BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Suarez “divorcohet” nga Barcelona, pritet të kalojë tek Atletiko e Simeones

Suarez “divorcohet” nga Barcelona, pritet të kalojë tek

Luis Suarez largohet nga “Camp Nou” një vit para se t’i mbarojë kontrata me klubin katalanas dhe ka vendosur të heqë dorë nga një pjesë e pagës që klubi ia ka borxh. Sipas “RAC1”, Suarezi është lojtar i lirë tani dhe po i vlerëson ofertat nga klubet e tjera. Së shpejti, Barcelona pritet ta bëjë zyrtar largimin e tij nga klubi. Suarezi mund t’i bashkohet Atletiko Madridit, pasi i dështoi kalimi në Juventus për shkak se nuk qe në gjendje ta marrë pasaportën italiane në kohë. Trajneri i ri i Barçës, Ronald Kuman, ia bëri me dije Suarezit sapo erdhi në klub se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhej të gjente klub të ri. Suarezi pa pagë vjetore rreth 18 milionë euro, por Barcelona pritet t’ia paguajë vetëm një pjesë të saj atij, tani pas arritjes së marrëveshjes. Ndërkohë që për Luis Suarez nuk mjafton koha, me Edin Xhekon është komplikuar gjithçka, pasi Roma nuk ka ndërmend ta shesë pa siguruar më parë një tjetër qendërsulmues, ndaj te Juventusi janë rikthyer fuqishëm në garë për shërbimet e Alvaro Moratës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat pranë klubit torinez, sipas të cilave Paratiçi ka intensifikuar kontaktet me Atletikon e Madridit dhe palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthimi ne sulmuesit spanjoll te Juventusi. “Los Colchoneros” janë gati të pranojnë çdo ofertë që kalon shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e Juves duket se kanë ofruar huazim për shifrën e 10 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 45 milionë euro verën e ardhshme. Gjasat janë që gjithçka të mbyllet me sukses, pasi Atletiko ka arritur marrëveshjen për të sjellë në Madrid sulmuesin Luis Suarez dhe po kërkon të lirojë një vend në repartin e avancuar, ndaj njëri mes Moratës dhe Diego Kostës duhet të largohet këtë sezon merkatoje. E duke qenë se për brazilianin e natyralizuar në spanjoll nuk ka oferta momentalisht, pritet të sakrifikohet Morata, që nga ana tjetër do të mirëpriste një rikthim në Torino, ku ka luajtur edhe më herët. Sulmuesi spanjoll ka veshur fanellën bardhezi në sezonet 2014-2016 dhe ka luajtur 93 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 27 gola, ndërsa tani pritet të formojë treshen ofensive me Ronaldon e Dibalën. Ndërkohë, Barcelona është duke punuar për të larguar disa lojtarë të rinj, që nuk pritet të kenë hapësira në sezonin e ardhshëm. I pari që largohet është Musa Vague. Senegalezi këtë sezon ishte i huazuar te Nisa në Francë dhe Barcelona ka zgjedhur një tjetër huazim për mbrojtësin. Sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e PAOK në Greqi. Lajmin e bën të ditur vetë klubi katalanas, me Vague, që është nisur drejt Greqisë. Një vendim mjaft i çuditshëm i Barçës, duke parë nivelin e ulët të futbollit grek në krahasim me La Ligan. Nga Barça pritet të largohet edhe disa talente të tjerë. I radhës do të jetë Riki Puxh. Mesfushori nuk ka fituar besimin e Kuman dhe holandezi ia ka bërë të qartë se duhet të largohet në huazim drejt një ekipi, ku të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht.