BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Strategjia e re presidenciale, beteja e kërcënimeve verbale

Strategjia e re presidenciale, beteja e kërcënimeve verbale

Në se ndjek qoftë edhe për një moment deklaratat e shpeshta të Presidentit të Republikës, komunikimet vizive, komentet e shumta, deklaratat, njoftimet, zëdhënësit, njihesh me letrat pambarim, postimet në Facebook, e-mailet e Shkëlqesisë së Tij, Ilir Meta, ajo që të mbetet në kujtesë nuk është fjalori që përdor as timbri i zërit, lëvizja e trupit, shprehja e fytyrës, simbolikat, të folurit me shumë nënkuptime, herë të pakuptueshme edhe për analistët më në zë që gjenden pranë tij, në ditë me diell apo shi, po kërcënimi. Prej kohësh, ka hedhur pas shpine si një relike të leckosur, devizën pikantë, bërë kohë më parë, rekomandimi për gjithë politikën mbarë, për t`u sjellë në shoqëri siç porosit vet Ai. Është fjala për lajtmotivin: “Me qetësi dhe dashuri”. Është shndërruar në një slogan që ka humbur kuptimin dhe është kthyer në barsaletë në lojërat e fëmijëve të lagjes, të cilët në kor thërrasin: Jo, jo, mos nxito, kërce e luaj, me dashuri dhe qetësi, siç na mëson xhaxhi Iliri. Largimi nga motoja pajtuese, vërtetë domethënëse, e ngjashme me parrullën e fillim viteve nëntëdhjetë. “Të gjithë fajtor, të gjithë bashkëvuajtës”, e cila i shërbeu pajtimit mes të persekutuarve dhe atyre që kishin gisht në persekutim, po më së shumti qytetarëve të zakonshëm, të cilët edhe pse nuk ishin dënuar nga sistemi i kaluar në fund vitet 1990 nuk dallonin fare me ata që kishin vuajtur në qelitë e burgjeve të akuzuar për agjitacion e propagandë sipas nenit famëkeq të Kodit Penal, nr 55. Mes sloganit, bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës të doktorit dhe qetësisë dhe dashurisë të Ilirit nuk ka asgjë të përbashkët. Këtë të fundit ish Presidenti e ka përdorur në rrethana krejt të tjera. Kanë kaluar vite nga përmbysja e madhe e sistemit komunist. Shumë mbresa dhe plagë janë lënë pas shpine. Sidoqoftë kanë diçka të përbashkët. Zbutja, së paku teorikisht e marrëdhënieve, jo pak të acaruara mes forcave politike. Në atë kohë, autori i sloganit, Presidenti, ishte kryetar partie, LSI-së që luftonte për pushtet. Sot, ai është maja e piramidës shtetërore dhe parulla për dashuri dhe qetësi në se do ishte reale, e sinqertë, jo metaforë do të materializonte një nga detyrat më madhore të veprimtarisë së presidentit, unitetin kombëtar, si president mbi palët. Teorikisht, parulla është korrekte. Në përmbajtje është gjetje stilistike, pikante gati e habitshme e papërsëritshme. Po teoria, dëshira nga realiteti dhe praktika, janë shumë larg njëra-tjetrës dhe nuk është e lehtë të përputhen. Vet protagonisti, pagëzuesi i dashurisë dhe qetësisë, i prishi keqazi të dyja shtyllat, i shemb me një të rënë të lapsit, si të ishin ndërtime pa leje dhe i shembi pa mëshirë dhe paralajmërim. Prej kohësh, Presidenti ynë i nderuar nuk na ka garantuar as qetësinë as dashurinë. Më e shumta na ka nxitur fantazinë dhe frikësimin. Ai mund të qetësojë të vetët. Të reflektojë dashuri për të tijët, jo në kuptimin e ngushtë familjarë, po për anëtarët e dashur të LSI-së, ata që janë gjithmonë gati për partinë e