BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Sukses i plotë" anti perëndimor në protestë

"Sukses i plotë" anti perëndimor në protestë

Isha i qartë se kështu do të përfundonte dhe "protesta e madhe dhe e mbushur" e opozitës së katandisur kaq keq, po kaq keq, sa vërtetë imperativi më i madh i demokracisë në Shqipëri është krijimi i një opozite dhe alternative politike. Fjalimet e Lulzimit dhe ato të Monikës në media, mbështetja e rrufjanosur e SB-së dhe "telenovelat me përgjim" të treshes rinushe morën përgjigjen e qartë nga shqiptarët?! Ishin pak, shumë pak njerëz! Ishin menjëherë të zhgënjyer ato të partisë që organizojnë turmat, sepse jo vetëm nuk mblidheshin, por dhe kur mblidheshin, talleshin dhe iknin në punë të tyre. Tanimë, as militantët më të devotshëm, më syleshë, më hundëleshë dhe më kokëleshë, nuk mblidhen dot. Nuk besojnë se me Lulin dhe Monën do të vijnë në pushtet. E kuptojnë se sa më shumë shajnë Ramën (e kanë për detyrë të tyre), por sidomos ambasadorin amerikan dhe atë të BE-së, aq më shumë larg pushtetit do të shkojnë. Nuk qullosin asgjë, nuk dinë të organizojnë dhe nuk përdorin asnjë të vërtetë në qëllimin e duhur. Njerëzit kanë kuptuar atë që shkruanin një dorë gazetash ditën e protestës se ishte një protestë anti integrim dhe për të ardhur në pushtet vulëhumburit e djeshëm. Njerëzit nuk i përkrahën në aventurën e tyre anti perëndimore. Njerëzit them unë, sepse "Luli dhe Mona" flasin për popullin në fakt. Por njerëzit e dinë se kjo opozitë me në krye njeriun më problematik shqiptar (Essad Pasha nuk është kurrgjë përpara tij) ose SB-ja po shtyn jo vetëm Lulin por dhe të tjerë për t’u përplasur në një kohë që njerëzit as që duan t’ia shohin bojën çdo lloj përplasjeje. Sali Berisha dhe Luli, janë vrasësit e demostratës dhe protestës, sepse kanë vrarë në bulevard dhe sot ish ministri i Brendshëm po shante gjithë mazhorancën me fjalorin e tij holandez, për një gazetar partie, i cili shtynte policinë si të ishte njeri rruge i irrituar dhe pastaj ha një gur nga miqtë e tij, pikërisht kokës. Këtë "hero të gazetarisë partiake" dhe asnjëherë të vërtetë, Lulzimi po e bënte hero dhe një kauzë të re kundër Xhafajt dhe pushtetit.

Ishin të "mbushur" në fakt me marrëzinë e iniciativës për të bërë një 21 janar të ri. Sajuan një video dhe tentuan të krijojnë një kauzë si 21 janari. Por janë të mbushur dhe keqas. Ju vjen era kilometra larg dhe sigurisht është për të ardhur keq për Partinë Demokratike dhe njerëzve që ajo ka brenda saj. Njerëz që po turpërohen çdo ditë nga një dorë shumë e vogël delirantësh që po legjitimojnë pushtetin e Edi Ramës, në një çimentim aspak të merituar dhe po devijojnë idealet e lirisë, në "zbatim" me njerëz të hurit dhe litarit, me gazetarë që bëjnë si militantë qorra dhe të fryrë me inat dhe me djem të rinj partie që sajojnë video idiote në mënyrë akoma dhe më idiote të mundshme.

