BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme
x

Opinion / Editorial

Strategjia e kapitalit botëror në thithjen e krahut të lirë të punës

Strategjia e kapitalit botëror në thithjen e krahut të lirë

Ndërsa flitet për globalizmin (qeverinë botërore) gjithnjë e më tepër vihet re një politikë monetare inflacioniste në vendet e botës së dytë dhe të tretë. Nëpërmjet kreditimit me hua me rentë të lartë për realizmin e projekteve të ndryshme nga qeveri kukulla, të paafta që i kanë çuar ekonomitë e tyre drejt kolapsit të plotë. Këto janë ekonomi në recension dhe sado të përpiqen nuk kanë për të dalë kurrë nga kriza. Madje krizat janë ciklike. Gjithë asetet që kanë shërbejnë de fakto si kolateral për të marrë borxhin e ri, për të shlyer borxhin e vjetër, për të rregulluar bilancet e brendshme apo tregtare dhe vlera “produkt i brendshëm bruto” ka humbur kuptimin bazë, është thjesht një statistikë. Kjo ju ka lënë dorë të lirë trusteve, kompanive fantazmë në administrimin e pasurive kombëtare si operatorë të preferuar në zbatimin e projekteve infrastrukturore me rëndësi strategjike. Me gjasë, gjithë fitimi i realizuar shkon në zonat offshore dhe sjell dëme të pallogaritshme për ekonomitë e këtyre vendeve në planin afatgjatë. Këta jo vetëm nuk derdhin detyrimet që u takojnë në arkën e shtetit, jo vetëm i paguajnë punëtorët në të zezë, por shpesh shkelin kontratën në mënyrë të njëanshme dhe ja mbathin më përpara se t’ju ketë dalë boja dhe të vihen nën sekuestro nga organet ligjzbatuese. Hapin gjyqe në Hagë dhe ja dalin duke shfrytëzuar çdo handikap ligjor apo mefshtësi të autoriteteve të vendit në fjalë, që t’u zhvatin edhe ca miliona të tjera parash publike. Si rezultat edhe në planin social, problemet janë emergjente dhe reaksionet janë zinxhir. Më së shumti kemi humbje të shpresës, të besimit tek popullata, minim të perspektivës dhe rendje drejt vendeve të huaja për një të ardhme më premtuese. Vijimësisht tregu i kërkesë-ofertës sillet rreth dy kategorive: thithjes së trurit dhe krahut të kualifikuar apo të lirë të punës. Dhe konkurrenca midis shteteve kryesisht europiane në këtë qasje është shumë e lartë. Emigrantëve të tillë ju duhet një kohë goxha e gjatë akomodimi dhe ata për të njëjtën punë domosdo do paguhen disa herë më pak se sa një vendas. Përveç se ata ulin indeksin “popullsi në plakje” në vendet pritëse, krijojnë atë që Marksi e quante “mbivlerë” që shkon e pacënuar në xhepat e oligarkëve të mëdhenj. Këta në çdo rast influencojnë apo përcaktojnë edhe politikat për emigracionin. Në një kontekst më të gjerë kjo është edhe një formë rikuperimi, bonusi në revanshin midis fuqive të mëdha të botës për tregje dhe zona influence. Këto flukse emigratore përshkojnë kryq e tërthor gjithë kontinentet dhe në veçanti disa prej vendeve më të varfra të Europës apo atyre të Lindjes së Mesme, në konflikt. Në këto kushte zhvillimi global, reduktimi i pabarazive apo në termat e demokracisë funksionale duket utopi.