BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Statut për kryetarin e partisë, kamxhik kundër anëtarësisë e demokracisë!

Statut për kryetarin e partisë, kamxhik kundër

Hartimi i statutit, reformimi, ndryshimi, përshtatja, amendimi i neneve të veçanta të tij, të kapërcyera nga koha, diktuar nga rrethana dhe situata të reja specifike, janë domosdoshmëri për çdo parti që synon ndryshmin, gjithëpërfshirjen për të ecur me hapin e kohës. Për PD, këto ndryshime pas serialit të humbjeve dhe një farë shpërbërje nga largimet e personaliteteve që kanë dalë me parti të reja dhe janë shkëputur nga shtëpia që e kanë ndërtuar dhe krijuar me kontributet e tyre shumëvjeçare, jo pak prej tyre vendimmarrës në këtë forcë politike dhe me influencë të jashtëzakonshme në shtresa e zona të ndryshme të vendit, i ka të domosdoshme përmirësimet e ndryshimet, ashtu si çdo qenie e gjallë për ajrin dhe diellin. Të arrihet në ndryshime përmbajtjesore, të rëndësishme, në përputhje me interesat e gjera të anëtarësisë dhe qytetarëve që mbështesin këtë forcë politike prej tri dekadash, ndryshimeve duhet t`u prijnë diskutime të gjera, të hapura, të sinqerta, korrekte, transparente me pjesmarrjen e intelektualëve, figurave me përvojë e njohuri të kësaj fushe, mbështetjen e atyre që i japin përditë frymëmarrje dhe e ushqejnë praktikat politike me filozofinë dhe përvojën e gjerë të partive simotra të të njëjtit spektër politik në arenën ndërkombëtare. Flasim për parti që udhëhiqen nga filozofi moderne, jo për ato që mbyllen dhe hermetizohen si të ruanin valutën shumëmiliardëshe në kasafortat e rënda të bankave të mëdha. Një parti si PD, ka në mesin e saj, individë që kanë përvojën dhe dëshirën për forcimin e rregullave të funksionimit dhe modernizimin e partisë. Statuti i partisë, është Kushtetuta nga e cila udhëhiqet një organizatë politike nëpër labirintet e vështira të rrugëtimit drejt pushtetit. Pa këto rregulla të shkruara nuk mund të sigurohet uniteti dhe bashkëveprimi politik, nuk arrihet harmonizimi i interesave mbarë partiake dhe lihet hapur shtegu për largime deri edhe përçarje të pariparueshme. Është statuti i partisë, Bibla që duhet t`i falen gjithë demokratët nga kryetari deri te anëtari më i zakonshëm në çdo cep të Shqipërisë. Secili, ai që pretendon të hyjë në gara për t`u zgjedhur apo për të përfaqësuar veten, apo grupimet që e mbështesin, duhet të ndihet i mbrojtur dhe i pacënuar nga lufta e bërrylave që nuk mungojnë në partitë tona me demokraci të brendshme të brishtë. Statuti ndalon autoritarizmin dhe fodullëkun e kryetarit. I vë kufij epshit të papërmbajtur për të përqëndruar gjithë pushtetin dhe e kthen në despot që vetë flet e vetë vulos. Prova të këtyre kundërshtive u panë edhe gjatë garës për kryetar të PD, mes tri kandidaturave dhe kryetarit të PD-së, ku zhurma u dëgjua deri në cepin më të largët të vendit. Statuti i partisë është dokumenti që kërkon mendimin dhe gjykimin e të gjithëve. Ndryshimet dhe përmirësimet në statutin e partisë duan vendin dhe kohën për të përcaktuar rregullat që t`i shërbejnë hapjes së partisë dhe debatit të brendshëm. Ndryshe, partia mbetet organizëm i vdekur, mbyllur në kullë të errët, ku nuk hynë as dritë as ajër. Statuti i partisë, është Kushtetuta e ligjeve dhe rregullave që kërkon vëmendje dhe interesimin e të gjithë anëtarësisë, pse jo edhe të mbështetësve, qytetarëve që votojnë këtë forcë politike. Po mënyra si u konceptua ndërhyrja në statut është identike me analizën propagandistike që iu bë zgjedhjeve të 25 prillit, ku shkaqet e humbjes asnjëherë nuk u panë brenda partisë dhe u larguan nga kryetari, duke bërë që eruditi, Aurel Plasari, t`i kërkojë PD të mbyllë dyqanin sepse i ka mbaruar dhe demontuar malli që mbanë brenda. Mendimet dhe propozimet për një libër rregullash të arrirë nuk mund të anashkalohen, jo vetëm kur vijnë nga ata që janë në majë, po edhe të rreshtave të fundit. Mendimet alternative nuk mund të mos pranohen nga lidershipi i partisë dhe organizmat drejtuese, komisioni i përhershëm i statutit të partisë, organ i zgjedhur për ta parë statutin si një organizëm në ndryshim dhe jo të ngurtë e të dhënë njëherë e përgjithmonë.
Po si u veprua nga PD, kryetari, Lulzim Basha për pranimin e propozimeve alternative, veçanërisht nga kandidatët që konkurruan në zgjedhjet e 13 qershorit midis tyre dhe kryetarit në detyrë, Lulzim Basha? Si u prit manifesti i Fatbardh Kadillit dhe propozimet e zonjës Edith Harxhi, e cila njihet për frymën polemizuese dhe mendimin alternativë, jo konformiste me kryetarin dhe organet që drejtojnë këtë parti? Qëndrim përbuzës, refraktar, fyes!
Raundi Basha- treshja armike që kërkonin karrigen e kryetarit para 13 qershorit edhe pse garë e pabarabartë, pasi Basha zotëronte gjithçka nga mjediset, vulën e partisë dhe tërë rrjetin drejtues nga degët deri në maj, pa folur për mbështetjen me logjistikë të gjithanshme, të cilat i shërbyen vetëm liderit të partisë. Këtu nuk mund të lihen mënjanë deputetët e zgjedhur të vendosur në listat e kandidatëve preferencial, të cilët e llogarisnin mbështetjen ndaj Bashës, si kthim nderi.
Pas nëpërkëmbjes së kandidatëve alternativë dhe mohimit të mundësive për një garë të barabartë
dhe për gjithë këto pabarazi kandidatët alternativë të Bashës, u trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme, si të ishin, jo bashkpartiakë, po armiq të kryetarit për t`i rrëmbyer spektrin e forcës politike, ku është ngjitur pas karriges dhe nuk e lëshon edhe pse ka regjistruar tri humbje të thella radhazi. Në realitet, ata që humbën janë sigurisht anëtarësia e partisë, e ardhmja dhe vetë shoqëria shqiptare pasi dihet se PD është alternativë pushteti dhe qytetarët kërkojnë të shikojnë si sillet dhe si i zgjidh problemet, sa është në koherencë me kohën dhe nëse garanton objektivitet dhe realizëm në zgjidhjen e detyrave të mëdha kur nesër të jetë në pushtet. Debatet për statutin, janë beteja e dytë, raundi i radhës, ku u përplasën ide dhe mendime të ndryshme. Në këtë betejë nuk është se ka ndonjë qëllim për t`i marrë partinë Bashës. As t`i bëhet karshillëk atij dhe mbështetësve në emër të marrjes së kreut të PD-së. Ai tanimë e ka noterizuar këtë forcë politike dhe nuk ka tërmet që e lëviz nga kreu. Po frika qëndron pas çdo propozimi që nuk vjen nga kryetari Lulzim Basha.

