BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Strategjia e opozitës, delegjitimim i oponencës së saj

Strategjia e opozitës, delegjitimim i oponencës së saj

Mesazhi i ndërkombëtarëve për politikën shqiptare, është vazhdimi i rrugës së nisur për reformimin e sistemit, ndërsa nga ana tjetër, opozita e rrugës u bie kambanave për zgjedhje të parakohshme. Kjo ndodh kur shqiptarët kërkojnë sa më parë drejtësinë e munguar, për të shfarosur korrupsionin endemik, që ka kapluar politikën, strukturat e drejtësisë dhe administratën shtetërore. Vënia në eficencë e këtij sistemi të degraduar është domosdoshmëri imperative, që do të standardizojë kulturën dhe normat mbi të cilat qëndron demokracia. Por fatkeqësisht opozita e rrugës ka zgjedhur strategjinë e aventurizmit politik, jashtë çdo bashkëpunimi institucional, duke vënë në qendër të filozofisë së saj zgjedhjet e parakohshme. Kjo praktikë tepër e gabuar e saj nuk i ka sjellë asgjë pozitive, përveç humbjes së identitetit dhe rolit të saj oponent në politikë dhe proceset demokratike. Pagdhendësia dhe kundërshtimet politike të saj, tashmë janë bërë ideologji sunduese, e cila po demonstrohet jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj ndërkombëtarëve. Kjo po ndodh kur SHBA dhe BE aktualisht të vetmin mesazh me përparësi kanë reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Pa reformën zgjedhore nuk mund të shkohet as në zgjedhje të parakohshme, por as edhe në ato të radhës. Ajo shikohet si një evolucion, që do t'u thotë ndal partive politike, duke i kaluar plotësisht nën administrimin dhe kontrollin e shoqërisë civile, ashtu siç veprohet në shoqëritë demokratike perëndimore. Kjo reformë do t'i japë fund spekulimeve me votën e sovranit, si dhe kontestimeve nga partitë politike, duke ngritur male akuzash të ndërsjellta për vjedhje, shitje e blerje votash. Këtë fenomen e konfirmon më së miri praktika e hidhur e këtij tranzicioni, kur në vitin 1996 opozita e sotme kriminalizoi dhe degradoi zgjedhjet politike. Por kjo opozitë që vuan sindromën e pushtetit, nuk e bëri kurrë analizën e njollave të zeza që la pas. Populistët e tranzicionit demokratik, që morën rolin e shenjtorit, me premtimet e bujshme për të transformuar shoqërinë, u kthyen në uzurpatorë të pushtetit, ekonomisë dhe privilegjeve. Ata nuk u karakterizuan nga idealet e strategjisë për ndërtimin e shoqërisë së re demokratike, por në vend të saj, ata vunë interesat personale e klanore. Futjen në politikë nuk e konsideruan si mekanizëm për t'i shërbyer popullit, por si të vetmen mundësi për t'i çuar tek pushteti, pasurimi dhe paprekshmëria. Duke mos e bërë analizën e rrëzimit dy herë nga pushteti për keqqeverisje, e ka larguar atë gjithnjë e më shumë nga fryma demokratike dhe qytetare brenda partisë. E vetmja strategji që u kthye në ideologji dhe filozofi sunduese ishte dhe mbeti hakmarrja politike, gjë që e ktheu në një bunker të mbyllur, pa reformim dhe rinovim të strukturave të saj. Kjo solli për pasojë katrahurën e përçarjes dhe ndarjes në dy pjesë, duke larguar nga radhët e saj demokratët e vërtetë, kundërshtarët e vijës së ashpër të drejtuar nga Sali Berisha dhe kryetari i opozitës së rrugës Lulzim Basha. Duke u konsumuar brenda saj për gabimet e njëpasnjëshme, ka gjetur ngushëllim tek partnerja e saj LSI, e shquar si koka e korrupsionit dhe aferave që pushtuan sistemin. Të dyja selitë e tyre janë kthyer në portale të "prodhimit" të barsoletave duke dramatizuar dhe përçudnuar gjithçka që atyre nuk