte si Taip Rexhep Erdogan! Pra burri i zoti dhe i fortë, sikundër thonë në Shqipëri! Rama është sigurisht një "shoëman" i madh, por asnjëherë një Erdogan në mënyrë të qartë, kurrë një shtetar i fuqishëm si ai! Por opozita shqiptare nuk është patriote si ajo turke! Ajo (opozita turke) nuk do ta shkatërrojë vendin e saj, sepse është patriote! Ajo do Turqinë dhe me Presidentin Erdogan brenda saj! Por dhe Presidenti Erdogan do dhe sigurisht respekton Turqinë e tij, sido që të jetë vizioni i tij religjionar apo dhe si establishement! E ky është dallimi i madh, por dhe përgënjeshtrimi i qartë që i vjen opozitës shqiptar nga Stambolli! Jam i bindur se kurrë nuk do të qartësohen të tillë konfuzë politikë dhe shoqërorë në Shqipëri, por askush nuk ka se çfarë ju bën, sepse ky është realiteti!
Nga Besi BEKTESHI