Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentja e mjekësisë që sfidon kohën

Postuar: 19/03/2017 - 08:02

“Koha është flori”, thotë një fjalë e urtë popullore që do t’i shkonte për shtat më së miri një studenteje të fakultetit të mjekësisë, që në vitin e katërt po bëhet sfiduese e kësaj kohe edhe pse në moshën e ëndrrave rinore. E rritur në një familje me tradita intelektuale dhe pasardhëse e vetme, por shumë e denjë për dy prindërit e saj, Earta Gega po manifeston një cilësi intriguese për bashkëmoshatarët e saj. Edhe pse pa mbaruar ende mirë studimet e larta në mjekësi, pasioni dhe “egoizmi”, këmbëngulja dhe thjeshtësia e kanë bërë atë të pranishme në ambientet e brendshme të rrethit të mjekëve të kirurgjisë, ku ajo po sfidon kohën dhe mentalitetin e një shoqërie shkollore që e “vret” kohën kot. Duket se frymëzimi i saj që nga betimi i Hipokratit për punën e atyre që merren me shëndetin e  njerëzve e deri tek asistenca e saj në operacionet e profesorëve dhe mjekëve me eksperiencë, janë parathënia e një vajze që premton dhe ngjall shpresë se reforma e vërtetë në mjekësinë shqiptare janë pasioni për shkollimin dhe pjesëmarrja në thellësitë e profesionit.

E bindur në sfidën e kohës, Earta kujton kohën e fëmijërisë kur shprehet se “që në moshë shumë të vogël, unë kam dashur të bëhem mjeke. Kjo ka qenë një zgjedhje e imja personale e pa ndikuar nga askush. Në proporcion të drejtë me rritjen time, rritej dhe dëshira ime për t’u bërë mjeke. Falë Zotit u realizua në Maturën Shtetërore 2013 ku arrita të jem pjesë e listës fituese të mjekëve të së ardhmes”. Sot, e ndërgjegjësuar për misionin fisnik të një studenteje që po mbaron studimet për mjekësinë e përgjithshme, vajza nga Elbasani me rezultatet e saj shumë të mira po i jep vetes një motivim të rëndësishëm për jetën e saj për të qenë në të ardhmen një mjeke dinjitoze e misionit të saj për të realizuar atë betim që Hipokrati e ka shkruar para rreth 3 mijë vjetësh. E qartë dhe e sigurt, Earta shprehet se “kur e nisa këtë rrugëtim, qëllimi im ishte që pas diplomimit si mjeke e përgjithshme specializimin ta zgjidhja për pediatri, pasi më pëlqen shumë të merrem me fëmijët. Ky ishte “plani im” deri kur erdha në vit të tretë. Në këtë vit në programin mësimor që kisha, ishte dhe një lëndë Semiotika Kirurgjikale. Krahas leksioneve dhe seminareve që duhet të ndiqnim, pedagogu na kërkonte pjesëmarrje për të vëzhguar në ambientet e Urgjencës Kirurgjikale. Gjithçka nisi si një detyrë që duhej bërë”.

Nuk do të doja të flisja për mangësitë e kohës dhe mos motivimin që të ngjall arsimimi dhe punësimi, situata dhe gjendja reale e shoqërisë shqiptare, tek kjo vajzë modeste dhe me një logjikë brilante, gjej të drejtën e një misionareje të ardhshme që e nisi rrugën e kësaj kirurgjie jo ashtu kot, por me një bindje se po merr pjesë dhe po studion për një specialitet të rëndësishëm në ndihmë të jetëve të njerëzve. “Herën e parë që shkova në Urgjencën e Kirurgjisë (në nëntor 2015) pata fatin e mirë të futesha dhe të shihja një operacion.  Fillimisht u emocionova shumë kur mora vesh se do futesha të shihja një operacion, por gjithashtu ndjenja dhe një frikë duke qenë se kisha dëgjuar për impaktin jo të mirë që disa studentëve i kishte shkaktuar prania e gjakut ose aromat e rënda, duke qenë se flasim për kirurgji të përgjithshme. Pra abdominale”.

Nuk u kam besuar veshëve kur dëgjoja rrëfimin e sinqertë dhe emocionues të kësaj “doktoreshe” të re që ka nisur një rrugë me këmbëngulje dhe guxim, si një shembull tipik për një shoqëri të mbarsur me veset dhe mungesën e  shpresës, ku studimet universitare janë kthyer në informalitet dhe mungesë të theksuar besimi në vetvete.

