BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Suksese në rrugën e lavdisë, simotra “Kushtrim Brezash”...!

Suksese në rrugën e lavdisë, simotra “Kushtrim

Gazeta e dashur, gazeta e zëmrës së ç’do veterani dhe ç’do pasardhësi të veteranit të luftës e të punës, “ilaçi” jetëdhënës i tyre !  “Kushtrim brezash” mbushi tridhjetë vjet. Me këtë rast, edhe Gazeta “Sot”, simotër e saj, kurdoherë ka qenë bashkudhëtare e përkrah saj në rrugën e lavdisë, për përhapjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të luftës heroike antifashiste Nacional Çlirimtare për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Duket sikur Mevlud Skënderi, , nga fshati Desmirë në zonën  e thellë të Krahinës së  Gorës: në emër të të gjithë veteranëve, më shprehet: “Si unë, çdo veteran, nuk i ndajmë të dy gazetat, “Kushtrim Brezash” dhe “Sot” di dy duar të të njëjtit trup”! Edhe kaq është shumë domethënëse,.,Tridhjete vite duke mbajtur ne gji idealet e mëdha të atyre  që luftuan për një Shqipëri të lirë e demokratike, tridhjetë vite përpjekje për të mos u përdhosur emri dhe vepra e veteranit të luftës e të punës, tridhjetë  vite në gjurmët e atyre që u flijuan për një Shqipëri të lirë, që sakrifikuan e nuk kursyen as gjakun e tyre që idealet e tyre të mbeteshin të pastra, që lavdia e tyre të përcillej tek brezat e ardhshëm.. Këtë mision të madh e ka marrë përsipër dhe e ka bërë realitet gazeta “Kushtrim Brezash” me simotrat e saj,aq e dashur për ç’do veteran, që çan gryka e male an e mbanë Shqipërisë, e shkon prenë tyre edhe në Zonat më të thella..Ishte koha kur nderoheshin sistemet, kur “llumi” i fshehur për dekada me radhë doli mbi sipërfaqe, kur “djajtë” dolën nga fundi i dheut dhe në korr të përbashkët filluan një propagandë shfrenuese për të hedhur baltë edhe mbi figurën e veteranit, duke mohuar edhe  gjakun e derdhur në Luftën e Madhe Nacional Çlirimtare. Deri në vitin 1997, veteranëve u duhej të ngjiteshin e të kapërcenin kangjellat për të vendosur një tufë lule tek Nëna për të cilën luftuan e derdhën gjak, Nënën Shqipëri!  Në Raportin e mbajtur për rrugën 30 vjeçare të kësaj Gazete të lavdishme, në Raportin mbajtur me këtë rast nga N/Kryetari i  Komitetit Kombëtar të Veteranëve shokut Dhimitër Shtëmbari, gazetari veteran aq i  njohur në ç’do vatër veterani, thuhet:  “Në 6 mujorin e parë të vitit 1992, kur histeria neofashiste e të djathtëve kundër lavdisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare vazhdonte e pandërprerë me moton “Komunistët në litar, veteranët në hanxhar!”, u bë nevojë e dorës së parë komunikimi i drejtpërdrejtë me të gjithë ata që iu dhimbsej lavdia e gjakut të derdhur për çlirim. Dhe, kush më mirë se sa një gazetë, do të mund ta bënte këtë? Qenë mbledhur shumë herë ata burra të mençur që përbënin Kryesinë e atëhershme të Komitetit Kombëtar, si Piro Dodbiba, Zihni Muço, Myqerem Fuga, Dilaver Poçi, Arif Hasko e të tjerë dhe patën diskutuar me shumë shqetësim për botimin e një gazete. Pas shumë konsultimesh me njëri – tjetrin, edhe me historianë seriozë, u mor vendimi, historik do të thosha, për botimin e një gazete, që do të pagëzohej me emrin simbolik: “Kushtrim brezash”. Emri i gazetës sonë erdhi nga një sugjerim i ish punonjësit të hershëm të shtypit, Pipi Mitrojorgji, ish shef i Shtypit pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH. Po kryeredaktor? E kush tjetër se sa shoku Fiqiri Vogli mund ta kryente këtë detyrë? Një ish partizan trim, mbaruar për gazetari në ish Bashkimin Sovjetik, ish kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”, ish drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe President i Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve të Shqipërisë”.! Veteranët, kudo në Shqipëri, qysh nga krijimi i Komitetit Kombëtar të veteranëve, përulen me respekt për veprën e lavdishme të drejtuesve të këtij