u vjen për hosh. Kjo natyrë sarkazmash dhe ironie e tyre për gjithçka që po ndodh në Shqipëri, në funksion të reformimit institucional, të kujton pamfletin e Rilindasit tonë Andon Zako Cajupit, Klubi i Selanikut. Në këtë pamflet ironizoheshin figurat e kohës për qëndrimet e tyre kontroverse ndaj reformave zhgënjyese të xhonturqve. Kështu duke mos u çliruar nga ethet për pushtet, të dyja këto formacione politike u viktimizuan, duke provokuar dhe nxitur krizën politike, për të paralizuar shtetin dhe institucionet e tij. Por falë ndërkombëtarëve dhe kryesisht SHBA dhe BE, që nuk ua vunë veshin sloganeve destruktive e veprimeve tragji-komike të tyre,orientuan politikën në rrugën e reformave për ndryshimet demokratike. Po kush janë disa nga arsyet që kjo opozitë ka braktisur institucionet legjitime, duke bërë oponencë me filozofinë e rrugës? Ajo si dhe e gjithë klasa politike i trembet reformës në drejtësi, e cila do të bëjë amnezinë e abuzivizmit me pushtetin, të krimeve të pandëshkuara, shkaktarët e rrënimit ekonomik, pasurimet e paligjshme dhe kancerin korrupsion. Thatësira dhe shterimi i ideve për të bërë oponencën konstruktive, i ka rritur egon e sulmeve dhe alibive që ju ngjajnë barsoletave të kafeneve. Qëndrimi larg reformave, për të cilën insistojnë ndërkombëtarët, tregon se kjo opozitë nuk luan nga istikami i rrugës. E prirur për të ruajtur epitetin e moralistit demokrat, po bën ç’është e mundur që me truke "marketingu" vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo opozitë që nuk dëgjon as ndërkombëtarët, por portalet shurdhuese rrotull saj, nuk beson në kapacitetet kombëtare. Ajo nuk po punon në radhë të parë, për reformimin strukturor të saj. Nuk po punon për të vënë në lëvizje energjitë e prurjeve të reja të opozitës reale, si dhe për bashkëpunim me strukturat jo partiake si vlera të shtuara për oponencën konstruktive përballë qeverisjes së vendit. Shqiptarët nuk janë më në pozitat e dekadave më parë, kur manipuloheshin nga politika për monopolizimin e ekonomisë dhe çdo formë tjetër prodhimi, në interes të tyre. Megjithëse të lodhur nga qeverisjet e deritanishme, nuk mund të kthehen në mekanizma mbështetëse të pushtetit, apo mish për top për interesat e opozitës si tifozeria sportive. Historia na mëson se, asnjë popull nuk është mjaftueshëm i emancipuar dhe i imunizuar nga trashëgimitë e veseve negative. Por politikanët tanë nuk i janë referuar kurrë shprehjes proverbiale se: "Të gabosh është njerëzore, por të përsëritësh gabimet me vetëdije është fatale". Por opozita jonë ka shkuar edhe më tej kësaj here, duke lobuar me vetëdije kundër reformave dhe kundër hapjes së negociatave. Kështu ka vepruar kryetari aktual i opozitës jashtëparlamentare Lulzim Basha, kur në vitin 2018 shpenzon 9% të fondit të PD për lobime në SHBA, kundër emërimit të ambasadores në Shqipëri Kathlen Ann Kavalec. Ky lobim është bërë prej tij në qershor të vitit 2018, me një kontratë 40 mijë dollarë me kompaninë "Sonoran Policy Grooup", për të bllokuar kandidaturën e saj. A mund të besohet tek morali i këtij lideri, për të mbajtur drejtimin e partisë apo më shumë akoma atë të drejtimit të shtetit? Të mbash qëndrime të tilla, që i kalojnë kufijtë partiakë e personalë, duke kapërcyer vijën e kuqe, do të thotë se këto janë qëndrime djallëzore anti-shtetërore. Me këtë filozofi mendimi e qëndrimi ndaj ndryshimeve demokratike, kjo opozitë dhe liderët e saj e kanë delegjitimuar rolin e tyre oponent ndaj realitetit të sotëm. 

Nga Kastriot Aliaj