BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Stuhia "e 12 nëntorit, shprehje virtuale e dëshpërimit opozitar

"Stuhia "e 12 nëntorit, shprehje virtuale e dëshpërimit

Të dëshpëruarit e masonerisë së foltorizmit, kanë bërë me dije publikun e gjerë, se më 12 Nëntor do të shpërthejnë protestat e fuqishme. Kështu që situatës dramatike që po kalon vendi, si rezultat i përballjes me vështirësitë që kanë mbërthyer botën, po i shtohet edhe halli i opozitës me stuhinë e protestave. Kjo opozitë që ka për strategji dhunën dhe destabilizimin, dikur ndihej tepër e privilegjuar, nga që pretendonte se po luante e vetme, kartën e transformimit historik të vendit. Por sot për çudi të fakteve dhe ngjarjeve që kanë rrjedhur, po e shohim në një pozicion kritik, si rezultat i strategjisë së gabuar që ndoqi drejtuesi i saj. E mbetur në udhëkryq nga politika e gabuar që ka ndjekur, si rezultat i mungesës së rindërtimit dhe reformimit brenda saj, ajo ndihet e përçarë dhe e dështuar. Kërcënimet me protesta të dhunshme, janë shprehje virtuale e dëshpërimit, që ka mbërthyer strukturat e saj, por në mënyrë të veçantë drejtuesit e PD dhe Partisë së Lirisë, që natën bien dakord për bashkëpunim, ndërsa ditën kthehen në pikën e nisjes. Por këta drejtues së bashku me mbështetësit fanatik të foltorizmit, që lëvizin nga i shtyn era, të zhveshur nga çdo koncept dhe parim demokratik, nuk kanë çfarë t'i japin më shoqërisë. Politika e tyre si një përgjigje ndaj problemeve që shqetësojnë shoqërinë, është kthyer në një mekanizëm që rezonon vetëm papërgjegjësi,dhunë dhe butaforizëm. Kjo filozofi që po dominon të dëshpëruarit e shanseve të humbura, po tregon më së miri se nuk janë çliruar akoma nga efektet narkotike të diktaturës, megjithëse kanë kaluar mbi tri dekada. Dimensioni biblik i protestave, që i është veshur opozitës nga dy drejtuesit e saj, jo vetëm po e zvenit rrolin efektiv si pjesë e pandarë e shoqërisë, por po e çojnë drejtë shpërbërjes së radhëve të saj. Këto "paterica" të thyera në krye të opozitës, që po qëndrojnë formal në politikë, pas braktisjes që u bënë institucionet e SHBA dhe BE, me format vulgare që po ndjekin, i janë afruar edhe më shumë rusoizmit putinian. Duke qenë një shoqëri jo vetëm e mbyllur por edhe e dhunuar nga diktatura, megjithëse përmbysja solli një trend të ri, fatkeqësisht mbetëm të infektuar nga narkotizmi i monizmit. Sa më shumë që ndenjëm bashkë në monozëm, nuk mundëm ta njohim mirë njëri tjetrin. Për këtë problem madhor që vuajnë drejtuesit e politikës, për mos njohjen dhe respektimin e njëri tjetrit, ka shkruar edhe shkrimtari nobelist i letërsisë gjermane të shek.XX, që foli shqip dyzet vjet pas vdekjes Herman Hesse. Shoqëria gjermane është një shembull edhe për ne, sepse edhe pas goditjes që mori nga nazizmi, ruajti në qenie dhe shpirtin e saj, besimin tek njeriu si faktor kyç për ndërtimin e demokracisë. Ndërsa tek drejtuesit e politikës dhe shtetit tonë, që erdhën nga diktatura, u ka munguar drejtësia sociale dhe politike, por mbi të gjitha pastrimi i ndërgjegjes personale. Këta drejtues që janë vënë në krye të stuhive protestuese, kanë luftuar aq shumë për pushtet, sa që mbollën format më çoroditëse brenda shoqërisë. Duke shkelur mbi vlerat humane që na kanë karakterizuar si komb, na kanë induktuar psikologjinë e një shoqërie histerike, që kërcënojmë me protesta e koka njerëzish. Çdo ndryshim apo mendim i lirë në këtë situatë që na rrethon, është kthyer në një gjyq publik, nga mediat e varura prej tyre,të cilat përcjellin çdo marrëzi të këtyre trazovaçëve të shoqërisë. Pa pyetur për akuzat dhe braktisjen e ndërkombëtarëve, që rekomandojnë hetimin e tyre, po na hiqen si nacionalistë recidivistë, që nuk pyesin për ligje,shtet e drejtësi. Por pas kësaj situate çoroditëse, janë militantët e ekstremit të djathtë e të majtë, që kanë lidhur kurorë më këtë politike destabilizuese, që i shkojnë pas avazit. Kjo masoneri që merret me organizimin e stuhisë protestuese, po hedh në treg për çoroditje të qytetarëve, moralin e gënjeshtrave dhe manipulimeve, për të larguar vëmendjen e publikut nga marrëzitë e tyre personale. Kjo strategji që karakterizoj fushatën e foltorizmit, ka qenë njohur që nga antikiteti në Republikën Romake, por që është bërë plagjiaturë edhe sot në demokracinë përfaqësuese. Këto elementë që e kanë çuar opozitën në derexhe të fundit, nuk mund ta favorizojnë në zgjedhjet e 14 Majit, pa bërë transformimet rrënjësore, në riformatimin e strukturave dhe ideve për progres demokratik. Ajo duhet të pastrohet nga egoizmi,urrejtja, cinizmi e shpërfillja ndaj kundërshtarëve, për të gjetur rrugën e humbur, e për t'u vënë në rrolin e saj në demokracinë përfaqësuese, të cilën e përçudnon me logon ne dhe ata. I gjithë ky oglomerat balte, që ka prodhuar masoneria e foltorizmit, është treguesi më sinjifikativ që nuk po e lë të dalë nga virtualiteti anarkist, që po përjeton me aventurizmin protestues. Duke mos o preokupuar për situatat shqetësuese rreth nesh dhe më gjerë, kjo masoneri që po luan me kartat e interesave të saj, është kail të na kthejë në epokën e diktaturës që kemi lënë pas.