Lidershipi dhe në përgjithësi establishmenti i PD-së sot është pengesa kryesore e demokracisë në Shqipëri. Largimi në periferi dhe nxjerrja jashtë e njerëzve që kanë kontribute, largimi prej kohësh e njerëzve që nuk pranojnë budallenj në krye të partisë, largimi i njerëzve që nuk pranojnë kthimin e partisë në një "bebe të mbushur në panolini" e ka kthyer PD-në sipër, në një çetë budallenjsh që sa herë dalin në protestë aq herë turpërohen njerëzit normalë të partisë për çfarë bëjnë e janë, por dhe çfarë thonë. Sigurisht që sa vjen në kohë protesta - dëshpërohen njerëzit dhe nga rezultatet gjithmonë e më idiote që të gjitha kanë pasur njëra pas tjetrës!

Pse u katandisën kështu? Pse nuk i ndjek më kush!?

E para, është se janë shfaqur në mënyrë trashanike dhe krejtësisht anti shqiptare si kundër perëndimorëve dhe ambasadorit Lu dhe asaj Vllahutin.

E dyta, dështimet e vazhdueshme kanë larguar pothuaj tërësisht edhe militantët normalë. E treta, gjithmonë e më tepër turma poshtë, po kupton se "po del për leverdinë personale të Lulit, Saliut dhe Monës.

E katërta, tani po i braktisin dhe bizneset e dikurshme dhe nuk kanë bankën Lazarat, që furnizonte partinë?!

E pesta, por më e rëndësishmja është se "shtresa e mesme nuk e do kaq shumë Ramën", por kjo shtresë si më e madhja në vertikalitet mendimi, kanë alergji dhe për më tepër armiqësi filozofike me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, sepse Monikën, as që e fusin në listën politike në zgjedhjet e ardhshme. Ajo ka prishur pothuaj fare partinë e burrit të saj dhe deri në fund me një vetëmohim të madh, do ta kthejë në një fantazmë politike. Tanimë shpura e elitës opozitare afër Bashës është një komedi groteske që ka vetëm një fund - atë të largimit sa më në distancë nga qytetari!

Pikërisht për këto arsye fasha opozitare (mendimi opozitar) që mori mundimin të dalë në protestë ishte e mbushur. Po po shumë e mbushur sa i vinte dhe era. Por ndodhi diçka akoma më e keqe. Hynë të mbushur, por dolën akoma më të mbushur" dhe kjo është shumë serioze për shëndetin e partisë demokratike!

"Të mbushur" sepse janë realisht anti europianë dhe bëjnë sikur janë pro. "Të mbushur" se kanë vite jashtë nga pushteti dhe si opozitarë humbin rekorde e pikë në sy të njerëzve. Janë të mbushur sepse janë dhe arrogantë dhe ulëritës fare kot. Luli thotë se "ky vend nuk ka nevojë për profetë" dhe sigurisht e ka fjalën për Ramën dhe "lart arrogancën e tij" si model paraqitje publike politike. Por nëqoftëse ai, (Rama) është ashtu, Lulzim Basha është thjesht një kukull e pavlerë politike në shoqërinë shqiptare! E pavlerë dhe me rekorde tejet të dështuara në politikë dhe për më tepër nuk ka lidhje me thjeshtësinë dhe modelin e liderëve të përulur dhe thjeshtë europianë!

Lulzim Basha nuk ndiqet nga njerëzit, ai sigurisht nuk është si babai shpirtëror i tij (SB) dhe bën si i fortë, por nuk është! Ai nuk është bindës, nuk është lider që mban presion dhe që ka mundësi reale kreativiteti politik. Tashmë ai ka degraduar PD-në. Po pra, në një parti të "mbushur", e cila doli akoma më e mbushur nga protesta e djeshme. Preferenca e grindjeve me policinë të gazetarit të partisë dhe deputetit Sali-anj nuk mund të kontenplohen si modele trimërie, sepse të gjithë i dinë sa djem trima janë. Në këtë pikë, edhe kjo protestë realisht anti perëndimore dështoi sepse njerëzit vërtetësisht e kuptojnë se çfarë kërkon.

Nga Besi BEKTESHI