komandantin, të rreshtohen në çdo betejë, mjafton t`i thërrasë ai, i pari i vendit dhe të hidhen në aksione, bllokim rrugësh, zënie pritash apo më keq akoma në denigrim të kundërshtarëve politik që nisin nga individët me pushtet, te gratë e fëmijët deri tek kushërinjtë e njëzetë. Në këtë kuptim, është kapërcyer disa herë agjitacioni e propaganda, famëkeqi neni 55. Shfaqje të politikanëve, daljet në konferenca mediatike, podiume, sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku shpërthen fjalomania, logareje që nis e nuk përfundon deri sa të arrijë qëllimin për demaskimin e çdo individi që nuk gjendet brenda vathës së partive të opozitës, gardhit të presidencës, opozitës sonë më të re. Presidenti Meta, është politikani më i vjetër në kuptimin e kohës që ka nisur të merret me artin e të bërit politik. Jo për moshën biologjike. E kemi parë në demostratat e fillimit të demokracisë. Në Poliçan, ku u ndesh me forcat e policisë. Mbi të u lëshuan rrufetë presidenciale, të atij që e ka dobësi të jetës, Presidentit të kohës, Sali Berisha. Peripecitë e atij viti për Ilir Metën nuk kishin të sosur. Po ato e kalitën, si gladiator në ring. I dhanë përvojë, e burrëruan, duke i hapur rrugën për të shijuar gjithë pushtetet në Republikën e Shqipërisë. Deputet i përjetshëm, ministër, kryeministër, kryetar i kuvendit, sot me votat e armiqve socialistë, President i Republikës. Po kostumin presidencial e ndjenë të ngushtë. Herë e shqyen, herë e ndukë, duke dalë përtej formave shtrënguese që duhet të qëndrojë një president që ka detyrimin të bëjë presidentin sipas kornizës kushtetuese. Jo kërcënuesin. Shantazhuesin, kurrësesi. Presidenti ynë nuk ka asnjë kornizë të cilës t`i qëndrojë besnik. Të mos e shqyej. Betohet mbi Kushtetutë. Po sa herë e ka zhvlerësuar Kushtetutën? Sa herë e ka shkelur me të dyja këmbët? Alibia e komisionit të hetimit që bëri skanimin e nxori të pastër. Nuk do të thotë se Presidenti ynë nuk ka krijuar precedent të rrezikshëm. Me mos miratim të ministrave, dekret- çdekretimit të zgjedhjeve të tridhjetë qershorit që shërbyen si shkas i inicimit të hetimit parlamentar. Në fund mali polli një miush të bardhë. Presidenti doli kryelartë, i pastër, i larë. Fiks, si kohë më parë kur fitoi mbi akuzën e Dritan Priftit me gjykatë. Sot mori në dorë certifikatën e virgjërisë, doli ajo që deklaronte, se nuk ka cënuar kurrë ligjin, mbetet garant i Kushtetutës dhe mbrojtës i sovranitetit të Shqipërisë. Sa herë nxehet Presidenti, ngacmohet, irritohet, ka tepri emocionesh përball veprimtarisë së Parlamentit të Shqipërisë, organ nga buron edhe zgjedhja e tij në krye të piramidës shtetërore, Ilir Meta, përplas fjalët, ngre zërin, bërtet, sjellë në skenë arsenalin e vet të kërcënimeve permanente. Njëherë kërcënon, se do të vrasë veten. Vetëvrasje simbolike, verbale natyrisht. Po është një kërcënim shumë i shpeshtë, sa është bërë qesharak në sytë e qytetarëve. Kërcënon me figurat e luftëtarëve ndër shekuj. Zgjedh modelin e Mic Sokolit që i vuri gjoksin topit të forcave pushtuese, duke u vetëvrarë heroikisht. Pastaj kërcënon përmes heroit model të shqiptarëve, Avni Rustemi, i cili vrau për atdhe, tradhtarin në mes të Parisit. Nuk e dimë se cila është shënjestra e Metës?! Kush do jetë Avniu vallë? Cili është Pashai përballë? Mirë Esati kërkonte të shiste Shqipërinë në emër të interesave meskine për të qenë sundues. Po cili është Esati i sotëm, shënjestra e Metës? Kërcënimet me atentatorin Avni Rustemi dhe heronj të tjerë nga selia e Presidencës, para analistëve, buzë lumenjve, majave të maleve, bjeshkëve, lëndinave, para qenit besnik të shtëpisë, më pas nga sheshi para kryeministrisë, si në tre mars 2020 mes popullit opozitar, ku partitë në opozitë dhe ortakët e tij besnik, Basha dhe bashkëshortja Monikë, si dhe partizat minore që i mundësuan mbushjen e sheshit. Mburret sa herë i duhet të tregoj forcën, fuqinë, ti bëj konak kërcënimit, jo të postit e Kushtetutës, po atë të opozitarizmit, si numërator dhe me sipërfaqe në metër katror. Mitingashët të cilët i paraqet populli i vërtetë, sovrani, vendimmarrësi. Sa shtrohet një problem madhor që kërkon zgjidhje, bashkërendim forcash ashtu siç veprojnë të qytetëruarit që kanë në ADN, dashurinë dhe qetësinë reale, që nuk bëjnë politik me simbolika, nuk kërcënojnë me presje dhe pika, po bashkëpunojnë, debatojnë, diskutojnë, si palë të të njëjtit interes kombëtar, kërkon shtigje për t`ia dalë. Presidenti ynë, maja e piramidës shtetërore nxiton, jo të afrojë palët në kompromise të mëdha, të ecin së bashku në shinat e demokracisë, po kërcënon si të bënte arbitrin që mbanë anësi në ndeshje boksi. Këto ditë, politika është ngërthyer në debatin e listave të hapura. Partitë janë vënë në garë, se cila do t`i hap pjesërisht dhe kush 100%. Njihet qëndrimi i Presidentit, Ilir Meta. Kategorikisht kundër fillimisht. U betua se nuk do ta lejonte hapjen e listave. Kërcënoi iniciatorët me mos dekretim! Kërcënoi se do ta abrogonte kryeministrin e partisë fituese. Shkurt do bënte revolucion, duke përmbysur kushtetutën tonë. Bubëlliu, oshëtiu. Po, menjëherë sa ortaku opozitar, vëllami Basha, doli me propozimin e ri për hapje të listave, Meta mori në dorë flamurin e hapjes, bile ai, ka ditë që këmbëngul se ka qenë për hapje totale?! Në se nuk do hapen listat, deklaroi, variantin e më parshëm e injoroi, i pari i vendit, sovrani, cili sovran, si e lexoi sovranin, do thirret të vendos vullnetin e vet. Pikërisht në këtë linjë ndahen tri opozitat. Mazhorana kërkon bashkë me opozitën paralementare që ka numrat dhe votën për të votuar të bëhen ndryshime kushtetuese që prekin sistemin zgjedhor. Lista të hapura pa ndryshim sistemi nuk mund të ketë. Si mund të hapen dhe kushtetuta të qëndroi e kyçur? Zoti Meta e di këtë pasi ka bërë betejë për jetë a vdekje, sa ndryshoi edhe look. Hyri në grevë me faqet xham dhe doli me mjekrën një pëllëmbë, me këmishë jashtë pantallonave dhe stërkala balte të vazove që përmbysi në kërkim të ruajtjes së sistemit të hapur. Ndryshimet u bënë në atë vit me Kushtetutë. Dhe sot në kahje të kundërt përsëri kërkohet ndryshim i Kushtetutës. Këtu nis strategjia e njohur e Ilir Metës, si luftëtar i mbrojtjes së kushtetueshmërisë. Presidenti kërcënon prerë: Nuk do ta lejoj Edi Ramën të bëjë ndryshime dhe për këtë ka gati popullin në protestëtën më të madhe kombëtare në sheshin e Tiranës, siç veproi para pandemisë. Po kërcënimet janë