Ashtu si edhe në trajtimin e kandidatëve gjatë fushatës së zgjedhjeve, duke i denigruar ata në diskutimet për reformimin dhe ndryshimin e statutit në një kohë kur vetë rrethanat e detyrojnë këtë forcë politike të ndërmarrë iniciativa të thella për t`i dhënë më shumë shtrirje dhe hapje partisë në kushtet kur vjen pas tri humbjeve dhe debateve që nuk janë shterur ende dhe sot, partia është më e përçarë se kurrë më parë dhe anëtarësia dhe militantët, plot trishtim, lodhje, si për çdo dështim. Po asnjë propozim alternativë nuk u pranua. Komisioni statutor, jashtë tagrit të vet përjashtoi çdo propozim që nuk vinte nga maja e partisë. Kështu nuk u pranua rotacioni dhe kufizimi i viteve të kryesimit të kryetarit të partisë. Pra kufizimi i mandateve, duke i dhënë shansin kryetarit të jetë i përjetshëm edhe kur humbet disa herë radhazi. Nuk u vunë kufizime për rastet kur humbet zgjedhjet dhe duhet të dorëhiqet. Shkurt nuk u pranua rotacioni në parti aq i kërkuar për ardhjen në pushtet sa merret edhe si faktor i padiskutueshëm dhe përcaktues nga kjo forcë politike dhe iluzionisti Basha. Përkundër të gjitha këtyre propozimeve, u miratuan symbyllur, propozimet e Bashës, si kthimi i Këshillit Kombëtar në organ konsultativ, miratimi i sekretariateve pa kufi, shkurt kthimi i partisë në sh.a, ashtu siç nënvizuan edhe dy ish-presidentët e kësaj force politike, Bujar Nishani e Bamir Topi që nuk duhet mohuar se i kanë dhënë PD-së, gjithçka kanë mundur nga prestigji i të qenit në majën e piramidës shtetërore. Me statutin e ri dhe ndryshmet anemike e të njëanshme mund të thuhet me plotë gojën se: Statuti i ri i partisë, është garanci e stoli për kryetarin e partisë dhe kamxhik i rreptë kundër anëtarësisë së partisë dhe vetë qytetarëve të Shqipërisë!