Komiteti si Beqir Balluku,Shevqet Peci, Pirro Dodbiba, Adnan Qatipi, Rustem Peci e deri tek Kryetari aktual, Debatikasi i orëve të para, Odhise Porodini. Edhe puna e  Kryeredaktorëve, nuk ka qenë aspak më e lehtë. Të gjithë kujtojnë Kryeredaktorët e talentuar dhe trima, të aftë për të pasqyruar në faqet e Gazetës, heroizmin e luftës e të punës, të të gjithë atyre që kanë qenë në pararojë të formacioneve partizane dje dhe të veprave të mëdha për ndërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta. Të gjithë kujtojnë Kryeredaktorët e talentuar Fiqiri Vogli, Hamdi Sallaku, Nexhmi Menzelxhiu, Dhimitër Shtëmbari, Gjikë Kurtiqe deri tek Kryeredaktori aktual Bashkim Koci, model i gazetarit të aftë, të përkushtuar e të dashur që i ka dhënë impulse të reja Gazetës “Kushtrim brezash”. Secili Kryeredaktor, ka meritat e tij të veçanta  për periudhën që kanë drejtuar këtë Gazetë, në luftë me falsifikatorët e historisë. Redaktorë të tillë si Xhevat Lluri, Xheladin Celmeta, e dhjetra e qindra të tjerë  me përkushtimin e tyre, kanë bërë të mundur që në faqet e gazetës të zbriste natyrshëm jeta dhe veprimtaria e të gjitha komiteteve të veteranëve e të pasardhësve.  Gazetën e mbajnë të gjallë, të freskët, dinamike dhe të zgjuar bashkëpunëtorët dhe korrespondentët vullnetarë. Në themelet e “Kushtrim brezash” tullat e para gazetareske i kanë vënë më guximtarët e kohës. Edhe pse nën dhunë psikologjike, ndonjëherë – edhe fizike, veteranët e LANÇ nuk u ndalën. Shkruan hapur dhe trimërisht për Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, për Partinë Komuniste Shqiptare dhe për Enver Hoxhën - komandant e komisar i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Ja pse sot u drejtojmë tërë mirënjohje tonë bashkëpunëtorëve të parë të kësaj gazete si  Luan Qafëzezi, Orhan Frashëri, Kadri Musaj, Ssvo Tarifa, Tashko Lako, Mustafa Qilimi, Selim Pira, Ndreko Rino, Seit Bushati, Arif Hasko, Dalan Memushi, Xhaferr Peçii, Andon Kote, Dalan Buxheli, Ballëm Meta, Sherbet Karuli, Zenel Merjo, Rebani Shehu, Selami Kreka, Veis Bajo, Sali Verdha, Jordan Haxhinikolla, Mihal Naska, Pano Meksi, Ilo Panduku, Andon e Qiriako Deçka dhe  dhjetëra e  dhjetëra të tjerë. Të gjithë, kujtojnë ditët e para të daljes së numrit të parë të gazetës “Kushtrim Brezash”. Në faqen e parë,  theksohet në raportin e mbajtur nga sh. Dhimitër Shtëmbri, poshtë titullit të gazetës “Kushtrim brezash”, shkruhej motoja “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Në vend të kryeartikullit botohej mesazhi i shokut Piro Dodbiba, me titullin “Punë të mbarë!” Mesazhi fillonte kështu: “Sot del numri i parë i gazetës “Kushtrim brezash”. Pikërisht në një kohë kur kemi një masë kaq të gjerë gazetash, vetëm Organizata jonë e Veteranëve dhe e Invalidëve të Luftës ishte pa një organ të tillë” Dhe mesazhi i shokut Pirro mbyllej: “U lutemi veteranëve, historianëve, pensionistëve të ndryshëm që kanë të dhëna për luftën t’i drejtohen gazetës, e cila do të jetojë, natyrisht, nëpërmjet kësaj veprimtarie të gjithanshme tuajën”. Po në faqen e parë botohej edhe një urim i shkurtër i shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli me titullin “Më pranë historisë!” Në këtë urim, mes të tjerave, thuhej: “Në jetën tonë po hyn edhe një bashkëbisedues tjetër: gazeta e veteranëve tanë të nderuar “Kushtrim brezash”. Ajo do të përcjellë zërin e tyre dhe frymën e tyre të pashuar bashkë me dashurinë për Shqipërinë, për nderin dhe pavdekësinë e saj. Ne do të bisedojmë me këtë bashkëbisedues të ri, duke kujtuar gjyshërit dhe etërit tanë që u dogjën për Mëmëdheun, për lirinë, për përparimin dhe demokracinë e vërtetë. Çdo gur që të lëvizësh në mal e çdo plis të kthesh në fushë, do të gjesh gjurmët e tyre, do të ndjesh zërin e tyre. “Kushtrim brezash” do të na nxisë që ne t’i dëgjojmë e të mos i harrojmë këto gjurmë dhe këto zëra”.

Dhe urimi i Dritëroit të madh përfundonte: “Lajmëtari i ri “Kushtrim brezash” do të bëjë që ne të jetojmë më pranë historisë”. Dhe ja ku sot, nga lartësitë tridhjetë vjeçare, gazeta “Kushtrim Brezash” vazhdon të mbajë gjallë idealet e pastërta të atyre që dhanë jetën e çliruan Shqipërinë me forcat e tyre pa asnjë ndërhyrje nga jashtë që e vendosën Shqipërinë midis vendeve fituese të Luftës së Dytë Botërore. As në të kaluarën, as në ditët e sotme nuk kanë pushuar lufta dhe përpjekjet për të hedhur baltë mbi Luftën nacional Çlirimtare, për të paraqitur si heronj lloj-lloj elementë të dyshimtë apo bashkëpunues me tradhtarët e pushtuesit duke i paraqitur ata si “heronj” të vërtet!

Të gjithë duhet të dinë mirë atë që të gjithë ata që mbushën radhët e formacioneve partizane, nuk hynë në këtë Luftë të madhe as si komunistë, as si ballistë. Ata, mbushën këto formacione nga më të voglat e deri në ato më të mëdhatë si atdhetarë, që u dhimbsej Atdheu, Shqipëria, për të cilën sakrifikuan shumë. Ata qindra e mijëra që mbushën radhët partizane, kishin një qëllim  të vetëm,, atë të çlirimit të vendit nga pushtuesit e tradhtarët dhe ndërtimin e një Shqipërie demokratike. Por nuk mund të errësohet kjo luftë me zhgënjimin nga Komunizmi, rendi që u vendos nga Koalicioni i fitores mbi fashizmin. Nga lloj-lloj “trimash” që dje ju fshehën Luftës patriotike apo morën anën e pushtuesve e tradhtarëve, sot bëjnë “trimin” me “luftën që bëjnë kundër “fantazmave” të komunizmit, që deformojnë historinë ..Janë sa intriguese, aq edhe të qëllimta përpjekjet për të deformuar historinë, për të mohuar luftën e madhe për të cilën veteranët kanë një meritë të veçantë dhe për këtë ata meritojnë lavdinë e përjetshme, lavdi që e përcjellin edhe tek pasardhësit e tyre. Sot, po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga forca të errëta në rrugë e forma të ndryshme deri edhe   në përdhosjen e varreve të dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, duke mos i lënë që ata të prehen të qetë. Të gjitha këto, bëhen të orkestruara nga një “orkestër” e veçantë e dalë jashtë mode... Komiteti Kombëtar i Veteranëve dhe Organizatat e veteranëve pranë ç’do Bashkie, edhe në të ardhmen do të luftojnë me forcë e vendosmëri që secili falsifikator i historisë të marri përgjigjen e merituar. E vërteta nuk mohohet dhe as nuk mbulohet. Historia është konkrete, ngjarjet dhe datat janë konkrete ashtu si kanë ndodhur dhe nuk mund të deformohen. Është një e vërtetë e madhe që sot radhët e veteranëve të Luftës e të punës, janë mbushur si asnjëherë.. Jeta ka ligjet e saj dhe Komiteti i Veteranëve  bashkë me organin e saj “Kushtrim brezash” ka bërë një punë të madhe për mbushjen e radhëve të veteranëve me pasardhës të tyre që historia të vazhdojë, që lavdia të eci edhe më përpara që gjurmët e heroizmit të mos fshihen, që e vërteta të ndriçojë. Në fund për punë të shkëlqyer, u vlerësuan me tituj të ndryshëm nderi shumë organizata dhe drejtues, pasardhës veterani etj

Po u  mbyllim gojën edhe shumë portaleve e fletushkave që flasin mbarë e mbrapsht e kërkojnë të marrin ato merita që nuk u takojnë e flasin si t’u vijë për mbarë, me  fabulën e Kastriot Hadërit, “Zogu dhe Plepi”: Fliste plepi si me vehte / Po vjen sharra mos o Zot / Do më bëjnë letër gazete / Gënjeshtrat s’i duroj dot / Mbahu, tha një Zog nga pema / Jeta kalon përmes shpresash / Ka edhe gazeta pa rrena / Si gazeta “Kushtrim Brezash/!