strategji. Stili dhe taktika e tij. Sapo mazhoranca merr një nismë, menjëherë, Presidenti nisë kundërgoditjen. Mazhoranca nisë reformat, Presidenti nis kërcënimet. Jo vetëm në rrafshin e politikës së mirëfilltë të brendshme a të jashtme, po deri për rrugë e parqe, tendera, eurobonde, teatrin kombëtar, i vjetëri, i riu, ndërtime unazash, bajpas, ura, mure, dyer dritare a paketa ndihme familjare. Nuk ka një ligj të vetëm që të mos jetë ndëshkuar me thuprën e thantë nga Presidenti. Të mos i jetë vënë përballë pullë e kuqe. Duket se jetojmë në dy republika. Njëra, ajo parlamentare, tjetra, presidenciale. Dy opozitar shahen grinden, kërcënojnë. Njëra flamur ka stigmatizimin. Tjetra ndëshkimin dhe kërcënimin. Njëri thotë po, tjetri bërtet jo. Vetëm kryeqytetin e ruajnë të pandarë. Qytetet e tjera, Çorovoda p.sh, është larg dhe selitë diplomatike gjenden në Tiranë. Rrezik edhe kjo të ishte ndryshuar nga zelli i tepruar për t`iu kundërvënë gjithçakaje që merr jetë në këtë vend. Sapo hidhet ideja për amnisti fiskale, Presidenti nxjerrë tabelën e kuqe. Semaforët qëndrojnë ndezur, e kuqja bllokuese, jeshilja e kyçur. Të gjithë në burg kërcënon Presidenti sapo nisën arrestimet për dosjen 339 të zgjedhjeve! Mos mi prekni tatimet! Jo taksave të larta! Kujdes tarifimet. Largohuni nga pazaret! Mos lëvizni majtas! Bëni djathtas! Mos guxoni me vendimet! Në se e votoni ligjin “x”, unë deklaron Presidenti nga selia e presidencës do ta zhbëjë. Janë epike kërcënimet, veçanërisht në prag zgjedhjet të vitit 2019 dhe tani në këtë pandemi. Populli opozitarë, të inatosurit, të mësuarit me tortën qeveritare, benefitet që të jep pushteti, lavdinë, paranë, udhëtimet, u thirr të jepte verdiktin për drejtuesit e pushtetit lokal. Po, Presidenti kërcënoi dhe materializoi me dekret çdekretimin. Me thirje për të dalë në sheshe për protesta. Sa herë ka kërcënuar me shpërndarje të parlamentit?!Pothuaj përditë, u thotë parlamentarëve do u nxjerr jashtë fare?! U ka treguar burgun kundërshtarëve. I ka anatemuar pa kufi! Me rrezikun se do digjej parlamenti dhe inskenime të tjera, vetëm në interes të mbajtjes në këmbë të strategjisë së kërcënimeve që kanë krijuar klimë tensioni e mosbesimi. Garanti e ka humbur qetësinë. Besimin e ka lëkundur. E ka flakur dashurinë. Miqësi kërcënuesi ka me opozitën. Armiqësi të thellë me mazhorancën. Nismat për reforma, vendimmarrje nga Edi Rama, menjëherë Presidenti bënë thirrje të dalë populli në shesh të mejdanit. Në ballë vet ai, Presidenti me kërcënime, armatosur me parzmore, heshta e shtiza, heroi i mbrojtes së sovranit dhe kushtetutës së Shqipërisë është gati të na mbys. Strategjia politike e Presidentit, është e lexueshme. Qytetarët e Shqipërisë, e njohin mirë presidentin tonë. Janë rritur me të. kanë bashkëjetuar në politik. Po tani e dinë se nuk ka më as qetësi as dashuri. I pari e ka humbur vet Ai! Veç forcë, kundërshti, denigrim, anatemim, ultimatume mos pajtim. Ballë për ballë: Mazhoranca në vetmi me tri opozita karshi!, Në llogore rreshtuar, opozita e parlamentare i kanakëve më e reja opozitë presidenciale! Kërcënimi, kjo strategji, qëndron në bash të vendit. Kryekërcënuesi është vet ai, garanti i qetësisë e dashurisë, Presidenti!