BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sugjerimet dhënë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Sugjerimet dhënë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe

Duke iu referuar praktikave të komunikimit (monologut) me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) vitet e fundit, të cilat nisën me qëllim - kontributin për një arsim cilësor, por në veçanti pas përgjigjes së ardhur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës, për një kërkesë që ia kam drejtuar posaçërisht ministres së Arsimit, unë iu ridrejtova MASR-së me disa sugjerime - më së shumti lutje, pasi më dhimbset arsimi. Ngritja e problematikave në arsim kalohet, më së shumti, në mënyrë shpërfillëse, mohuese dhe denigruese edhe nga institucionet më të larta të arsimit. Gjatë dorëzimit apo çuarjes së kërkesave vihet re edhe tendenca e disa institucioneve (kam parasysh ZVA Tiranë dhe institucionet eprore ) për t’u treguar të “ fshehta” dhe neglizhente në dhënien e informacionit, duke harruar që e drejta për informim është një e drejtë kushtetuese. Përpos, duke marrë në konsideratë rolin dhe rëndësinë që ka MASR, në veçanti për të kuptuar vlefshmërinë e këtyre sugjerimeve- rrjedhojë e fakteve dhe argumenteve, po i citoj më poshtë, duke synuar për zgjidhje efektive të problematikave në arsim: “Së pari, ju lutem të jeni më të vëmendshëm me leximin e shkresave - të paktën në “lëndën” e tyre, që mos u përcillni institucioneve të varësisë vazhdimin e gabimeve tuaja, duke e quajtur kërkesën - ankesë, apo sugjerimet - ankesë. Së dyti, jini seriozë dhe joselektivë në kthimin e përgjigjeve, pasi kam konstatuar që ju nuk i përgjigjeni kërkesave apo ankesave që nxjerrin në pah shkeljet e bëra në institucionet arsimore të të gjitha niveleve, apo atyre që i japin sadopak të drejtë qytetarit/ mësuesit. Kjo praktikë është ushqyer edhe në institucionet e varësisë (DPAP, DRAP Durrës, ZVA Tiranë e deri në shkolla). Së treti - më e rëndësishmja, duke parë përgjigjen e DRAP Durrës do t’ju kërkoja të mos e lodhni DRAP-in, ju lutem. Duke i kërkuar detyra me pritshmëri të paracaktuar, e bëni të paraqitet me performancë në nivele shumë të ulëta, të cilën po ta shikoni me seriozitet edhe juve do ju vijë turp. Së katërti, jini më të përgjegjshëm në nxjerrjen e konkluzioneve. Papërgjegjshmëria juaj në përgjigje ju ka bërë që të nxirrni konkluzione, që nuk do të donit t’i dëgjonit as nga kritikët. Konkretisht, ju thoni që konkurset për drejtues IPAP, në të shumtën e rasteve, kanë dështuar për mungesë kandidatësh që kanë kryer shkollën e drejtorëve. Me këtë ju doni të thoni që mësuesit kanë humbur besimin tek ajo shkollë (?!)- gjersa nuk e bëjnë ; apo ju duket e panevojshme kjo shkollë(?!) -gjersa paraqiten më shumë kandidatura pa kryer këtë shkollë. Mos ndoshta edhe ju po vini në pikëpyetje vlefshmërinë reale të këtij “kriteri”?! Me këtë justifikim, ju po vazhdoni të emëroni dhe mbani n ëdrejtim, ata që doni, ata që keni komanduar prej vitesh (përfshirë, “pensionistë” apo ata që i kanë shërbyer dhe do t’i shërbejnë së keqes – jo arsimit). Unë e di sa i vlerësoni ju sugjerimet e mija, aq sa u kujdesët në mënyrë permanente, me punën në grup, për të më “fshirë” nga sistemi arsimor. Por, duke e dashur shumë arsimin dhe dhimbja për degradimin e tij është e madhe se sa dhimbja për humbjen e vendit të punës, unë nuk rreshta së qeni e vëmendshme ndaj ecurisë në arsim dhe nuk hoqa dorë së dhëni sugjerime deri tek ju - si çelësi i sistemit arsimor. Kjo, pasi në një formë apo në një tjetër, me dashje apo pa dashje, këto sugjerime diku do të zënë vend”. Kështu kam përfunduar sugjerimet drejtuar MASR-së. Le të shërbejë kjo edhe si pikënisje për nxitje debati, në komunitetet shkollore dhe më gjerë, për ecurinë në arsim. Kjo me qëllim ndryshimin dhe përmirësimin e politikave, të cilat sigurojnë një arsim cilësor. Për këtë mund t’i referohemi faqes zyrtare të DRAP Durrës kryesisht për zhvillimet e konkurseve për drejtor IPAP - shpalljet për vende të lira për drejtor IPAP. Referuar këtyre shpalljeve vërehet lehtësisht se janë shpallur fituesit e shumë pak shkollave në juridiksionin e ZVA Tiranë në raport me numrin e shkollave të listuara në shpalljet. Duke krahasuar këto me konkurset e bëra në shkollën përkatëse, parë kandidatët dhe mënyrën e përfundimit të konkursit apo lënien pezull me muaj të tërë, dalin vetë konkluzionet për ecurinë në arsim, ndër to edhe mungesa e tejskajshme e transparencës. “Opozita” në arsim është mësuesi kur vëren mospërputhje midis politikave arsimore të paracaktuara dhe praktikave në zbatim, midis dispozitave ligjore dhe implementimit të tyre në institucionet arsimore, të drejtave të përcaktuara dhe padrejtësitë që vëren. Por, kjo kërkon angazhim kompakt.