Me kurajon e një vajze që ka një orientim të qartë në jetën e saj dhe me një betim brenda vetes për misionin për të realizuar “Betimin e Hipokratit”, vajza e re thotë me vërtetësi se “çdo emocion i keq i akumuluar u zhduk nëmomentin që kirurgu bashkë me asistentin konkretisht një specializant të kirurgjisë, nisën të punonin. Dhe kështu si pa e kuptuar, nga një detyrë që thjesht duhej ta përmbushja, brenda një kohe të shkurtër unë kisha filluar ta doja kaq shumë profesionin e kirurgut. Kam  qëndruar orë e orë të tëra në ambientet e Urgjencës Kirurgjikale për të asistuar në operacione të ndryshme. Mjekët kirurgë shikonin me hezitim pasionin tim për kirurgjinë (ekziston një mendësi që mjeku kirurg duhet të jetë mashkull pasi është një punë e lodhshme me orare të gjata dhe jo të përshtatshme për një femër). Këmbëngulja ime tashmë ka fshirë hezitimet e tyre.

Unë sot krahas ndjekjes rigoroze që i bëj procesit mësimor, jam bashkë me kirurgë në sistemin 24 orësh të urgjencës. Asistoj në operacione të mëdha siç i quajnë kirurgët dhe në operacione rutinë. S’ma kanë mohuar asnjëherë komoditetin për të qenë një si ata. E ndjej veten me fat dhe të vlerësuar kur kirurgu Dr. Henri Kolani më këshillon apo ndonjëherë i shpëton dhe ndonjë fjalë vlerësuese. Të jem një nga asistentët në sallën e operacionit, për mua ka qenë fat dhe privilegj pasi ai di t’i japë zgjidhje dhe rasteve që duken të pashpresa”.

“Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë”, është  një thënie e hershme e shkrimtarit të madh Honore de Balzak, që më jep të drejtën të them se një ministër shëndetësie apo një dekan fakulteti mjekësie, një forum i lartë i mjekësisë apo Urdhri i Mjekut, duhet ta thonë fjalën e  tyre se një shembull i tillë si ky i Earta Gega, duhet të jetë një betim për të ardhmen e mjekësisë shqiptare, nëse vërtet duam që këta studentë të mrekullueshëm të mos na ikin nga sytë këmbët nga ky vendi ynë  e të braktisin gjithçka për shkak të humbjes së shpresës.

Do të doja që një shembull i tillë të ishte një mundësi reflektimi për një shoqëri mjekësh që vërtet bëjnë gjithçka për jetët e njerëzve, se ka edhe nga ata mjekë që nga informaliteti i studimeve, na dalin në jetë me një rrezik për jetët e njerëzve se nuk kanë aftësinë të kuptojnë Betimin e  Hipokratit. Përpjekjet stimuluese të kësaj kandidateje për kirurge të talentuar, vijnë si frymëzim nga pjesëmarrja e saj vetëm në punët e mjekësisë, si e dashuruar me zanatin që i ka zgjedhur vetes. Ndaj dhe shprehet me koshiencën e një doktoreshe të ardhshme kur thotë se “fundjavave ia përkushtoj gjithë kohën time dijes praktike, sallës së operacionit, ndihmës modeste që mundohem të jap në zonën e pranimit, shkurt si një mjeke e vërtetë. Lodhjen nuk e ndjej kur vrapoj nga një operacion te tjetri. Edhe gjatë ditëve kur orari mësimor është më fleksibël  sesa ditët e tjera, shkoj në pavionin e Klinikës së Parë. Kam mirënjohje për gjithë stafin e kësaj klinike dhe më shumti për shefin e saj Prof. Dr. Etmont Celiku dhe Dr.Muzafer Kaci, të cilët kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen time në operacionet e planifikuara dhe ato të Urgjencës Kirurgjikale”.

Është e qartë se Earta, kjo vajzë jo e përdhelur, por e ushqyer me vlera familjare të nënës e babait dhe trashëgimtarëve të saj dinjitozë, në çdo operacion sheh dhe mëson diçka të re, diçka që e mrekullon në çdo lëvizje të duarve të kirurgut. Ajo nuk e sheh veten jashtë kirurgjisë, ajo e shtyu të studiojë më shumë e të jetë bashkautorë në botime shkencore, krahas emrave të mjekëve të njohur.  Kështu nisi rrugëtimi për pjesëmarrje në konferencën e parë: “Proceedings of the 8-th international multidisciplinary conference on medical specialties (Konferenca e 8-të Multidisiplinare Internacionale e Shkencave Biomjekësore)” me punimin “Volvulus of ascending colon (cekum) a case with situs inversus (Volvulusi i kolonit ascendent, (cekumit) në një rast me situs inversus)” dhe në konferencën pasardhëse “Konferenca 24 Kirurgjikale Shqiptare” me punimin “ Morbus  Botulism: Manifestation in Digestive System. Misunderstanding in diagnosis and treatment.(Morbus Botulizmi: Manifestimet ne traktin digjestiv. Keqkuptimi në diagnozë e trajtim).”  Këto janë dy nga punimet që janë më të spikatura.

Së fundmi, nga bashkëbisedimi me Eartën që pret të meritojë edhe titullin “duararta kirurge” ka marrë konfirmimin për të qenë pjesëmarrëse aktive në një nga Kongreset lider të studentëve në shkencat Biomjekësore, i cili organizohet në Groningen të Hollandës.

Jo pa emocion vajza studente me pretendime të  një kirurgeje të ardhshme dhe të suksesshme, thotë se “gjendem mes pasioneve të cilat nuk i ndaj dot nga njëri-tjetri. Në të ardhmen e projektoj veten si një Kirurge, pse jo si Kirurge infantile. Shumë herë më pyesin sesi arrij t’ia dal me kohën për të mësuar, për të qenë në sallë dhe për t’u marrë me punime të ndryshme. Përgjigja është e thjeshtë: Unë jam e dashuruar me këtë që bëj”.

Earta Gega, në fund të fundit është një studente, një pretendente për të qenë një mjeke e zonja dhe e specializuar në kirurgji për t’i shërbyer një shoqërie që ka nevojë për “operacione” të rëndësishme në jetën universitare dhe sidomos në fakultetin e mjekësisë, nëse vërtet duam një mjekësi funksionale dhe në shërbim të njerëzve për të rikthyer në kohë “Betimin e  Hipokratit”.

Ndoshta Doktor Stiliano Nosi, i mirënjohur në Elbasan si një mjek shumë i mirë dhe me shumë popullaritet që zbatonte me korrektesë mesazhet e Hipokratit, do të ndjehej i qetësuar që një vajzë Elbasani do të ishte kaq e përpiktë në punën e saj dhe misionin e  saj fisnik, si doktoreshë e ardhshme që trashëgon cilësitë me virtyte që duhet të ketë mjekësia shqiptare.

E bindur në sfidën e kohës, Earta kujton kohën e fëmijërisë kur shprehet se “që në moshë shumë të vogël, unë kam dashur të bëhem mjeke. Kjo ka qenë një zgjedhje e imja personale e pa ndikuar nga askush. Në proporcion të drejtë me rritjen time, rritej dhe dëshira ime për t’u bërë mjeke. Falë Zotit u realizua në Maturën Shtetërore 2013 ku arrita të jem pjesë e listës fituese të mjekëve të së ardhmes”. Sot, e ndërgjegjësuar për misionin fisnik të një studenteje që po mbaron studimet për mjekësinë e përgjithshme, vajza nga Elbasani me rezultatet e saj shumë të mira po i jep vetes një motivim të rëndësishëm për jetën e saj për të qenë në të ardhmen një mjeke dinjitoze e misionit të saj për të realizuar atë betim që Hipokrati e ka shkruar para rreth 3 mijë vjetësh.

Nga Hyqmet ZANE

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 07:26

(Refleksione rreth shkrimit të analistit Mustafa Nano "Skënderbeu ishte më shumë i krishterë se shqiptar, nënën e kishte sllave").

Postuar: 22/07/2017 - 07:15

Mё nё fund erdhi edhe dita e “mallkuar” pёr shumicёn e antarёve tё ndershёm tё Partisё Demokratike, dhe e pritur njёkohёsisht pёr njё pakicё qё kёrkojnё shthurjen e

Postuar: 22/07/2017 - 07:15

Mё nё fund erdhi edhe dita e “mallkuar” pёr shumicёn e antarёve tё ndershёm tё Partisё Demokratike, dhe e pritur njёkohёsisht pёr njё pakicё qё kёrkojnё shthurjen e

Postuar: 22/07/2017 - 07:13

Shkërmoqja dhe dalja në "ankand" e PD brenda formatit të saj, nuk është rastësi por rrjedhojë e gabimeve të saj për më shumë se dy dekadash.

Postuar: 21/07/2017 - 07:28

Në këto njëzetë e shtatë vjet demokraci, çdo fund zgjedhjesh në vendin tonë shoqërohet me kontestime të shumta. Plas gallata. Ngrihen në qiell anatemimet. Mallkimet.

Postuar: 21/07/2017 - 07:10

Ka shumë dokumenta të fillimit të burokracisë reale shqiptare, mbas “hyqymetit” dhe sidomos në dalje nga otomanizmi - si administrim?!

Postuar: 21/07/2017 - 07:09

Se e kemi të vështirë të vetëqeverisemi, ne shqiptarët, këtë me kohë e kemi kuptuar.